Ura e Perondisë
Ura e Perondisë është urë antike mbi lumin e Lapardhicës, dega e Osumit. Kjo urë në qendër të komunës Perondi është ndërtuar rreth 300 vjet më parë dhe shërbente si urë lidhëse me fshatrat e zonës së Dumresë, Dragotit në rrethin e Elbasanit me fshatrat e rrethit të Beratit dhe jugut të vendit. Kjo urë e gurtë me pesë harqe është ndërtuar nga vllezërit Martini me origjinë nga Shkodra. Ura është e gjatë 15 metër dhe e lartë tre metër.