Liqeni Kaspik

(Përcjellë nga Deti Kaspik)
This is the stable version, checked on 14 shkurt 2020. 2 pending changes await review.

Liqeni Kaspik është liqeni më i madh në Tokë, shtrihet në mes Evropës dhe Azisë, me një sipërfaqe prej 370,999 km2. Pjesa veriore e liqenit është e cekët përshkak se mbushet nga materiali lumor që sjell lumi Vollga, ndërsa pjesa jugore është më e thellë, dhe thellësia më e madhe arrinë 1025 m. Liqeni Kaspik është i njelmët gjegjësisht është det i mbyllur. Komunikacioni në liqenin Kaspik është i zhvilluar, por rëndësi të madhe ekonomike ka edhe peshkimi. Lumi Ural derdhet në Liqenin Kaspik.

Pamje nga Sateliti
Stenka Razin Liqeni Kaspik (Surikov)

Deti Kaspik është një trup I kycur uji pa dalje në mes të Evropës dhe Azisë. Pesë vende – Rusia, Kazakistani, Turkmenistani, Irani dhe Azerbaijani – kufizojne kete det te kycur ne toke.

  • Megjithatë shumë gabime janë se thuhet se ai është i rremë* por kjo nuk është e vërtetë

Rëndësia strategjike e Detit Kaspik qëndron në bollëkun e saj të burimeve të energjisë. Deti përmban vëllime të mëdha të rezervave të naftës dhe gazit natyror si në depozitat në det të hapur dhe në fusha të cilat ndodhen ne brigjet e detit në rajonet të cilat kufizohen. Është vlerësuar se deti Kaspik përmban 480 miljard me fuçi naftë dhe 8.7 bilion metra kub gaz të rezervave të provuara apo të mundshme.

Si e tillë, ka projekte të shumta të naftës dhe gazit natyror ekzistuese në rajon, dhe të gjitha shtetet e bregut Kaspik jane prodhues të rëndësishëm te energjiese. Megjithatë, shumë nga burimet në det të hapur te naftës dhe gazit natyror në Detin Kaspik nuk janë vene ne tubacione pasi ka mosmarrëveshje ndërmjet pesë shteteve fqinje mbi demarkacionin e kufijve detarë dhe se si do të ndajnë burimet e energjisë. Negociatat për të vendosur kufijtë detarë kanë shkuar gati për dy dekada. Shumë propozime dhe kundërpropozimeve janë konsideruar, por këto bisedime nuk kanë prodhuar ende një zgjidhjeje të pranueshme për të gjithe, pesë shtetet.

Evropa ka qenë veçanërisht e interesuar në furnizimin me energji nga Deti Kaspik. Në veçanti, energjia e shfrytëzuar nga Azerbajxhani dhe Turkmenistani dhe e dërguar nëpërmjet rrugës, Korridorit Strategjik Jugor është parë si një mënyrë për të diversifikuar energjinë dhe nxjerre Kontinentin nga kthetrat e Rusisë.

Por opozita e bere nga Irani dhe në veçanti nga Rusia ka parandaluar veprime të tilla, me të dy vendet duke kundërshtuar projekte si ai I tubacionit Trans – Kaspik i gazit natyror. Kjo ka krijuar një ambient të tensionuar gjeopolitike në rajon, ku Deti Kaspik eshte duke shërbyer si një zonë e rëndësishme e konkurrencës mes Rusisë dhe Perëndimit. Ngecja e kohëve të fundit në Ukrainë është duke rritur ne nje menyre rëndësinë e Detit Kaspik në këtë drejtim. Deti Kaspik ndodhet në një prej fushave më të madha naftë-mbajtëse dhe gaz-mbajtëse të botës. Në vazhdim një korrespondencë që u hedh një vështrim tensioneve në rritje ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, të cilat po përpiqen të rrisin ndikimin në këtë rajon të trazuar:

Rreth 1 e treta e sasisë së pashfrytëzuar të gazit natyror dhe naftës së botës ndodhet nën Detin Kaspik. Megjithatë ky potencial energjetik mbeti thuajse i paprekur deri në fillim të viteve ’90, kur shumë vëzhgues e cilësuan si Mekën e re të Naftës.

