Urim Rexha ishte jurist shqiptar dhe kryetar i parë i Lidhjes Demokratike tö Kosovës, dega në Gjakovë, i vrarë me 26 mars 1999, nga strukturat intelegjente serbe.

Biografia

Redakto

Në vitin 1988 doli si avokati më i ri në Kosovë. Përveq që u aktivizua në demostratat e vitit 1981, avokat Urim Rexha u kyq edhe në lëvizjen e madhe popullore të quajtur LDK, ku edhe u zgjodh si kryetar i parë i Degës së LDK-së në Gjakovë. U aktivizua në lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve po ashtu ka mbrojtur shqiptarët në Gjykatat Ushtarake të Serbisë. Është vrarë më 26 mars 1999, nga strukturat intelegjente serbe në prag të shtepisë.