Vito Kapo
Vito Kapo lindur Kondi (Nivan, 9 nëntor 1922) ka qenë figurë politike shqiptare. Ka qenë bashkëshortja e Hysni Kapos.
Vito Kapo | |
---|---|
Ministër i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore | |
Në detyrë 23 nëntor, 1982 – 19 shkurt, 1987 | |
Paraprirë nga | Esma Ulqinaku |
Pasuar nga | min. i Industrisë Ushqimore Jovan Bardhi |
Ministër i Industrisë së Lehtë | |
Në detyrë 20 shkurt, 1987 – 7 korrik, 1990 | |
Paraprirë nga | ndarje kompetencash ministrore |
Pasuar nga | Bashkim Sykja |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 9 nëntor, 1922 Nivan, Principata e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | Partia e Punës e Shqipërisë |
Bashkjetuesja/et | Hysni Kapo |
Fëmijët | Besniku, Vera |
Arsimimi | Fakulteti i Shkencave Politike, Stamboll |
Punësimi | nëpunës |
Biografia
RedaktoU lind më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë, e bija e dr. Stathi Kondit dhe Krisanthisë; motër e Pirro, Alqiut dhe Tanës.[1] Më 1941 mbaroi Institutin Femnor "Nana Mbretneshë" të Tiranës.
Në vitet 1942-43 ra në kontakt me grupet komuniste dhe u bë pjesë e Grupit Komunist të Shkodrës. Në shkurt-maj 1942 shërbeu si mësuese në fshatin e lindjes. Gjatë luftës u ndodh në Nivan, Konispol e Përmet. Më 1943-44 qe anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Në korrik-nëntor 1944 punoi si sekretare e Enver Hoxhës pranë shtabit të përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan. Në nëntor 1944 gjer në maj të 1945 qe në Komitetin Qendror të PK-së dhe e ngarkuar me Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare[2].
Pas marrjes së fuqi të komunistëve, në korrik 1945 gjer në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador. Më vonë u emërua Drejtoreshë e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë ka drejtuar Bashkimin e Grave të Shqipërisë[3]. Më 1960-1965 ndoqi Fakultetin Histori-Filologji[2].
Referime
Redakto- ^ Kapo, Vito (11 dhjetor 2012). (interv.) Fatos Veliu (red.). "Zogu na dha bursë për në shkollën shtetërore në Tiranë". pressreader.com. Gazeta Shqiptare. - Nr. 5849. fq. 16–17. Marrë më 31 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b K. Dervishi, Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, fq. 147-148. ISBN 978-99943-56-22-5
- ^ M. Lalaj, Instituti Femnor "Nana Mbretneshë", Tiranë: Qendra Kombëtare e Artit dhe e Kulturës, 2013. fq. 222-223. ISBN 978-99943-51-90-9