Veshjet rome
Veshjet rome janë veshje tradicionale rome. Ato janë të lidhura me historinë, kulturën dhe identitetin kombëtar të këtij komuniteti. [1] [2]
Disa studiues i lidhin ngjashmëritë e veshjes rome me popullsinë e Azisë Jugore për shkak se ata kanë origjinën nga Azia Jugore. Megjithatë, ata thonë se ka edhe shumë dallime, gjë që tregon kontaktin që romët kanë pasur me grupe të ndryshme. Për shkak të kësaj, veshjet rome mund të ndryshojnë midis fiseve të ndryshme, por, ka disa ngjashmëri të vazhdueshme që përcaktojnë veshjen rome në tërësi. Për më tepër, romët vlerësojnë shfaqjen e jashtme të pasurisë dhe prosperitetit të tyre që reflektohet në veshjen tradicionale.
Veshje grash
RedaktoVeshja e gruas rome thekson traditën kulturore të tyre si një shenjë e fatit. Gratë rome veshin gjerdan, byzylykë dhe shami ari, të cilat shpeshherë janë të zbukuruara me monedha ari. Diklo është një shami tradicionale e mbajtur nga gra të martuara rome "Vlax".
Në pjesën e poshtme të trupit, gratë rome veshin funde. Gratë rome gjithashtu i shmangnin pantallonat edhe pse kjo ka ndryshuar tek brezi i ri. Për më tepër, në mesin e romëve "Vlax", gratë e martuara mbajnë një përparëse të bardhë mbi fund. [3] Përparësja përdorej për të mbrojtur ushqimin nga papastërtitë e veshjes sipas kodit të pastërtisë së popullit rom. [4]
Në disa kultura rome të Vlasë, si Gáborët, grave rome mbi 10 vjeç u kërkohet të veshin një kod veshjeje që përbëhet nga një fund me plisa shumëngjyrëshe, bluzë shumëngjyrëshe, përparëse e gjatë me plisa nga i njëjti material si fundi, dhe për gratë e martuara, shamia përbënë rregullin për veshjen. Gratë e martuara dhe vajzat e reja mbajnë një fjongo të kuqe në flokët e tyre. Për sa i përket këpucëve, gratë veshin sandale, pantofla, çizme ose këpucë. Ngjyrat e fundeve tregojnë statusin dhe moshën e një gruaje rome. Fundet e zeza janë një shenjë zie në kulturën rome.
Në komunitetet rome myslimane të Ballkanit, gratë veshin veshje islame, ndërsa brezi i vjetër preferon veshje më tradicionale me dizajen, ngjyra dhe simbolikë tradicionale . [5] Në shoqërinë rome, kodi i veshjes së grave shikohet nga afër dhe modestia vihet re në gjysmën e poshtme të trupit. [6]
Veshje burrash
RedaktoNë zonat urbane, burrat romë kanë tendencë të veshin kostume dhe kravata me shkëlqim si një shfaqje e modës, statusit dhe elegancës. Ata shpesh veshin unaza dhe gjerdan ari si bizhuteri. Kapela dhe jeleku i një burri rom janë tregues i përkatësisë së tij fisnore dhe klanore.Meshkujt romë shpesh shmangin veshjen e pantallonave të shkurtra.
Në disa kultura të caktuara "Vlax Rome" si Gábors, burrave, ndryshe nga gratë u kërkohet të veshin një kapelë me buzë të gjerë, pantallona të zeza të lirshme, një pardesy dhe këmishë të errët me një jelek me kopsa argjendi. Për këpucë, burrat veshin këpucë të zeza të mbyllura.
Problemi me etiketimin në Instagram është se njerëzit joromë mund të "vishen si ciganë" për një ditë pa pasoja serioze, por kur një rom vishet me veshje tradicionale apo të paraqitet si i tillë, reagimi mund të jetë i ashpër.[7]
Galeria
RedaktoReferime
Redakto- ^ Yaron Matras (2015). "3-Customs and Traditions (Appearance and Dress)". The Romani Gypsies (në anglisht). Harvard University Press. ISBN 9780674744776. Marrë më 22 prill 2021.
- ^ Tesfay, Saba (2009). ""Wearing Gypsy identity in a Gábor Gypsy community in Tîrgu Mureş."". Romani Studies (në anglisht). Romani Studies-Liverpool University Press. 19: 1–17. doi:10.3828/rs.2009.1. ISSN 1757-2274.
- ^ Jeneen Hobby, Timothy L. Gall, red. (2009). Worldmark Encyclopedia of Cultures and Daily Life (në anglisht). Gale. fq. 400. ISBN 9781414464305.
- ^ Judith Okely, S Ardener (2013). "Gypsy Women: Models in conflict". Introductory Readings in Anthropology (në anglisht). Berghahn books in association with the Royal Anthropological Institute. fq. 166. ISBN 978-0-85745-995-4.
- ^ Arolda Elbasani; Jelena Tošić (2017). "Localized Islam(s): interpreting agents, competing narratives, and experiences of faith" (PDF). Nationalities Papers (në anglisht). Cambridge University Press. 45 (4): 499–510. doi:10.1080/00905992.2017.1300792.
{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Carol Silverman (2012). "Education, Agency, and Power among Macedonian Muslim Romani Women in New York City". Signs: Journal of Women in Culture and Society (në anglisht). University of Chicago Press. 38 (1): 30–36. doi:10.1086/665803.
- ^ Helen Graham (2019). Heritage as Community Research: Legacies of Co-production (në anglisht). Policy Press. fq. 73. ISBN 9781447345299.