Valiu
(Përcjellë nga Vali)
Valiu (nga arabishtja: والي Wāli) është një titull administrativ i përdorur gjatë Hilafetit dhe Perandorisë Osmane për të caktuar qeveritarë të njësive administrative.
Vazhdon të jetë në përdorim në vendet me ndikim të thellë nga kultura islame. Njësia administrative që një vali qeveris quhet Wilayah, ose në rastin e Perandorisë Osmane, një vilajet.
Termi osman
RedaktoVali ka qenë titull i qeveritarit më të zakonshëm të Perandorisë Osmane, që qeveriste një vilajet; shpeshherë ka qenë një oficer ushtrie me titullin pasha.