Viktor Tushaj
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Victor Tushaj | |
---|---|
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 2017 – -aktiv | |
Drejtor ekzekutiv i AKBN-es, Tiranë | |
Në detyrë 2016- – Maj 2017 | |
Kryetar i Bashkisë Lezhë | |
Në detyrë 2007 – -2015 | |
President i dhomës së tregtise Lezhë | |
Në detyrë 2006–2007 | |
President i kompanise "BEATO ANNIBALE"shpk, Lezhë | |
Në detyrë 1994–2006 | |
Drejtor i shtëpise së Pionierit, Lezhë | |
Në detyrë 1991–1992 | |
Instruktor i Komitetit te Rinise, rrethi Lezhë | |
Në detyrë 1987–1991 | |
Mësues në Torovice, Lezhë | |
Në detyrë 1986–1987 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1 janar 1962 Lezhë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | LSI http://www.lsi.al/ |
Punësimi | Politikan |
Viktor Mark Tushaj lindur me 01/01/1962 në Lezhës është diplomuar në degën “Gjuhë Letërsi” në Universitetin e Shkodrës në vitet 1983-1986. Po ashtu ka ndjekur studimet ne vitet 2003-2007 po në këtë universitet në degën Juridik dhe në vitet 2012-2013 studimet master në Turizëm në Universitetin Europian të Turizmit në Tiranë. Në vitin 1991 ka ndjekur studimet pasuniversitare në gjuhën italiane në Universitetin e Tiranës dhe është kualifikuar në aftësi “Leadership”.
Ka punuar si mësues në vitet 1986-1987 në Torovicë të Lezhës, më pas si Instruktor i Komitetit të Rinisë së Rrethit gjatë viteve 1987-1991; 1994-2006 President i kompanisë së ndërtimit “Beato Annibale” shpk në Lezhë; 2006-2007 President i Dhomës së Tregtisë Lezhë. Ka fituar dy mandate si Kryetar Bashkis Lezhë përgjatë viteve 2007-2011 dhe 2011-2015. Që nga Shtatori 2016- Maj 2017 ishte drejtuesi ekzekutiv i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë. Që nga viti 2017 - aktiv, deputet i Kuvendit te Shqiperise <ref"https://www.parlament.al Arkivuar 27 dhjetor 2018 tek Wayback Machine" />
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |