Tring është një platformë digjitale satelitore dhe tokësore shqiptare. Kompania vepron në fushën e medias, transmetimeve televizive, telekomunikimit dhe ofron shërbime interneti, telefonie dhe shërbime televizive kabllore, tokësore, satelitore dhe My Tring IPTV në Shqipëri e në të gjithë botën.

Tring TV Sh.A
Lloji Joint stock company
Industria Komunikimi, Prodhime mediatike
Themeluesi Artan Dulaku
Selia

Tirana, Albania

Rruga 'e Qelqit' Kombinat
Zona e mbështetjes Shqipëri, Kosovë, Europë, Amerika Veriore
Kryesuesit Ridvana Dulaku (CEO and shareholder)
Shërbime Programe televizive, Shërbim Interneti dhe Telefoni.
Pronar(ë)

Holta Dulaku (33%) Melina Dulaku (33%)

Ridvana Dulaku (34%)
Dega kryesore Media Vizion Sh.A
Adresa e internetit Official website

Informacione teknikeRedakto

Tring transmeton nga sateliti Eutelsat 16A 16.0E EAST EUROPE B në këto frekuenca : Freq 11400, symbol Rate 13846 Msym, polarizimi vertikal dhe Freq 11427, symbol Rate 27500 Msym, polarizim vertikal.

Që prej filleve të tij, Tring e nisi me dekodera në teknologjinë SD(standard-definition), Opentech ODS 3000C, më pas nga viti 2012 u implementua teknologjia HDTV (High Definition Television) me dekoder të tipit KSF-S660HDCO. Prej vitit 2015 Tring TV hodhi në treg dekoderin My Tring IPTV, fjala e fundit e teknologjisë. Ky dekoder multi-funksional ka një sërë funksionesh interaktive si PVR, Timeshift, VOD, Multiscreen, Rrjeti Ndalo Live, EPG. Ky dekoder nuk ka nevojë për antenë Tokësore apo parabol satelitore pasi të gjitha kanalet aksesohen nëpërmjet internetit dhe madje në disa pajisje në të njëjtën kohë. Në vitin 2014 Tring kaloi në platformën satelitore MPEG-4, duke i ofruar klientëve një cilësi maksimale figure dhe zëri e shoqëruar kjo me një rritje të numrit të kanaleve për të gjithë abonentët e Tring.

HistoriaRedakto

Tring TV futi një frymë krejt të re në ekranet shqiptare, duke sanksionuar imazh dhe zë zyrtar, duke promovuar në një formë krejtësisht të veçantë e origjinale, çka e bëjnë të jetë gjithnjë e më tërheqës për publikun.

Ajo që e bën Tring të suksesshëm, është përmbajtja e programeve që ofron për abonentët.

Sot Tring transmeton:

- 29 kanale SD dhe 11 kanale HD, gjithsej 40 kanale në platformën tokësore.

- 38 kanale SD dhe 12 kanale HD, gjithsej 50 kanale në platformën satelitore.

- 103 kanale SD dhe 17 kanale HD, gjithsej 120 kanale në IPTV.

- 120 kanale në shërbimin mobile (OTT, My Tring IPTV Mobile).

Organizimi i kanaleve bëhet sipas tematikës së programeve që ata transmetojnë.

Kështu, Tring ka krijuar 3 kanale që u dedikohen tërësisht fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët përbëjnë edhe një nga pjesët më të vyera të platformës e ku është investuar së tepërmi vit pas viti. Prodhimet origjinale për Tring Tring, Tip TV e Kids, me karakter didaktik dhe argëtues e bënë Tring të jetë argëtimi i të gjithë fëmijëve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë atdheut.

Tre kanale tematikë dedikuar dokumentarit. Tring History, Tring Planet, Tring World janë tashmë enciklopedia e gjithsecilit duke ofruar të reja e fakte nga çdo fushë e jetës.

Tring TV ka krijuar plot 8 kanale që i kushtohen botës së filmit (Jolly HD, 3 Plus, Tring Super HD, Tring Action HD, Tring Life, Tring Comedy, Tring Fantasy, Tring Shqip), me një gamë të gjerë zhanresh dhe produksionesh, duke qenë kështu vërtet “kinemaja në shtëpinë tuaj”!

Disa kanale kushtuar muzikës janë Click TV, Folk Plus, BBF, City TV apo Elrodi TV me muzikë shqip dhe folkun shqiptar duke e përcjellë traditën tonë kudo ku shqiptarët jetojnë.

