Mercosur
Mercosur ose Mercosul (Spanjisht: Mercado Común del Sur, Portugalisht: Mercado Comum do Sul, Guarani: Ñemby Ñemuha, Shqip: Tregu i Përbashkët Jugor) është një marrëveshje ekonomike dhe politike midis Argjentinës, Brazilit, Paraguajt, Uruguajt dhe Venezuelës. U themeluar në vitin 1991 nga Traktati i Asuncionit, i cili u ndryshua më vonë dhe azhornua nga Traktati i Ouro Pretos i vitit 1994.
Qëllimi i tij është të promovojë tregtinë e lirë dhe lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve, dhe valutës. Gjuhët zyrtare janë Guarani[1], portugalisht dhe spanjisht. Tashmë unioni është një bashkim i plotë doganor. Mercosur dhe Komuniteti i Kombeve të Andeve janë unione doganore që janë komponentë të Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore.
Mercosur lindi si ide në vitin 1985, kur presidentët Raúl Alfonsín i Argjentinës dhe José Sarney i Brazilit nënshkruan Prgramin e Integrimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik Argjentinë-Brazil ose PICE (Portugalisht: Programa de Integração e Cooperação Econômica Argentina-Brasil, Spanjisht: Programa de Integración y Cooperación Económica Argentina-Brasil)[2]. Programi gjithashtu propozoi Gauço-n si një monedhë për tregtinë rajonale.
Anëtarësimi i plotë për Venezuelën ka hyrë në fuqi më 31 korrik 2012[3][4], pas pezullimit të Paraguajit, më 22 qershor 2012 për shkelje të klauzolës Demokratike të Merkosurit. Më parë, Venezuela kishte nënshkruar një marrëveshje anëtarësimi më 17 qershor 2006 [5], por pranimi i saj u bllokua nga Senati i Paraguajit.
Themelimi i Parlamentit Merkozurin u ra dakord në samitin presidencial e dhjetorit të vitit 2004. Çdo vend duhet të ketë 18 përfaqësues pavarësisht popullsisë.
Bolivia, Kili, Kolumbia, Ekuadori dhe Peruja aktualisht kanë statusin anëtarë të asociar.
Struktura ekonomike e Mercosurit
RedaktoMe informata nga CIA World Factbook i vitit 2004, në dollarë amerikanë. Vlerësimet e Bankës Botërore për PBB-në janë të ndryshme.
Shteti | PBB (GDP) | Eksportet | Popullsia |
Brazili | $1.492.000 milionë | $95.000 milionë | 184,2 milionë |
Argjentina | $483.000 milionë | $33.700 milionë | 39,1 milionë |
Uruguai | $49.000 milionë | $2.200 milionë | 3,4 milionë |
Paraguai | $30.000 milionë | $2.940 milionë | 6,2 milionë |
Venezuela | $145.000 milionë | $35.840 milionë | 24 milionë |
Totali i Mercosur-it | $2.199.000 milionë | $169.680 milionë | 256.9 milionë |
Kolumbia | $231.000 milionë | $15.500 milionë | 44 milionë |
Kili | $169.000 milionë | $29.200 milionë | 15,1 milionë |
Peru | $155.000 milionë | $12.300 milionë | 27,9 milionë |
Ekuadori | $50.000 milionë | $7.650 milionë | 13,2 milionë |
Bolivia | $22.000 milionë | $1.986 milionë | 8,6 milionë |
Totali i Mercosur-it + shtetet e asociuara | $ 3.832.000 milionë | $418.716 milionë | 469,7 milionë |
Anëtarët
RedaktoShtetet anëtarë të përhershëm[6]:
Shtetet anëtarë të asociuar[7] :
Referime
Redakto- ^ "Buscar". Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2013. Marrë më 10 shtator 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tratado de Integración, Cooperación y Desarrollo entre Brasil y Argentina
- ^ "Mercosur welcomes Venezuela, suspends Paraguay". Reuters. 29 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2013. Marrë më 2 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Venezuela irrumpe en el Mercosur". El País. 31 korrik 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Venezuela is Officially Accepted in MERCOSUR". Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2013. Marrë më 2 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ESTADOS PARTES DEL MERCOSUR". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 2 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ESTADOS ASOCIADOS DEL MERCOSUR". Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2013. Marrë më 2 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhej të jashtme
Redakto- Faqja Zyrtare e Merkozurit Arkivuar 25 shkurt 2011 tek Wayback Machine
- Radio Mercosur - Faqja e internetit dhe radio në internet