Vala e Madhe e Kanagawas
Vala e Madhe e Kanagawas (神奈川沖浪裏 Kanagawa-oki nami ura?, "Në pusie e një valë të Kanagawas"), e njohur gjithashtu edhe si Vala e Madhe ose thejeshtë Vala, është një gravurë në bllok druri nga artisti japonez Hokusai. Ajo është publikuar ndërmjet viteve 1830 dhe 1833[1] në periudhën e vonshme të Edo-s si shtypja e parë e serisë të Hokusai-t Tridhjetë e gjashtë pamje të malit Fuxhi (富嶽三十六景 Fugaku sanjūrokkei?). Kjo është puna më e famshme Hokusai-t, dhe një nga veprat më të njohura të artit japonez në botë. Ajo përshkruan një valë të madhe që kërcënon anijet në brigjet e prefekturës Kanagawa. Ndërsa nganjëherë supozohet të jetë një cunami, vala është, siç sugjeron titulli i pikturës, me shumë të ngjarë të jetë një valë e madhe mashtruese.[2] Ashtu si në të gjitha shtypjet në këtë seri, ajo përshkruan zonën përreth Malit Fuxhi në kushte të caktuara, dhe mali vetë duket në sfond.
Konteksti
RedaktoArti Ukiyo-e
RedaktoUkiyo-e është një zhanër japonez i shtypjeve të blloqeve të drurit (ose gdhendjes) dhe pikturës, duke u prodhuar kryesisht në mes të 17 dhe shekullit të 20 dhe duke shfaqur motive të peizazheve, tregimeve nga historia, teatri Kabuki, dhe lagjet e kënaqësisë.
Teknika e shtypjes nga blloqet e drurit u prezantua në Japoni në shekullin e 8 nga Kina dhe është përdorur kryesisht për ilustrimin e teksteve budiste.[3] Nga shekulli i 17 teknika filloi të përdoret për ilustrimin e poezisë dhe romancës.[3] Ishte kjo periudhë që me të vërtetë pa ngritjen e stilit të njohur si Ukiyo-e , e cila pasqyronte jetën dhe interesat e klasave më të ulëta të shoqërisë; tregtarët, artistë dhe rōnin(samuraj pa mjeshtër/mesues), të cilët ishin duke zhvilluar artin dhe letërsinë e tyre në zonat urbane të tilla si Edo (sot Tokyo), Osaka dhe Sakai, në një lëvizje të quajtur më vonë Ukiyo , bota lundrues.[4]
Piktura
RedaktoPërshkrimi
RedaktoKjo është një lloj shtypje yoko-e, që është e një formati të peizazhit e prodhuar në në madhësi ōban, e rreth 25 cm e lartë dhe 37 cm e gjerë.[5]
Përbërja perfshin tre elemente kryesore: detin të rrëmbyer nga një stuhia, trea anije dhe mali. Ai përfshin nenshkrimin në këndin e sipërm të majtë.
Mali
RedaktoMali me një kulm të mbuluar me dëborë është Mali Fuxhi, i cili në Japoni është konsideruar si i shenjtë dhe një simbol i identitetit kombëtar,[6] si dhe një simbol i bukurisë.[7]Mount Fuji është një figurë ikonë në shumë përfaqësime japoneze i vendeve të njohura (meisho-e), siç është rasti në serinë Hokusai-t Tridhjetë e gjashtë pamje të malit Fuxhi, e cila hapet me skenën aktuale.
Ngjyra e errët rreth malit Fuxhi duket se tregon se skena ndodh herët në mëngjes, me diellin në rritje nga prapa vëzhguesit, duke e ndriçuar kulmin me dëborë të malit. Ndërsa retë e stuhishme duket të jenë të varura në qiell mes shikuesit dhe malin Fuxhi, nuk duket të ketë shi si në skenën në plan të par ashtu edhe në malin Fuxhi, ,i cila në vetvete duket tërësisht pa re.[2]
Referime
Redakto- ^ "Kanagawa-oki nami-ura 神奈川沖浪裏 (Under the Wave off Kanagawa)". British Museum. Marrë më 2010-07-19.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Cartwright, HE; Nakamura, H. "What kind of a wave is Hokusai's Great wave off Kanagawa?". Notes and records. Royal Society. doi:10.1098/rsnr.2007.0039. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2015. Marrë më 7 korrik 2010.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Fleming & Honour 2006, p. 706.
- ^ "A History of the Ujiyo-e Woodblock Print". ukiyoe-reproductions.com. Marrë më 2010-07-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Katsushika Hokusai: The Great Wave at Kanagawa". Metropolitan Museum of Art. Marrë më 2010-07-07.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Under the Wave off Kanagawa (The Great Wave) by Hokusai (1760–1849)". Marrë më 2010-07-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nipponia. "El Monte Fuji como Objeto Artístico" (në spanjisht). Marrë më 7 korrik 2010.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Vala e Madhe e Kanagawas. |