Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/41
Dietrich Eckart është quajtur babai shpirtëror i Nacional Socializmit?
Ai ishte një gazetar gjerman, dramaturg, poet dhe politikan i cili ishte një nga themeluesit e Partisë së Punëtorëve të Gjermanisë, paraardhësja e Partisë Naziste (NSDAP). Eckart ishte një ndikim kyç i Adolf Hitlerit në Partinë e hershme naziste, botuesi origjinal i gazetës së partisë, Völkischer Beobachter dhe shkruesi i tekstit të himnit të partisë, Deutschland erwache.
Eckart u ngrit në statusin e një mendimtari dhe shkrimtari madhor pas themelimit të Gjermanisë naziste në 1933.