Bejtullah Destani
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Bejtullah Destani ka lindur më 13 gusht 1960 në Prizren. Destani është studiues shqiptaro-britanik.
Shkollimi
RedaktoShkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Më 1980 ka filluar studimet në shkencat politike në Beograd. Më 1986 ka publikuar në Beograd, librin e tij të parë, ‘Bibloigrafi e Zgjedhur e Librave mbi Shqipërinë 1850-1984’. Për shkak të situatës gjithnjë e më të rrezikëshme në vendlindjen e tij Kosovë, në 1991 emigroi në Londër-Mbretëria e Bashkuar, ku jeton dhe sot.
Veprimtaria
RedaktoDestani ia ka dedikuar jetën e tij studimeve shqiptare, në veçanti kërkimeve mbi marëdhëniet kulturore britaniko-shqiptare dhe ka bërë zbulime të rëndësishme për historinë shqiptare, në bibliotekat dhe arkivat britanike, gjermane, austriake, italiane, turke e më gjerë. Në tetor 2008 u emërua Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Kosovës, të sapohapur në Londër dhe në nëntor 2009 emërohet Ministër Këshilltar, pozicion të cilin e mban akoma dhe sot. Destani shumë shpejt për bordin e shoqërisë që themeloi, ia arriti të përfitojë emra të shquar rreth kulturës dhe historisë shqiptare(1).
Veprat
RedaktoNë 1997, Bejtullah Destani themelon Qendrën bamirëse “Qendra për Studime Shqiptare”, në Londër dhe ka arritur, si kreu i kësaj Qendre, të publikojë apo ripublikojë një numër të konsiderueshëm të veprave më të rëndësishme për studimet shqiptare si:
- “Shqipëria dhe Kosova, Kufinjtë Politikë dhe Etnikë, 1867-1946”, Dokumenta dhe Harta, nga Bejtullah Destani, Slough (sot Cambridge Archive Edition-Cambridge University Press) 1999
- “E Vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët, Çështje Historike dhe Kritike”, nga Vaso Pasha, Londër 1999
- Harry Hodgkinson: “Skënderbeu”, Londër 1999
- Faik Bej Konica: “Korespondencë e zgjedhur 1896-1942”, Londër 2000; Wadham Peacock: “Shqipëria e Egër”, Londër 2000
- M. Edith Durham: “Shqipëria dhe Shqiptarët, Artikuj dhe Letra të Zgjedhura, 1903-1944”, Londër 2001
- Bejtullah Destani (editor): "Mali i Zi-Kufinjtë Etnikë dhe Politikë 1840-1920” (2 vëllime), Londër 2001
- Dayrell R. Okley-Hill: “Një Anglez në Shqipëri, Kujtimet e një Oficeri Britanik, 1929-1955”, Londër 2002
- Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Etnike në Ballkan, 1860-1971”, (6 vëllime), Slough 2004
- Duncan Heaton-Armstrong: “6 Muaj Mbretëri-Shqipëria 1914”, Londër 2004
- Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet në Lindjen e Mesme, Minoriteti Izraelit në Vendet Arabe, 1841-1974”, (3870 faqe të përmbledhura në 6 vëllime), Slough 2005
- Bejtullah Destani (editor): “Komunitetet Fetare në Jeruzalem dhe Minoritetet në Izrael, 1843-1974”, (2900 faqe të përmbledhura në 4 vëllime), Slough 2005
- Gjergj Fishta (përkthyer nga Robert Elsie): "Lahuta e Malësisë", Londër 2005
- Robert Elsie: "Historia e Letërsisë Shqipe", Londër 2005
- Bejtullah Destani (editor): “Komuniteti Kurd, 1918-1974”, (4 vëllime) Slough 2006
- Bejtullah Destani (editor): “Komuniteti Druzh, 1840-1974”, (4 vëllime), Slough 2006
- Owen Pearson: “Shqipëria në Shekullin e Njëzetë: Një Histori”, (3 vëllime), Londër 2006
- Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Myslimane në Vendet Arabe”, (4 vëllime), Slough 2006
- Clarisa de Waal: “Shqipëria sot”, Londër 2007; Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Kristiane në Lindjen e Mesme", (10 vëllime), Slough 2007
- Arthur Evans: "Iliria e Lashtë", Londër 2007
- Bejtullah Destani dhe Robert Elsie (editor): "Eduard Liri në Shqipëri”, Londër 2008
- Fatos Lubonja: “Ridënimi”, Londër 2009
- Anna Di Lelio: "Beteja e Kosovës", Londër 2009; Bejtullah Destani dhe Jason Tomes (editor): Miku më i Madh i Shqiptarëve-Aubrey Herbert dhe Krijimi i Shqipërisë Moderne", me parathënie të Noel Malcolm, Londër 2011
- Sir Arthur Evans: “Letra Shqiptare: Nacionalizmi, Pavarësia dhe Lidhja Shqiptare", Londër 2011