Ura e Fshajtë
Ura e Fshajtë është zonë e mbrojtur natyrore në kanionin[1] e Drinit të Bardhë dhe është monument natyre me karakter hidro-gjeomorfologjik. Ura gjendet në fshatin Fshaj ndërsa gjithë zona e mbrojtur natyrore ka sipërfaqe prej 199 ha dhe shtrihet në territorin e komunës së Gjakovës (73.86 ha) dhe Rahovecit (124.96 ha).
Ura e Fshajtë | |
---|---|
Lloji | Arkitekturale |
Vendndodhja | Fshaj, Kosovë |
Koordinatat | 42°21′09.7″N 20°32′27.9″E / 42.352694°N 20.541083°E |
Emri zyrtar: Monument | |
Nr. i referencës | 1057 |
Historiku
RedaktoU shkatërrua tërësisht gjatë Luftës së Parë Botërore. Më 1942 u rindërtua nga Simonseni i Italisë. Ura së bashku me kanionin e Drinit të Bardhë është nën mbrojtjen e ligjit që nga viti 1986. Është dëmtuar përsëri në kohën e Luftës Çlirimtare të Kosovës, nga ana e forcave serbe mirëpo këto dëme i evitoi KFOR-i italian.[2]
Përshkrimi
RedaktoLumi Drini i Bardhë gjatë një procesi të gjatë gjeomorfologjik hapë një grykë në mes dy shkëmbinjve gëlqeror dhe formon një kanion shumë tërheqës dhe interesant për studiues dhe për vizitorë.
Ura e Fshajtë është ndërtuar mbi kanjonin dhe është e gjatë 70 m. Thellsia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m. Ndër të tjera ura, apo më saktësisht rrethina e saj shërben edhe si pushimore verore ku ngrihen çadrat e qytetarve nga anë të ndryshme të Kosovës. Po ashtu rreth saj ka shtëpiaz që shërbej për kalimin e ditëve të verës.
Në grykën e lumin para se të kalon urën gjenden dy shkëmbinjë të njohur nën emrin "Shkëmbi i Skenderbeut" dhe "Shkëmbi i Shqiponjës". Ky emërtim vije nga figurat e vizatuara në shkëmbit përkatës. Figura e Skenderbeut është vizatuar në shkëmbë në vitin 1968 nga Mexhid Yvejsi me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergjit. Ndësa shkëmbi më i lartë i rrethinës, i cili e kalon edhe lartësin e urës thirret "Shkëmbi i Talionit" i pagëzuar sipas nofkës së kërcyesit të parë nga kjo maje në lum, Ali Talioni.[3]
Shih edhe
RedaktoGaleria
RedaktoBurimi i të dhënave
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 prill 2015. Marrë më 19 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Trashëgimia Kulturore, Komuna e Gjakovës, Arkivuar 29 prill 2016 tek Wayback Machine 9.07.2016.
- ^ "Dorshkrim i Gazmend Dolit për Gazetën Kritika". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 11 janar 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)