Sabataj Cevi portret

...Sabataj Cevi i njohur si Mesia i Hebrenjve ndërroi jetë në trojet shqiptare?

...Selfie si modë globale e të fotografuarit, është bërë pjesë edhe e "DokuFest" dhe vizitorët që shkojnë në "DokuTech" kanë mundësinë të realizojnë fotografi përmes "Photo booth" që është organizuar me posterat e të cilit shihen në prapavijë të fotografisë?

...arkitekt Mehmet Isai nga Opari skicoi dhe projektoi një ndër Shtatë mrekullitë e reja të botës përmendoren e pavdekshme të dashurisë dhe arkitekturës Taxh Mahallin në Agri të Indisë?

...regjisori i njohur nga Serbia Predrag Bambic, autor i disa filmave dokumentarë është i mendimit se Ballkani është një rajon që ka më shumë tema për filma se në gjithë Evropën së bashkudhe se publiku i tij e ka humbur shprehinë për të shikuar filmat që janë prodhim vendor?

...në librin "Tek Abaz Aliu" të autorit Nuri Çuni thuhet se Mali i Tomorit është mal i shenjtë dhe "për baba Tomorin" një betim i shenjtë kurse sipas autorit amerikan J.Suire: "Kohë më parë, Abaz Aliu erdhi nga Arabia në Berat mbi një kalë të bardhë (i cili kishte lënë shenja të këmbës së tij në mal), që luftoi me barbarët fqinjë dhe pasi i kishte mposhtur ata pushoi për 5 ditë në Tomor dhe më pas shkoi për të banuar në malin Olimp dhe për çdo vit ai kthehet më 20 gusht për 5 ditë, kohë kur atje shkojnë për të bërë homazh mjaft bektashinj dhe kristianë?

...vëllezërit Shehu nga rajoni i Çajës së Kukësit janë të njohur për mjeshtrinë e punimeve të gurit të zhvilluar si traditë shqiptare në metropole ballkanike si Prizreni, Ohri dhe Shkodra dhe të realizuar me sukses në ishullin e KorfuzitGreqisë?

...Dodona ishte një qendër pellazge, para helenike, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke e si e tillë u njoh në krejt botën antike dhe kjo faltore ka qenë tempulli më i lashtë mbi tokë ku dërgonin blatime e kushtime (afieroma) edhe popujt nga Evropa që ndodheshin në veri të Ilirisë?