Unioni i Kombeve të Amerikës Jugore
Unioni i Kombeve të Amerikës Jugore (spanisht: Unión de Naciones Suramericanas, portugalisht: União das Nações Sul-Americanas, anglisht: Union of South American Nations, niederländisch: Unie van Zuid-Amerikaanse Naties, shkurtimisht: Unasur gjegjësisht e njohur si: Unasul) është një organizat ndërkombtare e 12-të shteteve të Amerikës Jugore. Marrveshja themeluese e saj u nënshkrua në Brazil më 23 maj 2008. Selia e kryesekretariatit të unionit ndodhet në qyetin e Ekuatorit, në Quito, ndërsa kuvendi i antarëve të unionit ndodhet në qytetin e Bolivisë, në Cochabamba.
Anëtarët
RedaktoMarrëveshja e themelimit u nënshkrua nga 12 anëtarët permanent, 12 shtete sovrane të Amerikës Jugore të grupuara si Bashkësia e Andeve me shtetet Bolivia, Kolumbia, Ekuatori dhe Peru, pastaj grupi i Mercosur me shtete si Argjentina, Brazili, Paraguai, Uruguai dhe Venezuela, këtyre dy grupeve ju kanë bashkuar dhe shtete tjera që më parë nuk ishin të rradhitura në këto grupe. Këto shtete janë Çili, Guaiana dhe Surinami.
Sipas marrëveshjes në theksë vijnë disa qëllime dhe caqe të unionit. Ndër to janë dhe "marrëveshja për menjanimin e pabarazis, krijimin e rrethanave për një shoqëri pa uri, pa varfëri dhe më të sigurt. Për arritjen e këtyre qëllime është paramenduar që deri më 2025 të arrihet një integrim i këtyre shteteve sipas shëmbëlltyrës së Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim janë bërë plane për krijimin e një unioni monetar, të një parlamenti të përbashkët si dhe pasaporta të përbashkëta për banoret e shteteve anëtare. Në terren, është arritur konkretizimi i projektit për ndërtimin e një rrjeti rrugorë me gjatësi prej 2600 km. Kjo rrjetë e njohur si "Transoqeanika" shtrihet nga brigjet e atlantikut në Brazil deri në brigjet e Pacifikut në Peru.
Krahas Sekretariatit Gjeneral dhe Parlamentit të përbashkët, po ashtu janë paramenduar dhe tri Këshilla: Këshilli i Shefave të Shtetve, i cili do tubohej një herë në vit; Këshilli i Ministrave të Punëve të Jashtme; si dhe Këshilli i të Dërguarve nga vendet veças. Ndërsa presidenca e unionit është paraparë të ndërrohet në mynyrë rutine ndërmjet shteteve anëtare.
Në aspektin ekonomik, shumica e anëtarve të unionit, kanë shprehur pikëpamjet e tyre për një politik të jashtme të përbashkët. Por edhe për politikat e siguris së brendshme ndër ta dominon mendimi për afrimin dhe bashkimin e tyre. Realizimi i këtyre pikëpamjeve sipas shëmbëlltyrës së BE-së, duket të jetë i vështirë. Problemet janë të ngjajshme me pikëpamjet e evropianëve brenda BE-së dhe jashtë saj. Përderisa në Evropë, vërehet dorshtrëngrimi i disa shteve brenda BE-së, tek ky union janë në fazën fillestare të integrimit të BE-së ku disa shtete nguronin integrimin ekonomik. Që të dy pjestarët e grupeve, lëngojnë nga friga e dorzimit të kompetencave në nivelin sipër-nacional.
Propongani
RedaktoPropongani i dashamirësve të krijimit të unionit dhe ngritjes e pasurimit të tij është shprehur edhe nëpërmjet citateve të ndryshëm të politikanëve .
Do jem dëshmitar të një ngjarje të përmasave historike, nëpërmjetë së cilës ëndërra e Simón Bolívar-it, pas 180 viteve, do të realizohet. Tani, do krijojmë një vend me mbi 361 milion banorë.
- Retorikë proponganistike e përdorur më 8 dhjetor 2004, nga ana e Alejandro Toledo Manrique - ish-president i Perus nga 2001 deri më 2006.
Me themelimin e Bashkësis së Shteteve tona, u bë një hapë i drejtë në drejtim të duhur për të arritur ëndrrën e Bolivarit dhe çliruesve tanë.
- Retorikë proponganistike e përdorur më 8 dhjetor 2004, nga ana e Hugo Chávez, president i Venezuelës.