Kanali "Smile" dedikuar familjes, është kanali ku transmetohen skeçe dhe batuta humori, show humori si Al Pazar dhe Apartamenti 2XL prodhime të Vizion Plus.

Pesë kanale sportive HD janë pjesë e buqetës, bashkë edhe me një kanal tërësisht në dispozicion të abonentëve dhe atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familjeje të madhe, duke i njohur me programet, shërbimet, ofertat dhe të rejat më të fundit (Info Channel).

Ndryshe nga deri më parë, tashmë platforma Tring prezantohet me një imazh tërësisht të ri. Ndryshimi ndihet kudo, në çdo kanal dhe shoqërohet edhe nga një pasurim i programacionit si kurrë më parë.

KronologjiaRedakto

2006

  • Tring u krijua si pjesë e Albanian Satellite Communications (ASC).

2008

  • Tring Tv u krijua për të hedhur në treg markën Tring Communications.

2009

  • Tring përmbylli marrëveshjen për transmetimin e TRING TV në rrjetin kabllor televiziv të Kosovës, “Kujtesa”.

2010

  • Tring TV filloi të transmetonte për herë të parë në rrjetin kabllor televiziv Blizoo, pjesë e Austria Telecom.
  • Tring TV përmbylli marrëveshjen e transmetimit të Tring TV në rrjetin e PTK Kosova IPTV.
  • Në bashkëpunim me Vizion Plus, Tring solli në ekranin shqiptar dy shfaqje: “Dancing with the Stars”, një konkurs vallëzimi i licencuar nga BBC, dhe Apartamenti 2XL, një shfaqje komike e improvizuar ku aktorët nuk kishin dialogë apo një skenar të shkruar më herët. Aktorët viheshin në dijeni vetëm për pikënisjen e historisë dhe gjithçka që pasonte ishte improvizim.
  • Në gusht të po këtij viti, Tring TV mori të drejtat ekskluzive të transmetimit të Premier League deri në vitin 2013 dhe nisi transmetimin në kanalet e tij sportive.
  • Tring nisi për herë të parë transmetimet ekskluzive të Uefa Champions League.

2011

  • Tring TV filloi të transmetonte për herë të parë Tring TV në Maqedoni, në rrjetin IPTV, T-mobile, pjesë e Deutsche Telecom.
  • Në vitin 2011 filloi prezantimin emisioni për fëmijë, Artist Tak Fak, ku fëmijët mësonin jo vetëm të pikturonin, por edhe të bënin art me objektet më të thjeshta të jetës së përditshme. Ky emision vazhdon ende transmetimet në vitin 2020, me sezonin e tij të pestë.
  • Po në të njëjtin vit u transmetua për herë të parë emisioni edukativ për fëmijë, “Erdhën Shkronjat”. Një format televiziv që u mëson të vegjëlve të shkruajnë dhe të lexojnë.

2012

  • TRING TV dhe Tring Communications ndryshuan markat dhe logot e tyre, duke u bashkuar nën një markë të njëjtë, TRING.
  • Në gusht të vitit 2012, për herë të parë në Shqipëri u prezantua kanali Living, revista Living dhe portali Living. Formate këto që i kushtohen “Lifestyle”.

a.  Kanali Living

Është një kanal televiziv i platformës Tring. Living synon kryesisht pjesën femërore të publikut, duke transmetuar gjithçka mbi jetën dhe mbi stilin e jetës. Living është një markë me kanalin e tij televiziv, me revistën, faqen e internetit. Living hapi faqen e internetit në vitin 2012. Kjo faqe është e pranishme edhe në rrjetet sociale, siç është Facebook, Instagram apo Twitter.

b.  Revista Living

Revista Living u prezantua njëherazi me kanalin Living. Ajo është një revistë sezonale, e cila në fokus ka femrat. Në këtë revistë mund të lexohen informacione se si mund të përmirësohet stili i jetesës dhe këshilla mbi arredimet e brendshme dhe të jashtme, mbi gatimin dhe po ashtu edhe këshilla bukurie. Kjo revistë botohet katër herë në vit.

c.  Portali Living

Portali “Living.al” është faqja më e larmishme dhe më e plotë që mund të gjeni “online” në gjuhën shqipe. Në “Living”, ju do të gjeni informacione të shumta dhe mjaft interesante për të gjitha grupmoshat.

  • “Fresk Fare” i ofrohet ekranit si Musical & Comedy me 12 seri për shikuesit mbi 10 vjeç.
  • Emisionet për fëmijë të transmetuara në vitin 2012 nga Tring ishin: Plastelina Magjike, Hip Hop Show, Tring Art Club dhe Të mësojmë së bashku.
  • Tring TV mori të drejtat ekskluzive të transmetimit të Uefa Europa League deri në vitin 2015.

