Vendbanimi parahistorik dhe antikitetit të vonë në Zhilivodë
Vendbanimi parahistorik dhe Antikitetit të Vonë në Zhilivodë është një monument i trashëgimisë kulturore në Zhilivodë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
Vendbanimi parahistorik dhe antikitetit të vonë në Zhilivodë | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Zhilivodë, Vushtrri, Kosovë |
Ndërtuar | Parahistori dhe Antikitet I Vonë |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3713 |
Historia
RedaktoKodra shkëmbore me trajtë trung konike të prerë e të dalur si kupë vullkanike, me toponimin ‘Kërshi’ e cila gjendet në fshatin Trimor, në pjesën verilindore të tij, sipas gjetjeve të fragmenteve të enëve të qeramikës dhe të suvasë argjilore të kasollave ka qenë banuar në periudhën parahistorike. Kodra me pozitë të mirë strategjike mbizotëron ambientin e përthyer bujqësor dhe blegtoral në të katër anët e horizontit. Në lindje dhe në veri ajo përfundon me faqe të thikëta shkëmbore, kurse anët e tjera që sipas tregimeve gojore përfshinin rreth tri të katërtat e kodrës janë rrënuar e gjymtuar gjatë hapjës së rrugës dhe zgjerimit të oborrit nga pronari.
Maja e mbetur e kodrës me sipërfaqe të bukur të pjerrët, me zbritje nga lindja në drejtim të perëndimit dhe nga veriu në drejtim të jugut, është e gjatë në lindjeperëndim rreth 35m dhe e gjerë verijug rreth 12m. Në profilin veriperëndimor të gjatë rreth 7-8m dhe të trashë rreth 0.50–0.60m, të mbetur pas gjymtimit të kodrës dhe shkatërrimit të pjesës më të madhe të vendbanimit. Gjetëm fragmente të qeramikës dhe një kupë dykonike të plotë, me konin e sipërm të ulët. Enët e qeramikës, në veçanti disa fragmente të zbukuruara me motive kanelyrash, kronologjikisht të qarta, dëshmojnë për një vendbanim të epokës së neolitit, pa përjashtuar mundësinë e përfaqësimit edhe të një shtrese të neolitit të vonë.[2]
Në rrafshlartën e emërtuar ‘Arat e Kishës’ e cila ndodhet 1km në perëndim të fshatit Trimor, vendësit kanë hasur në mure të ndërtuara me gurë e llaç gëlqereje, varre me trupvënie, tulla dhe tjegulla. Tullat nga ‘Arat e Kishës’ në përdorim dytësor vërehen edhe në një shtëpi të fshatit. Gjatë përnjohjes në një sipërfaqeje rreth 1 ha ndeshëm në copa të tjegullave të tipit kalipter dhe në gurë të thyer të mureve të objekteve të arkitekturës. Topografia e kishës së dikurshme që e përjetëson toponimi, tani në fazën e përnjohjeve nuk mund të saktësohet, mirëpo në sipërfaqe rreth 0.40ha rivijëzohen ko-nturat e ledheve të godinave, të organizuara me murët e gjata në drejtim veri-jug.[2]
Gjetjet e kalipterëve janë tregues të saktë për një vendbanim të periudhës së antikitetit. Vendbanimi është vendosur në një ambient blegtoral dhe bujqësor. Në perëndim kodrat ‘Hija e Ahishtës’ dhe ‘Balli i Seqit’ formojnë një grykë ndërmalore që lidhin këtë zonë me trevën e Drenicës. Ndërsa në tri anët e tjera të horizontit, në lindje, veri dhe në jug, vendbanimi kufizohet me terren të përthyer të shpatijeve të buta dhe të fushave me tokë të plleshme.[2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ a b c Rexha, Enver, red. (2013). Harta arkeologjike e Kosovës. Vëll. 2. Prishtina: Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 187–189.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine