Pjesa veri-lindore e Xhamisë Al Aksa.

Xhamia Al Aksa (Arabisht:المسجد الاقصى, al-Masjid al-Aqṣā, "Xhamia më e Largët") është vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe gjendet në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Kjo xhami me kupolë prej argjendi së bashku me Kupolën e Shkëmbit, që njihen si al-Haram ash-Sharif ose "Faltorja Fisnike" gjenden në Malin e Tempullit, vendin më të shenjtë në Judaizëm. Myslimanët besojnë se Muhammedi ëshë transportuar nga Xhamia e ShenjtëMekka deri në Al Aksa gjatë Natës së Isrës. Tradita islame tregon se Muhammedi është falur drejt këtij vendi deri në muajin e shtatëmbdhjetë pas Hixhrës (emigrimit), kur Allahu e urdhëroi atë që të drejtohet kah Qabeja.

Xhamia në fillim ishte një shtëpi e vogël për falje, e ndërtuar nga kalifi Umari, pastaj është rindërtuar dhe zgjeruar nga kalifi Abd al-Maliku dhe përfunduar nga djali i tij al-Validi në vitin 705. Pas në termeti të vitit 746, xhami është shkatërruar plotësisht dhe u rindërtua nga kalifi al-Mansuri më 754, dhe prapë u rindërtua nga pasardhësi i tij al-Mahdiu më 780. Një tjetër termet i vitit 1033 e dëmtoi shumë rëndë, por dy vjet më vonë kalifi Ali az-Zahiri ndërtoi në xhami tjetër që do të qëndroj deri në ditët e sotme. Gjatë renovimeve periodike të ndërmarrurra, dinasti të ndyshme që kanë udhëhequr Kalifatin Islamik i kanë shtuar xhamisë shtesa dhe kanë bërë ndërrime. Kur Kryqëtarët kanë marrë Jerusalemin më 1099, ata e kanë përdorur xhaminë si pallat dhe kishë, por funksioni si xhami është kthyer më 1187, pasi Saladini e rimorri Jerusalemin. Renovime, riparime dhe shtime janë ndërmarrë në shkujt e vonë nga dinastia e Ajubëve, dinastia e Mamlukëve, dinastia e Osmanëve, Këshilli Suprem i Myslimanëve dhe Jordani.






Parapamje në vitrinë Redakto