Vendi në Gjyrale i quajtur Syri i Kaltër


Qyteti liqenor i Belshit ndodhet në Pllaja e Dumresë , i njohur në antikitet me emrin e Princit Belson kurse rajoni me termin 'Dumrea' ose 'Duam - re' dhe është krahinë turistike për numrin e liqeneve mbi 80. Pallaja e Dumresë ndodhet në rrethin e Elbasanit, rrethin e Fierit dhe kufizohet në jug me rrethin e Kuçovës, në veri me rrethin e Peqinit dhe në perëndim me rrethin e Lushnjës. Tiparet kryesore me interes turistik e zonës së Dumres janë liqenet e shumtë që popullojnë territorin dhe zonat e banuara që shtrihen përreth liqeneve si liqeni i Belshit, me sipërfaqe 26.8 hektarë, me thellësi maksimale prej 18 metrash, liqeni Seferaj, 87.5 hektarë dhe thellësi maksimale 20.8 metra, që është edhe liqeni më i madh i zonës së Dumres, liqeni i Merhojës, i dalluar për kaltërsin e ujit, me sipërfaqe 65.5 hektare dhe me 61 metra thellësi. Dumreja si zonë kodrinore shtrihet përpara fushës së Myzeqeja. Në bazë të formimit gjeologjik, Dumreja ka formën e një rrafshnalte tektonike-vullkanike.

  • Shumë e njohur për bukurinë e veçantë të peisazhit, bëhet përgjatë shekullit të XX, kur kryeqëndra e saj Belsh përshkruhet si kryeqytet i Shqipërisë nga një ndër personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes shqiptare, Sami Frashëri. Zona e Dumres duke pasur një pozicion gjeografik shumë të favorshëm e gjithashtu shumë afër rrugës Egnatia, gjithmonë ka qënë një qëndër e rëndësishme kalimi dhe një vënd i populluar banimi. Këtë e tregojnë vendndodhjet dhe zbulimet e sendeve të vjetra nga kërkimet e bëra në të kaluarën. Vendbanimet e para datojnë në epokën e Bronxit e në vazhdimësi deri në periudhën midis shekujve IV-VI, në të cilën është ndërtuar kështjella e Gradishtës, nga e cila dallohen pjesë të mureve të mbetura mbi kodrën me të njëjtin emër. Vënd me interes të veçantë mund të dallohet kodra e Gradishtës, e quajtur ndryshe edhe “Mali Gradishtë”, ku mund të vërehen akoma muret antike të qytetit të vjetër.
  • Sot, përgjatë rrugës së vjetër kalon rruga shtetërore që lidh Portin e Durrësit me pikën kufitare të Kapshticës, për të kaluar më tutje në Greqi.Në vitet e fundit është ndërtuar rruga që lidh Elbasanin me qytetin e Lushnjës, duke zvogëluar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga një qytet ne tjetrin. Në vitin 2011 kanë filluar punimet për ndërtimin e autostradës që lidh kryeqytetin e Shqipërisë me pjesën jugore të vëndit duke kaluar nëpër territorin e Dumres.