Ferma VIP është një program argëtues shqiptar i tipit reality show i bazuar në ekskluzivitetin mediatik The Farm [en], i realizuar nga Tring dhe i transmetuar në Vizion Plus. Programi nisi transmetimin më 22 mars 2024. Sezoni i parë po drejtohet nga Fjoralba Ponari brenda studios, dhe Besart Kallakut brenda fermës.[1]

Ferma VIP
GjiniaReality show
Krijuar ngaStrix
Fremantle
Bazuar nëFarmen
The Farm
Prezantuar nga
  • Fjoralba Ponari
  • Besart Kallaku
Gjyqtarët
  • Enkel Demi
  • Armina Mevlani
  • Sonila Meço
ShtetiShqipëri
Gjuha në prodhimin origjinalShqip
Prodhimi
Kompania e prodhimitTring TV
Transmetimi
Programi origjinalVizion Plus
Formati i pikturës1080p HDTV
Formati i zëritStereo
Transmetimi origjinal22 mars 2024 –
në vazhdim
Lidhje të jashtme
Faqja e rrjetit

Synimi i programit është që një grup i njerëzve të famshëm të çdo profesioni vendosen në një fermë të izoluar nga bota e jashtme për tre muaj, për të jetuar si fermerët 100 vjet më parë, duke rritur agrokulturë dhe duke i rritur kafshët e shtëpisë. "Agai" i fermës vendos sfidat të cilat duhet t'i përmbushin fermerët, nëse nuk i mbahen rregullave dhe detyrave të lojës, ata do të përfundojnë si "fakirë". Fermerët vëzhgohen nga publiku përmes kamerave televizive 24 orë në ditë përmes dy kanaleve te dedikuara si Ferma VIP 1 dhe 2. Njëri prej fermerëve votohet nga publiku në natët e eliminimeve që të nxirret jashtë. Personi i fundit në fermë fiton shpërblimin e 100,000 eurove (~10,100,100 Lekë).

Në sezonin e parë marrin pjesë 16 persona të famshëm, dhe përfshihen si panelistë Enkel Demi, Sonila Meço dhe Armina Mevlani.[2][3]

Programi transmetohet çdo të hënë dhe të premte mbrëma.

Historia e fermerëve Redakto

Fermeri Mosha në hyrje të garës Profesioni Dita e hyrjes Dita e daljes Statusi
Ditea Berisha 29 Dizajnere grafike 1
Renis Gjoka 36 Këngëtar 1
Gordana Kingji (Baby G) 27 Këngëtare 1
Gledis Gegaj (Bucko) Kuzhinier 1
Rigelsa Cybi 27 Fituese e Miss Earth Albania 1 14 Eliminuar
Valer Kolnikaj 37 Ish-banor i Big Brother Albania 7 1
Elsa Lila 43 Aktore 1
Florian Agalliu 37 Moderator, aktor 1
Dijonis Biba 23 Influencer 1
Çiljeta Xhilaga 39 Këngëtare 1
Robert Berisha 45 Këngëtar, moderator 1 17 U largua
Mariana Kondi 63 Aktore 1
Niko Komani 32 Stilist 1 24 Eliminuar
Gloria Meshi 21 Modele, stiliste 1
Xhesika Polo 26 Këngëtare 1
Albano Bogdo 36 Aktor humori 1
Egzon Berisha Model 14 31 Eleminuar
Artemisa Kusi 25 Aktore humori 14 Eleminuar
Rozana Radi 44 Kantautore, aktore 31 34 Nxjerrë

Kryefermerët gjatë qëndrimit Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Zbulohet kush do e prezantojë Ferma VIP". Noa. 5 mars 2024. Marrë më 14 prill 2024.
  2. ^ Zhuleku, Xhuliana (22 mars 2024). "Pak orë nga Reality Show më i madh në Shqipëri, zbulohen konkurentët e "Ferma VIP"". Vizion Plus. Marrë më 14 prill 2024.
  3. ^ Q, E. (2024-03-22). "Mbrëmja e madhe e "Ferma Vip" , 16 personazhe të njohur, gati të nisin sot garën dhe sfidat me natyrën". Vizion Plus. Marrë më 14 prill 2024.