Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2018/30
- ... se Qirjako Mihali ka mbajtur detyrën e ministrit të Financave nga viti 1982 deri në vitin 1984, kurse nga 1988 deri në 1990 ishte drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit?
- ... se Lumi i Erzenit në Shqipërinë e Mesme ka dy burime, prej të cilave burimi jugor ndodhet në fshatin e Shëngjergjit, ndërsa burimi verior në Shëmëri, e te dy burimet njësohen në Shëngjin?
- ... se Ishulli Shën Elena ndodhet në gjysmën jugore të oqeanit Atlantik dhe njihet në histori si vend i konfinimit të Napoleon Bonapartes, ku e ka edhe varrin (tani shtëpia e tij është muze)?
- ... se Kwame Nkrumah ishte një politikan independentist dhe panafrikanist i cili udhëhoqi Ghanën e pavarur, në fillim si Kryeministër nga viti 1957 deri në vitin 1960, pastaj si president i Republikës nga viti 1960 deri në vitin 1966?
- ... se Përmendorja e UÇPMB-së (Preshevë) është një monument i ndërtuar gjatë mesit të muajit nëntor 2012 në qëndër të Preshevës në përkujtim të të rënëve të UÇPMB-së, po u hoq me forcë nga xhandarmëria serbe në 20 janar 2013?