Gjeografia e Evropës
Evropa zë 7,8% të sipërfaqes së ngurtë të Tokës. Për nga madhësia sipërfaqes Evrpoa është kontinenti i pestë, ndërsa për nga numri i banorëve zë vendim e dytë, pas Azisë. Evropa pa BSHP ka vetëm 5,09 milionë mk² dhe 517 milione banorë me dendësi 100 banorë në km², kurse së bashku me pjesën e BSHP-së ka 10,5milionë km², 729 milionë banorë dhe denësinë prej 70 b/km².
Pozita Gjeografike e Evropës
RedaktoEmri Evropë rrjedh nga emri EREB që d.m.th. perëndim i diellit. Kështu e kanë quajtur popujt e Lindjes së Afërt. Evropa ka pozitë të përshtatshme gjeografike. Duke e shikuer pozitën e Evropës në hartën e botës ose në glob, na bie në sy se kontinenti ynë ka një pozitë qendrore në hemisferën veriore. Pjesa më e madhe e saj gjendet në brezin mesatar klimatik verior. Vetëm skaji më verior shtrihet në brezin e ftohtë (polar) dhe ai më jugor në zonën subtropikale. Evropa në të tri anët është e rrethuar me dete dhe oqeane.
Evropa duket si gadishull i Azisë
RedaktoMeqë Evropa mbështetet në gjerësi të madhe në kontinentin e Azisë, shumë gjeograf Evropën e kanë konsideruar si gadishull të Azisë. Por, duke e marrë parasysh disa veçori natyrore dhe kulturore-historika, këto dy tersi veçohen si kontinente në vete. Evropa në lindje kufizohet me Azinë përgjatë kufirit 3000km, i cili kalon nëpër malin Ural, lumin Ural, liqenin Kaspik, në veri të maleve të Kaukazit, nëpër Detin e Zi, grykën e Bosforit, detin Marmara, grykën e Dardaneleve, detin Egje dhe del në detin Mesdhe. Evropa gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të rëndësishme detare dhe ajrore.
Evropa sikurse e pamë lidhet me kontinentin e Azisë, prej Afrikës e ndajnë vetëm 14 km (gryka e Gjibraltarit), kurse prej Amerikës 6 orë udhëtim me aeroplan dhe 4 ditë me anije.
Kontinenti më i përthyer
RedaktoPër kah përthyerja e vijës bregdetare Evropa zë vendin e parë midis kontinenteve në botë. Sipërfaqja e ishujve dhe gadishujve përbën 1/3 e sipërfaqes së saj, ndërsa vija bregdetare është e gjatë 38624km (sa ekuadori i Tokës). Në disa pjesë bregu i detit është i ulët dhe i butë, në pjesët e tjera i lartë dhe rrëpinor.
Veçoritë e relievit
RedaktoEvropa ka ultësira por edhe male të larta. Ky kontinent ka lartësinë më të vogël mbidetare (vetëm 300 m, toka botërore 875 m). Pjesa më e madhe Evropës (2/3) është e ulët (deri në 200 m) dhe vetëm 17 % është tokë malore. Në Evropë dallohen malet vjetra dhe të reja. Malet e vjetra janë krijuar para qindra milionë vjetësh. Këto i përfshijnë malet qendrore në Evropën e Mesme (masivi qendror në Francë, malet në Gjermani dhe Çeki) malet në ishujt britanik, Gadishullin Ballkanik etj. Këtu bëjnë pjesë edhe malet Rodope në Gadishullin Ballkanik. Fuqitë e jashtme gjatë kohës së gjatë i kanë ulur dhe rrumbullakuar këto male duke krijuar në mes tyre lugina të gjera lumore.
Malet e vjetra
RedaktoMalet e vjetra dallohen edhe për nga pasuritë minerale, sidomos me qymyr dhe hekur. Këto, pasuri kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendeve në të cilat gjenden këto pasuri. Pjeset me te vjetra te Evropes me prejardhje arkaike jane Platforma ruse dhe Mbruroja Baltike .
Malet e reja
RedaktoMalet e reja janë krijuar më vonë (para 60 milionë vjetësh) dhe dallohen ma vargmale, male të larta, të mprehta, gryka e lugina të ngushta dhe me aktivitet vullkanik (Etna, Vezufi etj.) e seizmik (tërmete). Vargmalet kryesore në Evropë janë: Alpet, Karpatet, Dinariket, Sharopindet, etj. Alpet shtrihen në Evropën Qendrore dhe Jugore, Apeninet në Gadishullin Apenin, Pirinejet në ate Pirinej. Karapatet në lindje të Alpeve në formë gjysmëharku e rrethojnë Ultësirën e Panonisë. Në Gadishullin Ballkanik shtrihen Dinariket, Sharopindet dhe mali Balkan.
Në pikëpamje ekonomike malet e reja kanë rëndësi për kullosa. pyje, shfrytëzimin e fuqisë së ujit, për turizëm.
Evropa e ulët
RedaktoUltësira e madhe evropiane fillon nga Franca Veriperëndimore dhe vazhdon nëpër Belgjikën Veriore, Holandë, në pjesën veriore të Gjermanisë, Poloninë dhë vazhdon në ultësirën Ruse deri në Ural. Në Evropën Qendrore dhe Jugore shtrihen disa ultësira të rrethuara me vargmale, si ajo e Panonisë në Hungari, Kroaci e Vojvodinë, Vllahisë në Rumani, fusha e Andaluzisë dhe Aragonisë në Spanjë si fusha e Lombardisë në Italinë Veriore.
