Vula e Lidhjes së Prizrenit
Vula e Lidhjes së Prizrenit është vula e përdorur nga Kryesia e Lidhjes së Prizrenit në fund të shekullit XIX, në të rastet e evidentuara, përbrinjë vulës qëndron firma e kryetarit Myderris Haxhi Ymer Prizrenit.
Historia
RedaktoVula u botua së pari nga profesor Iljaz Rexha më 1978 në vëllimin “Lidhja e Prizrenit në dokumente Osmane”.[1]
Më pas u rizbulua edhe në arkivat britanike më 2010 nga Bejtullah Destani, në një shkresë që mban daten 2 Maj 1881, shkruar me po të njëjtën kaligrafi si e dokumentit t botuar nga Rexha më 1978. Në këtë shkresë Kryesia e Lidhjes së Prizrenit i kërkonte mbështetjen ambasadorit britanik në Stamboll duke ndërhyrë në qeverinë osmane për njohjen e katër vilajeteve me emrin Arnautllëk. Ambasadori George Goschen ia dërgoi eprorit të tij, ministrit të Jashtëm të Perandorisë Britanike, Earl Granville, shoqëruar me komentin:[2]
“I nderuar zoti minister. E dërgoj këtë letër në vemendjen tuaj pasi më duket shumë interesante.”
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Pirraku, Muhamet (1 mars 2010). "Sqarim: Vula e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit". pashtriku.beepworld.de. Marrë më 10 qershor 2019.
- ^ Top Channel (27 shkurt 2010). "Vula e lidhjes se Prizrenit". Marrë më 13 qershor 2018.