Vodafone Albania

kompani celulare e fuqishme
(Përcjellë nga Vodafone albania)

Vodafone Albania është një operator shqiptar i komunikimit, pjesëtare e kompanisë britanike Vodafone Group. Si një prej markave më të vlerësuara në botë, Vodafone Albania është lider në tregun shqiptar, jo vetëm si operator i telefonisë celulare por edhe si kompani e përgjegjshme dhe kontribuese në zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Vodafone Albania filloi më 3 gusht 2001,si kompania e pare e telefonise se levizsh

Vodafone Albania
LlojiVodafone PLC partner
IndustriaTelekomunikacioni
Themeluar në2001
Zyrat qendrore
Zona e shërbimit
antenave telefonike
Njerëzit kyç
Achilleas Kanaris(CEO)
Production output
Telefon celular me parapagesë dhe Telefon celular me kontratë
Numri i punëtorëve
398 punonjës direkt dhe 561 punonjës indirekt
PrindiVodafone Group Plc
Faqja e internetithttp://www.vodafone.al/

Teknlologji

Redakto

Vodafone Albania nisi të ofrojë shërbimet GSM në Shqipëri për herë të parë më 3 gusht 2001. Që nga viti 2001,pas AMC(sot ONE)Vodafone Albania ka shënuar një performancë të mirë në treg, pasi aktualisht ofron shërbime rreth 1,8 million konsumatorëve në Shqipëri me një gamë të gjerë dhe të një cilësie të lartë shërbimesh komunikimi zanor (voice) dhe të dhënash (data),Vodafone ka një platformë të sajën televizive Vodafone TV,dhe mund të shikosh ,kanale kombëtare ,rajonalë,lokalë ,informative shqiptare,për fëmijë,filma,dhe aplikacionet:DigitAlb, Tring TV, TV Klan, BBC, Rai.

Vodafone ishte katalizator kryesor i zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në vend përmes sjelljes së teknologjive të reja në treg. Në 2011, Vodafone prezantoi për herë të parë në vend shërbimet 3G, duke i mundësuar klientëve të saj mundësinë për të përjetuar të parët benefitet e kësaj teknologjie si shpejtësinë e lartë të internetit me çmimet më të mira në treg. 4 vjet më vonë, Vodafone ishte pararojë e një tjetër risie në treg, siç ishte lançimi i teknologjisë 4G dhe 4G+, duke revoluzionuar përvojën e lundrimit në internet për klientët në një nivel më të avancuar shpejtësie dhe cilësie.

Në një kohë kur zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e klientëve rriten me ritme të shpejta, kompania Vodafone shfrytëzon çdo mundësi që ofron teknologjia në shërbim të klientëve. Një shembull perfekt është edhe prezantimi i teknologjisë Internet of Things nga Vodafone në Shqipëri e përkthyer në produkte dhe shërbime inovatore për klientët.

 

Investime Ekonomike dhe Sociale

Redakto

Gjatë gjithë veprimtarisë në Shqipëri, Vodafone ka rritur performancën e biznesit, duke qenë një nga kompanitë kryesore që kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për ekonominë shqiptare. Që prej fillimit të aktivitetit në Shqipëri, Vodafone ka investuar mbi €1,415 mln në tregun shqiptar duke përfshirë këtu investime në infrastrukturën e rrjetit, licensat për spektrum, tarifat regullatore, kanalet e shpërndarjes, reklama, burime njerëzore etj. Vetëm për vitin 2016-2017, Vodafone Albania investoi € 32 mln për infrastrukturën e rrjetit dhe mbi € 16 mln për spektrin duke mundësuar që sot të ofrojë rrjetin më të gjerë dhe më të modernizuar në vend,Më 1 Janar 2018,së bashku me Telekom Albania (tashmë ONE) blenë sinjalin dhe frekuencat e operatorit PLUS,një operator i falimentuar nga:AKEP.

Historia e Logo Vodafone

Redakto