2013

  • Tring kaloi në platformën tokësore transmetimet MPEG 4.

2014

  • Tring kaloi në platformën satelitore transmetimet MPEG 4
  • Prill: Tring prezantoi My Tring IPTV në rrjetin Albtelecom.
  • Në vitin 2014 nisën transmetimin emisionet “Mirëmëngjes” dhe “Na ishte një herë”. Programi “Na ishte një herë” është një format televiziv për fëmijë, ku emra të njohur të fushave të ndryshme u tregojnë fëmijëve përrallat klasike më të bukura të folklorit shqiptar e të huaj.
  • Më 2014 u prezantua formati i humorit Sketch (Jo) Show.
  • Për herë të parë në Tring, në vitin 2014, ndryshe nga kategoritë e transmetuara më parë, nisi transmetimi i prodhimeve dhe serialeve turke. Një risi dhe absolutisht një sukses ky i platformës Tring.
  • U transmetuan serialet turke dhe latine ku mund të përmendim: Dashuri dhe ndëshkim (Ask ve Ceza), Forca e Fatit.

2015

  • Tring prezantoi Brandin IPTV. My Tring IPTV, My Tring IPTV Mobile dhe OTT në çdo cep të botës, duke përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • Më 2015 nisi transmetimi i premierave: Stina e Qershive
  • U prezantua emisioni për të vegjlit Art & Fun, si një nga prodhimet e Tring
  • Tring fitoi sërish të drejtat e transmetimit të Uefa Champions League për sezonin 2015-2018

2016

  • Tring solli në Shqipëri disa nga serialet më të famshme turke, si Premtimi, Dashuri me Qira dhe Mbretëresha e natës.
  • Serialet latine të transmetuara në vitin 2016: Zemër e Egër (Corazon Salvaje), Valeria (Tierra de pasiones), Triumfi i dashurisë, Gabriel, Tereza, Bukuroshja pa fat.

2017

  • Më 2017 nisi transmetimi i disa serialeve turke, si: Nusja nga Stambolli (Istanbullu Gelin), Znj. Fazilet dhe të bijat (Fazilet Hanim ve Kizlari), Ëndërr Luleshtrydhesh (Cilek kokusu), Mos u dorëzo (Asla Vazgecmem). Gjithashtu, u transmetuan këto seriale latine: Përgjithmonë jotja, Shumë dashuri.

2018

  • Më 2018 nisi transmetimi i disa serialeve turke, latine dhe spanjolle, si: Baba me kohë të plotë, E vërteta (La Verdad), Perla e zezë (Siyah Inci), Hëna e plotë (Dolunay), Një histori nga Bodrumi (Bodrum Masali), Ambicie në udhëkryq, Zonjat e familjes Bravo, Tri Anat, Një dashuri nga e shkuara, Pesë yjet.
  • Për fëmijët e vegjël u krijua emisioni Ana dhe Ariu, ku fëmijët, nëpërmjet aventurave, mësonin informacione nga fusha të ndryshme.
  • Tring fitoi për herë të tretë të drejtat ekskluzive të transmetimit të Uefa Champions League për sezonin 2018-2021

2019

  • Më 2019, Tring solli disa nga prodhimet më të fundit turke, latine dhe spanjolle, si: Mos ma lësho dorën (Elimi Birakma), Hakmarrje e ëmbël (Tatli Intikam), Një puthje në errësirë (Erkenci Kus), Më thirr nënë (Aglama Anne), Persona (Sahsiyet), E vërteta (La Verdad), Në kërkim të së vërtetës (Halka), Ribashkimi (Vuslat), Rejan (Hercai), Sekretet e shtetit (Secretos de Estado), Arratisja (La Fuga), Atentati (Los Nuestros), Dashuri dhe sekrete (Kimse bilmez), Maria Magdalena, Zonja e hekurt, Taksistja, Asgjë personale, Fi.
  • Më 2019 u zhvillua reality show “Albanian Designers Competition” –ADC, ku u tregua rrugëtimi i 10 konkurrentëve në fushën e stilimit.
  • Familja Kuqezi erdhi si një serial komedi, më e veçantë, e zhanrit “Situationcomedy”, prodhuar dhe realizuar nga Tring në vitin 2019-2020.
  • Prezantohet për herë të parë emisioni Treshat. Një show/komedi që sjell temat e përditshme, gjithmonë nëpërmjet humorit.
  • Stand Up Albania erdhi si një bashkëpunim në ekranin e Tring, ku gjimnazistët e grupmoshës  14-18 vjeç marrin pjesë në një garë-maratonë me skenarët e tyre.