Klima dhe vegjetacioni
Redakto- Artikulli kryesor: Klima e Evropës
Meqë Evropa ka formën e një gadishulli të madhe, është e hapur nga Oqeani Atlantik, deti Mesdhe, Oqeani i Ngrirë i Veriut dhe Ultësira Sibiriane, pjesët e saj rrahen nga masat ajrore të lagështa të Atlantikut, të ngrohta të Mesdheut dhe të ftohta nga pjesa kontinentale e BSHP-së. Koha mbi kontinentin e Evropës varet nga lëvizja e cikloneve dhe të anticikloneve. Ciklonet krijohen rreth Islandës dhe duke lëvizur në drejtim të tokës sjellin shi, borë, mjegull, erë. Anticiklonet gjatë verës krijohen mbi ishujt Azore në Oqeanin Atlantik (gjeni në hartë) duke sjellë kohë të ngrohtë dhe në Siberi (dimrit) e Rusi kur krijojnë kohë të ftohtë e me borë. Veçori e përgjithshme e klimës në Evropë është rritja e temperaturës prej veriut kah jugu dhe prej perëndimit kah lindja, ndërsa reshjet zvogëlohen në drejtim të lindjes dhe të jugut. Dimrit temperaturat rriten duke shkuar kah jugu dhe perëndimi. Sasia e të reshurave në perëndim është rreth 2000 mm, ndërsa në ultësirën lindore 400-600 mm.
Në Evropë i dallojmë disa tipe të klimës dhe të vegjetacionit. klima mesdhetare (subtropikale) i përfshin viset pranë brigjeve të Detit Mesdhe. Klima oqeanike (atlantike) mbretëron në viset përgjatë bregdetit atlantik. Kjo klimë është nën ndikimin e oqeanit, rrymës së Golfit dhe erërave perëndimore, prandaj dallohet me vera të freskëta dhe dimra të butë. Reshje ka gjatë tëtë vitit. Mjegullat janë të shpeshta e sidomos gjatë dimrit. Borë bie rrallë dhe qendron pak. Klima kontinentale shtrihet në viset e Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore dhe Veriore, por më karakteristike është në Evropën Lindore (Ultësira eUkrainës, Ruse, e Panonisë etj.). Veçoritë kryesore të saj janë verat e nxehta, dimrat e ftohtë me ngrica dhe shumë borë. Reshje ka pak, por ato bien gjatë verës, kur bimëve u duhen më shumë.
Vegjetacioni ndryshon sikurse edhe klima. Në viset perëndimore të Evropës ka livadhe, kullosa, pyje gjetherënëse, të përziera dhe gjethembajtëse, por duke shkuar kah lindja viset marrin pamjen stepore dhe gjysmëshkretinore (pranë liqenit Kaspik). Klima polare dhe subpolare, shtrihet rreth Polir të Veriut. Temperaturat janë të utëta, erërat të forta e të ftohta dhe me pak të reshura në formë të borës. Derisa në kushtet e klimës polare nuk ka vegjetacion, në atë subpolare në kohën e verës së shkurtë e të frskët rriten myshqet, likenet, barishtet, lulet e kënetave dhe kaçubat e vogla. Kjo është zona e tundrave. Klima malore-alpine zotëron në viset e larta malore. Për nga temperaturat i gjason klimës polare, por ka më shumë të reshura. Krahas brezave horizontale vegjetative ekzistojnë edhe brezat vertikale, të cilat ndërrojnë kështu: tokat e punuara me kultura të ndryshme bujqësore, drunjë gjetherënës, pyjet e përziera, pyjet gjethembajtëse (pishta) kullosat malore dhe shkretëtirat malore.
Hidrografia
Redakto- Artikulli kryesor: Hidrografia e Evropës
Në Evropë nuk ka lumenj të mëdhenj, për shkak se është kontinent i vogël dhe i përthyer. Relievi dhe klima kanë ndikuar që në Evropë të këtë ndryshime sa i përket pasurisë me lumenj, gjatësisë së tyre, dendësisë dhe sasisë së ujit. Rrjeti më i degëzuar i lumenjve është në Evropën Veriperëndimore, ndërsa lumenjtë më të gjatë dhe pellgje më të mëdha në Evropën e Mesme dhe Lindore. Të gjithë lumenjtë e Evropës takojnë gjashtë ujëmbledhësve: Ujëmbledhësi i Oqeanit Atlantik, Oqeantit të Ngrirë, i Detit të Veriut, Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Mesdhe. Evropa është e pasur me liqene, sidomos pjesa veriore e saj. Liqenet më tepër gjenden në Evropën Veriore (Finlanda vend i liqeneve), në Alpe dhe në Gadishullin Ballkanik. Liqenet e Evropës janë formuar me anën e akullnajave (erozive dhe akumulative), me lëvizje tektonik dhe proceset karstike.
Shihe dhe këtë
RedaktoLidhje te jashtmë
Redakto- Commons: Evropa – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale