Vitamina D
Vitamina D është një grup i yndyrave të tretshme secosteroid. Tek njerëzit Vitamina D është unike për shkak se ajo funksionon si një prohormone dhe për shkak se gjatë ekspozimit të diellit, trupi mund të sintetizojė atë, e merr permes lukthit ne te cilen gjendet pjesa e quajtur mikroflors (si, Vitamina D3). Masa e niveleve të serumit reflekton sintezë endogjene nga ekspozimi i diellit, si dhe konsum nga dieta dhe besohet se sinteza mund të kontribuojnë në përgjithësi për mirëmbajtjen e përqendrimeve të serumit adekuat. Provat tregojnë se sinteza e vitaminës D nga ekspozimi i diellit punon në një "feedback loop" që parandalon toksiciteti, por, për shkak të pasigurisë lidhur me rrezikun e kancerit nga rrezet e diellit, nuk ka rekomandime të nxjerra nga Instituti i Mjekësisë për shumën e ekspozimit të diellit të nevojshme për të përmbushur kërkesat e vitaminës D. Prandaj Dietary Reference Intakes për vitaminën D supozojnë se nuk ndodh sinteza dhe se gjithë sasia e vitaminë D të një personi është nga dieta e tyre (ushqimi).

FormaRedakto
ZbulimRedakto
Vitamina D dhe rezultatet e shëndetitRedakto
Burimet ushqimoreRedakto
MungesaRedakto
Simptomat e mungesës së Vitaminës D
Simptomat kryesore janë dhimbja e kockave dhe dobësia muskulore. Megjithatë, mungesa e lehtë e saj jo domosdoshmerisht shoqërohet me simptoma.
Sëmundjet skeletike – marrja e kalciumit duhet të shoqërohet me marrjen e Vitaminës D. Kjo është e nevojshme sepse Vitamina D nxit absorbimin e kalciumit në lukth dhe mban nivelin normal të kalciumit në gjakut bashkë me parathormonin (PTH) duke mundësuar kështu mineralizimin normal të kockave. Kur Vitamina D mungon mund të çojë drejt hipokalcemisë e cila mund të manifestohet edhe me konvulsione.
Pamjaftueshmëria e Vitaminës D mund të çojë drejt hiperparatiroidizmit sekondarë i cili çon drejt rritjes së humbjes kockore, osteopenisë, osteoporozës, osteomalacisë dhe rritjes së rrezikut të frakturave. Dhënia e Vitaminës D së bashku me kalcium zvogëlon rrezikun e frakturave për deri 10-15%.
Gjithashtu një avantazh tjetër i zëvendësimit të deficiencës së vitaminës D është parë në uljen e dhimbjes së gjunjëve dhe kërdhokullave.
Çdo vit një në tre njerëz mbi moshën 65 vjeç përjeton një rrëzim i cili rezulton me 5.6% të jetë frakturë nga Vitamina D zëvendësimi i së cilës mund të luaj rol në parandalim. Në SHBA dhe Evropë >40% e popullatës mbi moshën 50 vjeç ka deficiencë të vitaminës D.
Sëmundjet e muskujve -Ekzistojnë receptorë të Vitaminës D në muskuj të cilët japin efekt direkt në fortësimin e muskujve. Deficienca e rëndë e Vitaminës D shkakton miopati, e cila jep dobësim dhe dhimbje të muskujve. Zëvendësimi i kësaj Vitamine mund të përmirësojë komplet këto ankesa.
Sëmundjet kardiovaskulare – Mungesa e Vitaminës D është shoqëruar me rritje të prevalencës së hipertensionit, hiperlipidemisë, sëmundjeve vaskulare periferike, infarktit të miokardit, insuficiencës kardiake dhe insultit cerebrovaskulare.
Infeksionet – Mungesa e Vitaminës D rrit rrezikun e infeksioneve të traktit të sipërm dhe të poshtëm respirator si dhe urinar.
Depresioni – Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D të vendosur në korteksin e gjëndrave mbiveshkore, si dhe efekti mbrojtës kundër rënies së serotoninës dhe dopaminës.
Gjithashtu në sëmundjet si skleroza multiple, epilepsia dhe tuberkulozi është parë të shoqërohen me mungesë të Vitaminës D.
Diabetes mellitus – është parë që pacientët me nivel mbi 25 të Vitaminës D kanë për 43% rrezik më të vogël për të zhvillua diabetin se ata me vitaminë D nën 14.
Vitamina D ka rol shumë të rëndësishëm në imunitetin e organizmit, alergjisë, apnesë së gjumit dhe uljen së kariesit dentar dhe mineralizmin e dhëmbëve.
Mbidozë përmes marrjesRedakto
Efektet shëndetësoreRedakto
BurimiRedakto
- ^ Walter F., PhD. Boron (2003). "The Parathyroid Glands and Vitamin F". Medical Physiology: A Cellular And Molecular Approaoch. Elsevier/Saunders. fq. 1094. ISBN 978-1-4160-2328-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)