Ura e Kasabashit
Ura e Kasabase u ndërtua në vitin 1640 nga kryearkitekti i Perandorisë Osmane, Arkitekt Kasemi. Emri i tij i gjatë ishte Reis Mimar Kasëm dhe origjinën e kishte nga Gremshi i Tomorricës.
Ura e Kasabashit mund të quhet me të drejtë një monument kulture me vlera të rralla arkitekturore. Ura është 26 metra e gjatë, 3 metra e gjerë dhe harku i madh i saj është 12 metra. Sot kjo urë ruhet në gjëndje të mirë dhe vazhdon të funksionojë si nyjë kryesore lidhëse midis zonave të krahinës. Ura e Kasabashit dhe ajo e Sharovës janë ndërtuar mbi dy degë të lumit Osum. Ato ndodhen rreth 1 km larg qytetit të Çorovodës, përkatësisht në veri dhe në jug të tij. Specialistët mendojnë se ato janë ndërtuar rreth shekullit XVI - XVII.