Vlash Dobroniku
Vlash Dobroniku është piktor i njohur, një ndër themeluesit e filmit vizatimor shqiptar. Vitet e para të jetës, ai i ka kaluar në Berat pikërisht në kala, ku dhe vizatonte në gurët e stërmëdhenj të saj. Më pas, Dobroniku njihet me veprën e Onufrit të madh e së këndejmi nis dhe rrugëtimi i tij artistik. Më pas, kreu studimet e mesme në liceun "Jordan Misja" e ato të larta në Akademinë e Arteve, ku u diplomua për Grafikë Ilustrative. Karriera e tij do të vijonte në Televizionin Shqiptar me filmat vizatimorë, duke i dhënë privilegjin e të qenurit një ndër pionierët e kësaj gjinie në vendin tonë. Por pas viteve ‘90, Vlash Dobroniku gjendet në Amerikë duke bërë një shkëputje të gjatë me publikun shqiptar.