Pamje nga Rrajca turistike


Rrajca është zona e mbrojtur e cila ndodhet në rrethin e Librazhdit. Format glaciale ku gjendet Rrajca janë të vendosura në shpatin verior e lindor të malit të Shebenikut ku gjendet kompleksi i cirqeve akullnajore të Rrajcës. Në këtë cirk akullnajor janë katër liqene akullnajore, të cilët përbëjnë një atraksion natyror për tu vizituar. Këto liqene kanë një gjatësi mesatare prej 100 metrash dhe një gjerësi mesatare prej 80 metrash. Ato gjenden të vendosura në lartësinë 2.200 metra mbi nivelin e detit. Për të arritur në këto liqene, duhet ndjekur rruga automobilistike e asfaltuar Përrenjas - Rrajcë dhe më pas, nga fshati Rrajcë për tek liqenet rruga bëhet në këmbë. Në rajonin e Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës ndodhen 8 liqene në shpatin lindor të malit të Shebenikut. Janë liqene të vendosur në fundin e një kompleksi akullnajor të ndarë njëri nga tjetri me depozitime moremike dhe shkëmbinj njerezorë. Thellësia e liqeneve shkon disa metra,ato kanë ujë të ftohtë dhe shumë të pastër dhe kanë bukuri të rralla natyrore. Tre liqene njihen me emrin liqenet e Rrajcës kanë siperfaqen me të konsiderueshnme ndodhen në shpatin lindor malor pranë majës së Fursit.Zona e mbrojtur bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare malore ,nënzona mesdhetare malore -lindore në të cilën mbizotërojnë erërat e veriut dhe veri-lindjes. Zona natyrore e mbrojtur ndodhen në basenin ujë mbledhës të lumit të Bushtricës i cili ka prurje të mira, gjatësia totale brenda zonës është 18.5 km dhe 7 km jashtë saj deri sa derdhet në lumi Shkumbin. Sipas studimeve gjeologjike zona e mbrojtur bën pjesë në zonën tektonike Mali i Gramozit - Mirditë. Para viteve `90 në Rrajcë sipas studjuesit Ali Coka ka patur një muze ku që në hyrjen kryesore dukej se të pershendeste një burrë me veshjet popullore të Rrajcës dhe një nuse me kësulën mbushur me shahina e rupa të argjendta, xhybeja e qëndisur me të nga mjeshtra popullorë vendas,këmisha e hollë pala-pala e bardhë si dëbora,rrypi me xhixha që vendosej mbi skutën e bardhë; jeleku me sumbulla me tre -katër rrjeshta si i quanin vendasit me ngjyra dhe anësoret të pajisura me fije Argjendi. Jeleku me pare dhe raftet që mberthehen gjoksit e gjatë kërcimit në valle na japin tinguj me ritmin e saj. Rrajca sipas faqes në internet krijuar nga vetë përfaqësuesit e komunitetit ka njerëz punetor, popull që ruan dhe trashëgon në breza traditën dhe zakonet e fshatit.Rrajcarët jane njerëz të sakrificës, mikpritës dhe arsimdashës. Ndër fiset kryesore të popullsisë janë Bogdani, Halili, Karaj, Vasku, Rira, Hallidri, Çollaku,Coka, Beqo, Hana, Alla, Cuku, Tarushi, Balla e te tjere.Nga Rrajca, shumë familje janë vendosur në Prrenjas, dhe Tiranë, rrajcarët kanë emigruar përtej Atlantikut.Sipas historianit Skënder Karaj disa familje rrajcare shumë vite para çlirimit u larguan deri në Argjentinë por lidhjet me këto familje po ripërtërihen. Ndër figurat kryesore të Rrajcës janë Artisti i Merituar" me origjinë nga ky fshat Sadi Halili , vëllezërit Karaj nga Sutaj mjeshtër të valleve,letrari dhe poeti Sami Bogdani Nga pena Shqipe e Rrajcës është poetja Mimoza Vasku, letrari Shpëtim Bozha, poeti i teksteve të këngëve rrajcare Xhevair Rira dhe aktualisht përkthyesi, botuesi dhe mësuesi i Frëngjishtes Fari Lacka.