Uma Bharti
Uma Bharti (e lindur më 3 Maj 1959) është një politikane indiane dhe ish-shefministre e Madja Pradeshit. Ajo u përfshi me Partinë Bharatiya Janata në një moshë të re, duke garuar në mënyrë të pasuksesshme në zgjedhjet e saj të para parlamentare në 1984. Në 1989, ajo garoi me sukses në ulësen Khajuraho, dhe e mbajti atë në zgjedhjet e 1991, 1996 dhe 1998. Në 1999, ajo ndërroi qark zgjedhor dhe fitoi ulësen e Bhopalit.
Uma Bharti | |
---|---|
Zëvëndës-Presidente e BJP-së | |
Paraprirë nga | Jagat Prakash Nadda |
Këshilli i Ministrave të Bashkimit | |
Në detyrë 16 Maj 2014 – 24 Maj 2019 | |
Stampa:Centre | Stampa:Centre |
Ministria e Ujit të Pijshëm dhe Pastërtisë | 3 Shtator 2017 - 24 Maj 2019 |
Ministria e Burimeve Ujore, Zhvillimit të Lumenjve dhe Ripërtëritjes së Gangut | 16 Maj 2014 - 3 Shtator 2017 |
Në detyrë 7 Nëntor 2000 – 29 Janar 2003 | |
Stampa:Centre | Stampa:Centre |
Ministria e Qymyrit | 26 Gusht 2002 - 29 Janar 2003 |
Ministria e Minierave | 26 Gusht 2002 - 29 Janar 2003 |
Ministria e Çështjeve Rinore dhe Sporteve | 7 Nëntor 2000 - 25 Gusht 2002 |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Tikamgarh, Madhya Pradesh, Indi | 3 maj 1959
Partia politike | Partia Bharatiya Janata |
Bharti mbajti portofole të ndryshme në nivel shtetëror dhe në nivel kabineti në Ministrinë e Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, Turizmit, Çështjeve të Rinisë dhe Sporteve, si dhe Qymyrin me Minierat gjatë ministrisë së dytë dhe të tretë të Kryeministrit Atal Bihari Vajpayee . Pasi Narendra Modi u bë Kryeministër i Indisë në 2014, ajo u emërua Ministre për Burimet Ujore, Zhvillimin e Lumenjve dhe Rinovimin e Gangut, dhe e mbajti këtë detyrë deri në shtator 2017.
Bharti ishte ndër udhëheqësit në lëvizjen Ram Janmabhoomi të viteve 1980 dhe 1990, të organizuar nga Vishva Hindu Parishadi . Ajo ishte e pranishme në shëmbjen e xhamisë Babri, dhe më vonë u lirua nga një gjykatë speciale e CBI-së në lidhje me akuzat e ngritura kundër saj në incident.
Në zgjedhjet e Asamblesë së Shtetit të vitit 2003, ajo udhëhoqi BJP-në drejt një fitoreje gjithëpërfshirëse në Asamblenë Legjislative të Madja Pradeshit . Ajo mundi kundërshtarin e saj të Kongresit Kombëtar Indian (INC) nga ulësja e Malehrës me një diferencë prej 25%. Ajo dha dorëheqjen nga posti i Shefministres në gusht 2004, kur kundër saj u lëshua një urdhër-arresti në lidhje me çështjen e trazirave Hubli të vitit 1994. Pas një mosmarrëveshjeje me BJP-në, ajo krijoi partinë e saj politike për një kohë përpara se të kthehej në grup dhe të zgjidhej si Anëtare e Asamblesë Legjislative në shtetin e Uttar Pradeshit
Asaj i drejtohen herë pas here nga emri nderues hindu Sādhvī, një titull i respektueshëm sanskrit për një femër që heq dorë nga jeta e zakonshme. . Ajo u rizgjodh më pas në Lok Sabha, dhoma e ulët e Parlamentit të Indisë .