Vehbi Ibrahimi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Vehbi Ibrahimi (Margesh, Gjilan, 23 maj 1938 - 10 tetor 1981) ishte kryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare me seli në Bruksel të Belgjikës. Ishtë luftëtar i madh i ceshtjes kombëtare. U vra para derës së shtëpisë së tij në Bruksel nga dora gjakatare e UDB-ës, dega e SPB-es Gjilan!
Jeta e hershme
RedaktoVehbi Ibrahimi lindi në një familje me tradita atdhetare. Vehbiu shkollën fillore e kreu ne fshatin e lindjes, ku për mësues kishte atdhetarin e Flakte MUSTAF Hete KOKËN, i cili e respektonte shumë Vehbiun, sepse e vërejti se në zemrën e këtij fëmije hallëlig, një ditë do të del një luftëtar i devotshëm pasi që Vehbiu i ndiqte me shumë vëmendje ligjëratat e mësuesit Mustafë. Pas fillores në Uglar, Vehbiu e vazhdoi shkollën Tetëvjeçare ne fshatin Malishevë afër fshatit të lindjes. Shkollën e Mesme profesionale të Mekanikut të Makinerisë e kreu në Tuzëll të Bosnjës dhe menjëherë u regjistrua ne Fakultetin e Xehetarisë po në këtë vend, ku edhe pat punuar një kohe jo të gjatë. I ati i tij REXHEP RAMIZ IBRAHIMI ishte nip –nga ana e nënës- i Familjes zëmadhe te Idriz SEFERIT. Ma në fund ja doli të punësohet në Kombinatin e Tekstilit ne Gjilan, por jo në profesionin e tij si mekanik, por si punëtor i thjeshtë. Në Kombinat u njoh me shumë të rinj që edheata kishin ndjenja patriotike për atdheun e robëruar e të copëtuar shqiptar. Vehbiu erdhnë ide që ta krijon një organizate politike, mundësisht legale, çka ishte e pamunduratëherë për rrethanat qe ekzistonin. Andej ky me disa shokë u morën vesh që ta krijojnë një« SHOQATE KULTURORE »,cilën e pagëzuan me emrin: SHOQËRIA DEMOKRATIKE « ISMAIL QEMALI » ndërsa anëtarët e saj veten e quanin « Qemalista». Ishin 8 veta: Vehbi Ibrahimi, Ejup Isufi, Sali Salihu, Avdush Ramadani, Xhemail Shurdhani, Bajrush Bajrami, Bisim X dhe Refik Dizdari! e veprimtaria politike dhe atdhetare e Vehbi Ibrahimit: Pas ikjes se tij nga Kosova dhe vendosjes në Austri, Vehbiu, porsa u punësua e filloi të fitojë kafshatën e gojës për veti e për familje, menjëhere filloi të angazhohet duke marrë kontakte me njerëzit që gjendeshin të punësuar në Austri me statusin e “përkohshëm” në botën e Lire, mirëpo ata shumica prej tyre ishin punëtor të thjeshtë dhe nuk merreshin me politikë. Sidoqoftë, brenda pak kohesh ky arriti të krijoje një rreth bukur të gjerë anëtarësh, tash ma nuk e quante “Shoqata kulturore” por organizata:“SHOQËRIA DEMOKRAT SHQIPTARE “Ismail QEMAILI”. Për çka Udba jugosllave ishte në dijuni të plotë sepse i kishte infiltruar njerëzit e vet në këtë rreth politik. Bile me 1972-ën Udba jugosllave pat angazhuar një atentator me origjinë nga Japonia për ta vra Vehbiun në prag tër mbajtjes se KUVENDIT te Parë te kësaj organizate i cili u mbajte me 1 maj 1971 ne Austri. Vehbi IBRAHIMI bënte çmos natë e ditë qe ti zgjeroje radhët luftëtarëve të lirisë duke u përpjekë me i bashkuar gjitha grupet antikomuniste që vepronin në Perëndim. Për këtë shkak e në konsultim permanent me Emil Kastriotin u përpoqën që ta Krijojnë Frontin e përbashkët kombëtar me emrin “MBROJTJA E SHQIPËRISË ETNIKE”, mirëpo kryetaret e grupacioneve të ndryshme politike në Perëndim për hire të snobizmit te tyre apo xhelozisë se pse nuk qenkan ata nismëtar të kësaj ideje por “dikush fare i panjohur” për ta, nuk u lodhen të përgjigjen në shkresat e shumta që morën nga këta dy persona. Ne Kongresin e Dyte të BKDSH, mbajtur më 14 e 15 prill 1979 ne Frankfurt të Gjermanisë Vehbiu zgjidhet për Nënkryetar te Komitetit Qendror te BKDSH dhe Ndihmës-komandanti i Këshillit Ushtarak “MBROJTJA E SHQIPËRISË ETNIKE”, i cili Këshill vepronte në kuadrin e kësaj Besëlidhje. Në këtë funksion, Vehbiu ka krye detyra me rendësi të veçantë të natyrës politiko-ushtarake, për të cilat është herët të flitet deri sa Kosova mos të jetë çliruar dhe pavarësuar në botëkuptimin e plotë. Vehbiu gjithmonë është sjelle mirë me bashkatdhetarë dhe u ka ndihmuar secilit që ju ka drejtuar për ndihme duke mos bere dallime ideologjike, krahinore apo fetare. Motoja e tij ka qene: “ ATDHEU MBI TE GJITHA si dhe SHQIPËRIA PA KOSOVE E ÇAMËRI NUK MUND TE QUHET SHQIPËRI –KUR DO TE BASHKOHEN KËTO TRI – ATËHERË DO TE KEMI NJË SHQIPËRI” Me 28 Nëntor 2002 fshati UGLAR ja ngriti një shtatore VEHBI IBRAHIMIT dhe luftëtarit tjetër ushtarakut te UÇK-UÇPMB-es FATMIR IBISHI, cilat shtatore u vendosen ne pushimoren-parkun e fshatit ne shenjË kujtimi dhe falënderimi për këta dy dëshmorë te kombit. VEHBI IBRAHIMI vdiq me mall me pa Kosovën dhe viset tjera shqiptare te okupuara nga sllavËt e jugut dhe ribashkimin e tyre atdheut tone Shqipërisë si dhe çlirimin e Çamërisë nga robëria e shovinizmit greke, mirëpo ideja e tij nuk ka vdek as qe u vra nga atentatorët e Brukselit, Shtutgardit as te Nju Jorkut e as vrasjeve të shumta në tërë Kosovën. Ajo ide po ngjallet dhe forcohet dita ditës deri sa e DJATHTA SHQIPTARE të forcohet dhe ti konsolidoje radhët e veta për me mund me krye detyrën revolucionare për bashkimin e trojeve shqiptare ne kufijtë e tij natyror te SHQIPËRISË ETNIKE.
Referimet
Redakto- Lalinca, Hazbi (2017). "Nje jetë për Shqipërinë Etnike". Botim, Tiranë