Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2013/20
Evropa (shkruar edhe Europa) është një nga shtatë kontinentet traditionale politike, dhe një pjesë e kontinentit gjeografik të Evroazisë. Evropa rrethohet në veri nga Oqeani i Ngrirë i Veriut, në perëndim nga Oqeani Atlantik, në jug nga Deti Mesdhe, dhe në juglindje nga Malet Kaukaz, Deti i Zi dhe ngushticat që e lidhin atë me Detin Mesdhe. Në lindje, Evropa kryesisht ndahet nga Azia nga ndarja ujore e Maleve Urale, Lumi Ural, dhe Deti Kaspik.
Evropa mbulon rreth 10.180.000 km² ose 2 % e sipërfaqes së Tokës dhe rreth 7,8 % të sipërfaqes së ngurtë të Tokës. Ajo përbëhet nga një numër i madh shtetesh (ca. 50), numri i saktë i të cilave varet nga përcaktimi i kufijve të Evropës, si dhe përfshirja e shteteve gjysmë të njohura (p.sh.Kosova). Evropa ka pjesë të Rusisë, shtetit më të madh në Botë nga sipërfaqja dhe më të madhit në Evropë nga sipërfaqja dhe popullsia, si dhe Vatikanin, shtetin më të vogël nga secila pikëpamje. Evropa është kontinenti i tretë më i populluar pas Azisë dhe Afrikës me një popullatë prej 731.000.000 ose rreth 11 % e [popullsisë së Botës. Sipas projeksioneve të OKB-së, përqindja e Evropës do të bjerë në 7 % më 2050, duke numëruar 653 milion banorë. Sidoqoftë, popullsia dhe kufijtë e Evropës nuk janë të qartë, për shkak se fjala "kontinent" mund t'i drejtohet si pikëpamjes kulturore dhe politike ashtu edhe pikëpamjes fiziko-gjeografik.