Vendbanim Parahistorik dhe Antik e Vonë në Reshtan
Vendbanim parahistorik dhe antikë e vonë në Reshtan është një monument i trashëgimisë kulturore në Reshtan, Therandë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
Vendbanim parahistorik dhe antikë e Vonë në Reshtan | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Reshtan, Therandë, Kosovë |
Ndërtuar | Parahistori dhe Antikë e Vonë |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 4127 |
Përshkrimi
RedaktoReshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës (në aksin ku sot kalon autostrada Suharekë-Prizren). Ky lokalitet është hulumtuar në vitet 1966/67, gërmime të cilat kishin karakter sondazhi. Gjatë muajit mars të vitit 2011, një sipërfaqe e konsiderueshme e këtij lokaliteti është incizuar me instrumente gjeofizike dhe po gjatë këtij viti janë zhvilluar gërmime me karakter shpëtimi që kapte një sipërfaqe prej 250 m². U evidentuan tri horizonte banimi të neolitit të mesëm dhe fillimit të neolitit të vonë (4200-3800 p.e.s.). Në shtresën kulturore të trashësisë 2 metra, janë zbuluar gjurmë të tri horizonteve të banimit të shtëpive me gjithë vatër dhe hendeqe. Në bazë të fragmenteve të qeramikës së zbuluar, si në formë, ashtu dhe në ornamentikë, është konstatuar se krahas Kulturës së Vinçës, kemi një prani shumë të fuqishme edhe të kulturës adriatikase. [2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Berisha, Milot (2012). "Guidë arkeologjike e Kosovës (Kosova Archaeological Guide)" (PDF). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 22. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 prill 2020.
{{cite web}}
: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 4 prill 2019 (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |