Artan Dulaku
Kjo faqe përfshin përmbajtje promocionale. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Artan Dulaku (lindur më 30 Maj 1965 në Tiranë, Shqipëri), është prej një dekade një prej sipërmarrësve më të suksesshëm[1] shqiptar. Ai është themeluesi dhe aksionari i shoqërisë “Concord Investment”.
Artan Dulaku | |
---|---|
Lindi | Tiranë, Shqipëri | 30 maj 1965
Kombësia | Shqiptar |
Arsimi | Universiteti i Tiranës University of the United Kingdom |
Profesioni |
|
Vite aktiviteti | 1987–aktualisht |
Organizata | Concord Investments EdilAl Group |
Njohur për | Sipërmarrje |
Bashkëshorti/ja | Holta Dulaku |
Fëmijë | 2 (Nikol dhe Noah) |
Çmimet | Çmimi Ndërkombëtar i Ndërtuesve (2015), Çmimi për Sipërmarrësin më të Mirë të Vitit (2018) |
Faqja në rrjet | www.artandulaku.com |
Grupi "Concord Investment" ka realizuar një sërë investimesh mjaft të suksesshme në Shqipëri në disa prej industrive kryesore, duke filluar nga ndërtimi, turizmi dhe hoteleria, prodhimi i betonit, shërbimi i internetit dhe i telefonisë, media TV dhe platforma IPTV, shtëpi botuese, pasuri të paluajtshme, konçensionaret e automobilave, shërbime retail dhe administrimi në qendra tregtare si dhe parqe industriale dhe së fundmi edhe marinat.
Artan Dulaku është njëkohësisht edhe themelues dhe President i Shoqërisë së Ndërtimit “Edil AL-IT”, një prej kompanive nga më prestigjiozet në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e njohur për realizimin me standarte të larta kryesisht në rezidencat e banimit, ato komerciale, të hotelerisë por ashtu edhe në disa vepra publike.
Grupi “Concord Investment” përfshin mbi 10 kompani të ndryshme të spikatura për aktivitetin e tyre tregtar që ushtrojnë e sukses prej nje dekade në disa prej industrive nga më kryesoret në Shqipëri, teksa numerohen rreth më shumë se 2000 punonjës duke poseduar dhe administruar gjithashtu një vlerë asetesh prej mbi 1 miliard euro.
I lindur më 30 Maj 1965 në Tiranë (Shqipëri), Artan Dulaku është fëmija i dytë në familjen e tij, me dy vëllezër, Adrian dhe Genci Dulaku. Ai kreu studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Dega e Statistikës në vitet 1983–1987, duke qënë një ndër studentët ekselent të Universitetit të Tiranës. Me mbarimin me sukses të studimeve universitare, Ju ofrua mundësia të jetë pjesë e stafit pedagogjik të Fakultetit Ekonomik, duke ushtruar profesionin e pedagogut në vitet 1987–1990.
Me fillimim e viteve ’90, Artan Dulaku largohet drejt Mbretërisë së Bashkuar ku ndoqi studimet pas-universitare ku diplomohet “MASTER në Marketing".
Përgjatë karrierës së tij si sipërmarrës dhe investitor, Artan Dulaku ka krijuar një aktivitet të pasur investimesh në biznese të ndryshme, kryesisht në sektorë si ndërtimi, media televizive, internet dhe telefoni, platforma televizive dixhitale, prodhim dhe shitje betoni, turizëm, pasuri të paluajtshme, distribucion makinash, infrastrukturë publike, industri e gazit dhe furnizim me naftë dhe energji, telekomunikacion dhe shërbime të tjera.
Këto kompani janë sot një ndër emrat më të njohur në Shqipëri për reputacionin e lartë që gezojnë në mjedisin tregtar dhe atë publik shqiptar, duke filluar nga Edil-AL-IT, Vizion Plus, Tring, Albanian Motor Company me Ford & Hyundai, Cherry & MG si dhe Ford Trucks, Food Trade Conad Shqipëria, Alba-Beton, Marina Orikum dhe Marina Limion-Saranda, dhe së fundmi edhe Hoteli me 5-yje Melia Durrës në partneritet me MELIA Hotels International [2].
Artan Dulaku është i martuar me Holta Dulaku, një emër mjaft i njohur per produksionin dhe organizimin me sukses të disa prej spektakleve më të njohura shqiptare, si Dancing with the Stars, Ferma VIP, etj.
Artan Dulaku dhe është baba i dy fëmijëve, vajza Nikol dhe një djali Noah.
Karriera dhe Arritjet
RedaktoArtan Dulaku ka investuar me sukese në disa prej projekte nga më madhore në Shqipëri dhe Rajon, duke përfshirë këtu ndërtimin e disa prej rezidencave më luksoze në Tiranë, si European Trade Center, Kristal Center, Concord Center, Condor Center, hoteleve të njohura si dhe shumë vepra të infrastrukturës publike ku përmendim Rrugën Lushnje-Fier, etj. Një nga arritjet më të rëndësishme të Grupit "Concord Investment" është investimi në Gjirin e Lalzit, Hoteli me 5-yje "MELIA: Durrës, ndërtimi i Parkut të parë Industrial në Tiranë (TIP), Resorti në Ksamil "ARAMERAS" i njohur ndryshe si "margaritari" i Mesdheut, Resorti në Palasë "San Nicolas" ndryshe i njohur së fundmi si "prime location" i Rivierës Shqiptare. Së fundmi ambiciet e "Concord Investment" janë fokusuar tek Marinat si një element mjaft i spikatur në zhvillimin e "ekonomisë blu", teksa Marina Orikum është aktualisht më e madhja në Shqipëri për kapacitetin e vend-qëndrimit të barkave me 250 vende. Tek investimet strategjike të Grupit mund të shtojmë edhe ndërtimin e Marina Limion-Saranda, e cila është aktualisht në proces zgjerimi dhe zhvillimi, teksa momentalisht ofrohen rreth 50 vende barkash, me një potencial të jashtëzakonshë të ofrimit të shërbimeve edhe për mega-yachte.
Çmime dhe Njohje
RedaktoArtan Dulaku ka marrë disa çmime prestigjioze për kontributin e tij në industrinë e ndërtimit dhe biznesit, duke përfshirë Çmimin Ndërkombëtar të Ndërtuesve në vitin 2015 dhe Çmimin për Sipërmarrësin më të Mirë të Vitit në 2018. Investimet e realizuara nga ana e Grupit "Concord Investment" kanë marrë edhe çmime të tjera si ai i "Investimi më i mirë i Turizmit në Shqipëri - 2022" akorduar nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, si dhe "Struktura Hoteliere me 5-yje më e mirë në Shqipëri - 2023"[3] akorduar nga Travel Magazine dhe Albanian Exelence.
Filantropia dhe Kontributet Sociale
RedaktoArtan Dulaku është i njohur për angazhimin e tij në filantropi duke kontribuar në disa projekte sociale dhe edukative, religjioze dhe kulturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave dhe qendrave komunitare në zona të varfra të Shqipërisë, në objekte të kultit fetar duke përmendur këtu rindërtimin e Manastirit të Shën Prodhromit në Voskopojë të Korçës, Monument Kulture, si dhe në rindërtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve (2009) ku është vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohje.
Interesat Personale
RedaktoPërveç aktivitetit tregtar që ushtron me sukses prej një dekade, Artan Dulaku është një pasionant i sporteve, veçanërisht disa prej tyre si volejbolli teksa prezntohet si një mbështetës i Federatës së Volejbollit Shqiptar, Federatës së Aeronautikës Shqiptare, Federatës së Sportit të Barkave me Vela, etj.
Zhvillime Personale
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "10 më të pasurit në Shqipëri, sipas Institutit Pashko". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-08-08.
- ^ G.P (2023-05-27). "Inaugurohet hoteli "Meliá Durrës"". Tv Klan. Marrë më 2024-08-08.
- ^ admin (2023-10-06). "Zhvillohet për herë të parë në Tiranë Tourism Grand Excellence". Business Magazine Albania (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-08-14.
- ^ a b "Bordi Drejtues". Shoqata e ndërtuesve.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)