Rajoni ka tërhequr interesin e konsumatorëve më të mëdhenj të energjisë, si Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Japonia, India dhe ndoshta më shumë nga të gjithë, Bashkimi Evropian, i cili brenda vitit 2020 mund të importojë rreth 80% të gazit natyror nga ky rajon. Por sipas analistëve, interesi i Amerikës në këtë rajon nuk lidhet me sigurimin e burimeve energjetike, por me rëndësinë e tij gjeopolitike.

Michael Lelyveld, këshilltar pranë firmës P.F.C Energy, thotë se gjatë Luftës së Ftohtë rajoni rrethohej nga Bashkimi Sovjetik dhe Irani, por tani përbëhet nga një numër shtetesh, përfshirë Rusinë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Turkmenistanin. Shtetet e Bashkuara, thotë zoti Lelyveld, synojnë t’i ndihmojnë këto shtete që të mos mbështeten tek ndihmat ruse, por të shndërrohen në aleatë të Amerikës: “Në rajonin e Kaspikut ndodhen 5 shtete si dhe Rusia, e cila ka ruajtur të njëjtin qëndrim që kishte gjatë Luftës së Ftohtë. Kur shpallën pavarësinë shtetet e reja, disa prej tyre i drejtuan sytë nga perëndimi për të vendosur rrugët e eksportit larg ndikimit rus. Pikërisht këtu filluan edhe fërkimet që në vitin 1994."

Hugh Barnes, Drejtor i Qendrës E Ardhmja e Programit Rus, për Studimin e Politikave të Jashtme, me seli në Londër, thotë se Rusia dhe Perëndimi po përplasen keq aktualisht lidhur me rrugët më të mira për të furnizuar tregjet perëndimore me naftë dhe gaz nga Deti Kaspik: Barnes “Gjatë dekadës së fundit u krijua një nismë që nuk i shkonte shumë për shtat Rusisë, për të transportuar naftë përmes Gjeorgjisë dhe Turqisë në portin turk Ceyhan në Detin Egje."

Deti Kaspik është në udhëkryqin e politikave globale energjetike. Këto politika po përjetojnë një periudhë shumë të trazuar me të ardhmen e pasigurtë të naftës irakiane dhe iraniane. Deti Kaspik luan një rol kyç në këtë ekuacion. Tubacioni i sapohapur nga Baku, në Tbilisi dhe më pas në Ceyhan është linja e parë e transportit për naftën e Kaspikut, e cila nuk kalon përmes Rusisë dhe ka fuqinë të transportojë një vëllim prej 1 milion fuçish nafte në ditë.

Ndërkaq, Rusia është prodhuesi më i madh i gazit natyror në botë dhe e dyta për nga vëllimi i prodhimit të naftës. Ajo ka shënuar ritme të fuqishme të ekonomisë, duke u renditur si ekonomia e nëntë më e madhe e botës, dhe e pesta në Evropë. Analisti Lelyveld argumenton se kjo po e ndihmon Moskën për të rritur qëndresën e saj ndaj politikave amerikane dhe evropiane, në veçanti përballë shtrirjes së veprimtarisë ushtarake të Natos dhe Amerikës deri në kufijtë e Rusisë.

“Me fuqizimin e Rusisë, është bërë më e vështirë të përcaktohen qartë kushtet e debatit. Rusia mendon se e ka kapërcyer pozitën e saj të dobët,” thotë zoti Lelyveld.

Rusia, thotë analisti Barnes, është përgatitur të fillojë shantazhin ndaj Perëndimit për ta bindur të luajë në përputhje me rregullat e saj, përndryshe, ajo kërcënon të gjejë klientë të tjerë për rezervat e gazit. Analistët theksojnë se për sa kohë që ekonomitë moderne të varen nga nafta dhe gazi si burimet kryesore energjetike, tensionet dhe konfliktet mbi këto burime ndërmjet Rusisë dhe pjesës tjetër të botës ka të ngjarë të vazhdojnë në Detin Kaspik.

Referime

Redakto