Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës
Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë. Kombinati ndodhet në fshatin Mjekës në Komunën Shirgjan, në rrethin e Elbasanit.
Ndërmarja shtetërore ka prodhuar eksplozivë dhe propelante që nga viti 1962. Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksplozivëve të fuqishëm me liçensën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme. Janë gjithësej 6 uzina të vendosura në afersi të qytetit të Elbasanit, që ndodhet rreth 50 km nga Tirana. Aktualisht ndërmarja prodhon vetëm dinamite dhe municione për të përmbushur nevojat e minierave shqiptare si edhe po eksporton ne menyrë të suksesshme në Kosove.
Prodhime:
- dinamite
- municione
- barut i zi
- fitila sigurie
- TNT
- DNT
- RDX
- Propelantë (NG/NC) me bazë teke dhe çifte
- nitrocelulozë
Kohët e fundit ndërmarja është duke kryer me sukses nje projekt për demilitarizimin e rreth 1.3 milion minave antinjeri dhe shpreson të fillojë një projekt të ri për shkatërrimin e municionit të lehtë.