2020

Tring vazhdon të transmetojë prodhimet ekskluzive turke, latine dhe spanjolle, si: Stambolli i pamëshirshëm (Zalim Istanbul), A vjen më pas dashuria (Afili Ask), Të duash deri në vdekje, Maria Magdalena, Verë dhe dashuri.

  • Si një ndër prodhimet më të fundit të Tring erdhi emisioni Play. Një program argëtimi dhe edukimi nëpërmjet lojërave për fëmijë. Fëmijët do të argëtohen, por edhe do të jenë në sfidë me njëri-tjetrin.
  • Më 30 mars 2020, Tring nisi transmetimin e kanalit më të ri kushtuar premierave turke; Kanal D-Drama. Kanal i cili transmeton 24 orë, 7 ditë të javës, serialet më të ndjekura. D-Drama nisi njëkohësisht 5 premierat: Dashuri dhe mëkat, Krenari dhe respekt, Koha kalon, Dashuri e plagosur, Dashuria e jetës sime.

Lista e kanaleveRedakto

  • Kanalet gjeneraliste: Vizion Plus HD, Klan HD, Klan Plus HD, RTV AdriaNet, Channel One HD, RTSH 1 HD, Alsat Macedonia, Apollon TV, Rrokum TV, BESA, Euro AL, ERA TV, Tema TV, RTV 21, Zjarr TV, Shenja TV.
  • Kanalet dedikuar stilit të jetesës: Living HD.
  • Kanalet kushtuar traditës shqiptare: Tring Shqip.
  • Kanalet kushtuar serialeve: Jolly HD, 3 Plus, SMILE
  • Kanalet informative: Kanali 7 News, Ora News, FAX News, News 24, ABC News
  • Kanalet për filma: Tring Super HD, Tring Action HD, Tring Life, Tring Comedy, Tring Fantasy.
  • Kanale për të gjithë familjen: HI TV, Muse.
  • Kanalet për dokumentarë: Tring History, Tring Planet, Tring World, Travel Channel
  • Kanalet sportive: Tring Sport News HD, Tring Sport 1 HD, Tring Sport 2 HD, Tring Sport 3 HD, Tring Sport 4 HD.
  • Kanalet për fëmijë: Tring Tring, Tip TV, Kids.
  • Kanalet muzikore: Click TV, BBF Music, Tirana TV, Folk Plus, Elrodi TV, City TV, FolkloRit.
  • Kanalet për të rritur: Desire, Bizarre, Bunga Bunga.
  • Kanalet e huaja: Rai 1, Rai 2, Rai 3, Antenna 1 Europe, Kanal D Drama, FOX, FOX Life, FOX Crime, RTL, RTL INTRO, ZDF, Rai Scuola, Rai News 24, Super RTL, VOX, Arte, Fashion HD, Hayat Plus, A TV, Star Tv, Russia Today, TV 5 Monde Europe, RTV 21 MIX, RTV 21 Plus, RTV 21 Popullore, RTV 21 Junior, Euro Channel, Show HD, Deutsche Welle, Das Erste, EuroStar TV, Mega TV, Power Turk, A TV, AL Jazeera International, AL Jazeera Balkans, BBC World News, EuroNews, France 24 English, France 24 Francais, CNBC Europe, Bloomberg Europe TV, TVE International, TRT 1 Turk, CNN International, Fine Living, Luxe.tv HD, Cartoon Network, Food Network, Hayat Folk, MFM TV.
  • Kanalet radio në të dyja platformat: Club FM Radio, Radio Ora News, Radio +2, NRG Radio.

ReferencaRedakto

  1. https://www.tring.al/iptv/ofertat/my-tring-iptv-ne-rrjetin-tring/kanalet
  2. https://www.tring.al/rreth-tring
  3. https://www.tring.al/rreth-tring/kompania
  4. https://www.tring.al/rreth-tring/kompania/teknologjia/
  5. https://www.tring.al/rreth-tring/kompanite-e-grupit/
  6. https://sq.kingofsat.net/pack-tring.php
  7. https://www.lyngsat.com/packages/Tring-Digital.html
  8. https://www.tring.al/kanali-d/
  9. https://www.vizionplus.tv/champions-league-qendron-ne-tring-te-gjitha-ndeshjet-ekskluzivitet-deri-ne-vitin-2024/

Shiko edheRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto