Sipas Konventës së Montego Bay të vitit 1982, aktualisht në fuqi konsiderohen  ujëra ndërkombëtare ata që nuk i plotësojnë kërkesat e ujërave të brendshme dhe territoriale në të cilët regjimi konsiderohet ekuivalent me atë të territorit të bregdetit të shtetit. Autorë të tjerë shoqërojnë konceptin  "ujëra ndërkombëtare" me detin e hapur, term që përcakton zonën e detit që ndodhet përtej Zonës ekonomike ekskluzive përtej 200 milje detare nga bregu dhe që nuk i nënshtrohet sovranitetit të ndonjë Shteti.

Foto ilustruese mbi rregullat aktuale ndërkombëtare të detit

Origjina e termit "ujërat ndërkombëtare" duhet të konsiderohet si kundërta e "ujërave kombëtare"(territoriale), që mund të ketë një zgjerim maksimum prej 12 miljesh detare dhe që gjen arsyetimin e tij në faktin se pothuajse të gjitha karakteristikat e detit të hapur janë zgjeruar ashtu siç përmendet nga konventa, në Zonën ekonomike ekskluzive (e cila gjithashtu përfshin edhe Zonën ndërlidhëse).

Kuadri aktual

Redakto
 
Harta e të gjitha ujërat ndërkombëtare (blu të errët)

Deti i hapur është një "res communis omnium" që do të thotë: një pasuri që i përket të gjithëve, pra çdo shtet edhe pa dalje në det ka liri të plotë të lundrimit, fluturimit, vendosjen e kabllove apo tubacioneve nënujore, ndërtimin e ishujve artificial si dhe instalime të tjera për sa kohë është i autorizuar nga e drejta ndërkombëtare; si dhe çdo shtet ka lirinë e plotë të peshkimit dhe të kërkimit shkencor.

Çdo shtet ushtron në rrugë ekskluzive  juridiksionin mbi anijet e veta, por në disa raste shteti mund të ushtrojë juridiksion edhe mbi anije të huaja që lundrojnë në ujërat ndërkombëtare:

  • Shteti mund të ndalojë dhe të kontrollojë anije të huaja në mënyrë që të konstatojë shtetësinë, apo për të verifikuar se anija nuk ka kryer akte piraterie, tregëtim skllevërish ose ndonjë aktivitet tjetër të paligjshëm që përcaktohet në nenin 110 të Konventës së Montego Bay; megjithatë nëse dyshimi për aktivitetet e kryera nga anijet ose të ndaj shtetësisë shpallen të pabaza, Shteti që ka ndërmarrë ndalimin dhe kontrollimin duhet të kompensojë dëmet dhe humbjet e shkaktuara;
  • çdo shtet mund të ndalojë çdo anije tregtare apo luftarake të angazhuar në veprat e piraterisë apo tregtisë së skllevërve dhe mund ushtrojë juridiksionin e vetë penal mbi ekuipazhin;
  • çdo shtet mund të ndjekë dhe të kap anije të dyshuara për shkelje të ligjeve që ka në fuqi për ujërat e brendshme territoriale apo në zonën ndërlidhëse të ashtu siç parashikohet edhe nga neni 111 i Konventës së Montego Bay.

Pavarësisht nga këto supozime, një Shtet nuk mund të ndal apo kontrollojë anije me flamur të huaj; gjithashtu sa herë që ushtrohen operacione shtrënguese mbi anijet e huaja përdorimi i forcës mund të bëhet vetëm si ygjidhje e fundit dhe në një masë të arsyeshme në bazë të rrethanave të rastit.

Rregullat ndërkombëtare të "fund detit"

Redakto

Neni 136 i Konventës së Montego Bay përcakton sipërfaqen dhe nëntoken e detit ndërkombëtar si dhe burimeve të përfshira në të, siç është trashëgimia e përbashkët e njerëzimit; ku asnjë shtet nuk mund të ushtrojë sovranitetin në atë zonë, të cilat mund të shfrytëzohen vetëm për qëllime paqësore në interes të të gjithë njerëzimit dhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit.

Përsa i përket shfrytëzimit të burimeve natyrore të detit, Konventa e  Montego Bay vendos krijimin e një organiymi të veçantë të quajtur Autoriteti Ndërkombëtar i Shtratit të Detit; ky Autoritet është i përbërë nga një Kuvend (të përbërë nga përfaqësues të të gjitha Shteteve të cilat janë palë të Konventës) nga Këshilli (i përbërë nga 36 shtete të zgjedhur nga Kuvendi) dhe një organ operues siç është Ndërmarrja e Fondeve Detare Ndërkombëtare e cilat ushtron drejtpërdrejt veprimtaritë e eksplorimit dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore; këto aktivitete mund të jetë të realizueshme nga një shtet palë e Konventës, nga një ndërmarrje shtetërore aponga persona fizikë ose juridikë që kanë shtetësinë e një shteti palë, me kusht që ata të jenë të autorizuar nga autoritetet.

Mënyrat e  shpërndarjes së fitimeve financiare dhe të përfitimeve të tjera ekonomike të marra nga shfrytëzimi i shtratit të detit janë të përcaktuara nga Kuvendi i Autoritetit (neni 160 i Konventës së Montego Bay); në çdo rast ndarja duhet të jetë e drejtë dhe duhet të kryhet "duke marrë në konsideratë të veçantë interesat dhe nevojat e shteteve në zhvillim".

Bibliografia

Redakto
  • Antonio Cassese, E Drejta ndërkombëtare, il Mulino, 2006, ISBN 978-88-15-11333-7
  • Edmond Pjetri, përgatiti në shqip nga italishtja.

Artikull i lidhur me

Redakto