Universiteti Marin Barleti është një institucion privat i arsimit të lartë në Shqipëri, i cili mban emrin e historianit dhe humanistit të shekullit të XV, Marin Barleti. “Marin Barleti” u themelua si universitet në 2005 nga Grupi “Dudaj”.

Stema e universitetit Marin Barleti

Universiteti “Marin Barleti” synon të jetë një pikë referimi kulturore në arsimin e lartë shqiptar; një institucion ku mësimdhënia, përveçse të ofrojë një kontribut për edukimin dhe përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm, të mundësojë përmirësimin e cilësisë së programeve formuese dhe përditësimin e përmbajtjes së tyre.

Fakultetet kanë personel akademik cilësor që zhvillon veprimtari të rregullt akademike, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me pedagogë të ftuar vendas dhe të huaj që zhvillojnë cikle leksionesh ose pjesë të programeve të studimit. Mësimi aktiv, organizimi efikas i studimeve, kontaktet e drejtpërdrejta me biznesin, mundësitë për eksperienca studimi dhe pune pranë subjekteve publikë dhe privatë, organizatave vendase dhe të huaja, etj., janë pika kyçe të platformës formuese që Universiteti “Marin Barleti” u ofron studentëve. Teknologjia bashkëkohore dhe bota e internetit janë elementë të mëtejshëm që pasurojnë cilësinë e studimit. UMB ofron infrastrukturë moderne dhe mbështetje me teknikat më të reja mësimore: biblioteka, laboratorë, salla kompjuterësh, Web-i, intraneti, shërbime printimi dhe fotokopjimi. Studentët e diplomuar në UMB, bashkë me diplomën, bëjnë të tyret edhe softe profesionale të domosdoshme për punësimin e shpejtë dhe ndërtimin e një karriere të suksesshme.


Bordi Redakto

Bordi i Universitetit orienton politikat e përgjithshme të organizimit, administrimit e zhvillimit të UMB-së duke baraspeshuar politikën e ditës me planëzimin strategjik. Anëtarët e Bordit janë figura publike me përvojë, reputacion e kontribut në çështje administrative, ekonomike, social-kulturore dhe në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës. Anëtarët e Bordit:

Prof. Dr. Rexhep Meidani, Kryetar i Bordit

Prof. Luan Omari

Prof. Dr. Ermelinda Meksi

Prof. Dr. Artan Fuga[1][2]

Z. Sabri Godo

MA Edmond Spaho[3]

Paolo Rago

Programet e studimeve Redakto

Universiteti “Marin Barleti” ofron programe të studimeve Bachelor dhe Master, për sistem me kohë të plotë dhe sistem me kohë të pjesshme, të cilat organizohen në module, dhe vlerësohen në kredite, sipas ECTS - së. Sasia e krediteve që një student duhet të grumbullojë gjatë një viti akademik (ose 30 javë mësimore), është 60 kredite. Për studentët e sistemit me kohë të pjesshme për grumbullimin e 60 krediteve nevojitet një kohë më e gjatë (rreth 44 javë mësimore). Programet e studimeve hartohen nga Universiteti “Marin Barleti” dhe miratohen nga Senati akademik. Këto programe synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme si dhe aftësi specifike në një varietet të gjerë profesionesh e specialitetesh.

Studimet Bachelor Redakto

Programet e studimeve Bachelor realizohen me 180 kredite dhe zgjatja normale e tyre është 3 vjet. Në përfundim të tyre lëshohet diplomë bachelor në fushën e arsimimit të kryer, e cila i siguron studentit zotërimin e metodologjisë së duhur dhe përmbajtjen e përgjithshme dhe specifike profesionale të dijes.

Programet e studimit qe ofrohen:

  • Finance-Kontabilitet
  • Financë-kontabilitet me E drejtë biznesi
  • Menaxhim biznesi
  • Menaxhim biznesi me E drejtë biznesi
  • Jurist i përgjithshëm
  • Politolog
  • Psikolog:
  • Sociolog:
  • Matematikë – Financë
  • Matematikë - Administrim Biznesi

Studimet Master Redakto

Programet e studimit Master, paraqiten të domosdoshme në tregun aktual te punës. Mënyra e konceptimit të programeve të studimit Master, bën të mundur që studentet pjesëmarrës të fitojnë më shumë aftësi analitike dhe praktike: Kjo rrit cilësisht kapacitetin e tyre administrues, organizativ dhe drejtues në profesionet e ardhshme e mbi të gjitha përmirëson më tej formimin profesional ekzistues.

Programet: Master i Shkencave

  • janë programe të ciklit të dytë të studimeve.
  • ofrojnë një formim të thelluar në një fushë të caktuar të specializuar studimi dhe e drejtojnë studentin drejt studimeve të doktoratës ose drejt karrierës në kërkim.
  • realizohen me 120 kredite.
  • ofrohen me kohë të plotë.

Programet: Master Profesional Ekzekutiv

  • janë programe të ciklit të dytë të studimeve.
  • ofrojnë një arsimim dhe trajnim të mirëfilltë profesional.
  • janë programe përfundimtare që nuk të drejtojnë drejt doktoratës.
  • realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja e tyre normale është 1vit akademik.
  • ofrohen me kohë të pjesshme dhe në distancë.

Programet Master Profesional

  • janë programe të ciklit të dytë të studimeve.
  • ofrojnë një arsimim dhe trajnim të mirëfilltë profesional.
  • janë programe që me një program përafrimi të drejtojnë drejt doktoratës.
  • realizohen me 90 kredite dhe kohëzgjatja e tyre normale është 1.5 (një vit e gjashtë muaj) vit akademik.
  • ofrohen me kohë të plotë dhe të pjesshme.


Kerkimi Shkencor Redakto

Instituti Kërkimor Shkencor Barleti. Nëpërmjet këtij instituti, Universiteti implementon lidhjen e studimit dhe të kërkimit shkencor mbi fushat ku janë përqendruar studimet e botes akademike, mbështetur gjithnjë në realitetin shqiptar, rajonal dhe global.

Instituti është i përbërë nga disa qendra kërkimore si: “Qendra e Studimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm”, “Qendra për bashkëpunimin Rajonal”, “Qendra e Studimeve për Energjinë dhe Mjedisin”, “Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë”, “Qendra për Edukimin Profesional”, “Qendra e Shërbimeve për Biznesin”, etj. Të gjitha këto, të përfshira në një strukturë të nivelit të lartë, gjithnjë e më tepër në rrjet me universitete dhe qendra të tjera studimore nëpër botë, synojnë thellimin e njohurive dhe nxitjen e risive, por përbëjnë njëkohësisht, ambientin më të përshtatshëm jo vetëm për studimin, por dhe për krijimin e dijes.

Partneriteti Redakto

Partneriteti i Universitetit me administratën shtetërore, sistemin bankar dhe financiar, organizatat e biznesit, përfaqësues të organizatave dhe forumeve të ndryshme, është shprehur në politikën e tërheqjes dhe inkurajimit të studentëve më të mirë që vijnë nga shkollat e mesme si edhe të studentëve që klasifikohen me arritje më të larta në universitet, me bursa të plota ose të pjesshme, të shoqëruara edhe me kontrata punësimi pas përfundimit të studimeve.


Referime Redakto

  1. ^ "About Artan Fuga – Biblio Monde". bibliomonde.com. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2009. Marrë më 21 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Books written by Artan Fuga". openlibrary.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Edmond Spaho - Executice Direcor of Albanian National Training and Technical assistence Resourse Center". anttarc.org. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2011. Marrë më 21 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


Lexo gjithashtu Redakto


Lidhje të jashtme Redakto