Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2014/39
- "Për herë të parë, pas kaq vjetësh e pashë Callas-in të ringjallur përsëri në skenë..." – shprehej një piktore e njohur zvicerane korrikun e vitit 2009.
- "E paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja më e madhe shqiptare e të gjitha kohrave, me interpretimin e saj tronditës të Violetës në Operën Nacionale të Lyon-it, i tejkaloi të gjitha sopranot e epokës së saj."
- "Nga më të bukurat që kam dëgjuar, (interpretimet e Violetës,- shënimi im), me të vdekur e të gjalla, të marra së bashku! – vlerësonte pas premierës violinisti i njohur shqiptar, Tedi Papavrami "
Kështu e pasqyronte profesionalisht znj. Edlira Dedja, Pianiste, këshilltare kantonale dhe drejtuese e « Opéra sans frontières » në median e shkruar shqiptaro-zvicerane emocionin e performancës së artistes skenike shqiptare me sukses të fituar.
- "Timbri i saj i ndritshëm dhe harmonik transmetoi emocione të forta, alternuar me një lojë të brishtë e njëkohësisht sensuale, tronditëse për publikun që e shoqëroi me ovacione të gjata daljen e saj në skenë në fund të shfaqjes."
- "...transmetimi live i operës « La Traviata » të G.Verdit, me regji të Klaus Michael Grüber në 39 vënde të botës si dhe është transmetuar me ekrane gjigande në disa qytete të Francës (Chambéry, Grenoble, Saint-Etienne, Valence, si dhe në festivalin « Les Nuits de Fourvières » në Lyon). Protagonistja kryesore e kësaj opere ka qënë sopranoja më e suksesshme shqiptare e kohëve të fundit, Ermonela Jaho. Ky eveniment i rrallë artistik është ndjekur nga miliona telespektatorë, të befasuar nga interpretimi magjepsës dhe suksesi marramendës i këtij talenti të rrallë shqiptar, që në një kohë rekord i pushtoi skenat më të mëdha ndërkombëtare si Metropolitan Opera e New York-ut, Covent Garden-Londer, La Scala-Milano, Staatsoper-Berlin, Opernhaus-Zürich, Opera Bastille-Paris, Opera në Filaderfia, Toronto, Helsinki duke u radhitur menjëherë në vëndin e nderit midis sopranove më të njohura të epokës."
- Ermonela Jaho, që e këndonte për të njëqindën here këtë opera të G.Verdit, mbas triunfit të saj të padiskutueshëm me të njëjtin rol në “Metropolitan Opera” të New Yorkut e “Covent Garden” të Londrës, u prezantua edhe kësaj here përpara publikut francez në fillim të sezonit veror 2009, në Operën Nacionale të Lionit.
- Drejtuesja e emisionit të MEZZO clasic e nisi me këto fjalë prezantimin e Ermonela Jahos: "Sopranoja e re shqiptare e ka kënduar fillimisht rolin e Violetës në moshën 17-vjeçare. Në vitin 2005, « Traviata » e saj e parë në operën e Marsejës do të parapregatiste triumfin që pati në janar të 2008-tës në Covent Garden të Londrës, ku ajo zëvëndësoi Ana Netrebkon. Një prezencë manjetike dhe një zë hyjnor : kjo grua e re mishëroi një Violetë të paparë deri më sot, duke alternuar vokalin e saj të mrekullueshëm me forcën e saj të pakrahasueshme të interpretimit."
- Ndërsa dirigjenti Gérard Korsten u shpreh se kishte fatin të prezantonte përpara publikut francez një këngëtare-aktore të cilësisë më të rrallë. Interpretimi i saj karakterizohej nga një forcë shprehëse spontane dhe natyrale, e cila e bënte për vehte menjëherë spektatorin që në skenën e parë të operës. E më pas, zëri i saj sensual mbushej pak nga pak me thellësinë lirike e dramatike të veprës, veshur me emocione dhe një feminitet të rrallë, duke shprehur instiktet më të holla dhe më të thella të personazhit. E po ashtu, me një shqiptim të shkëlqyer të gjuhës italiane.
- Një imazh, mbase një imazh i vetëm për të ilustruar Traviatën e Ermonela Jahos ! Me rolin e Violetës ajo mbrriti majat e artit të saj : që në paraqitjen e parë të saj në skenë, ajo do të dalë e dërmuar nga kjo lojë diabolike, krijuar prej A.Dumas-it, veshur me tingujt hyjnorë dhe të papërsëritshëm të muzikës së Verdit…Një imazh, mjafton një i vetëm për të ilustruar « Traviatën » : Ermonela Jaho, më tronditësja, më e zjarrta, më njerëzorja, thjesht njerëzorja e të gjitha heroinave të tij..."
- Ermonela Jaho e lindur në Tiranë më 1974 u largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skena, përkrah artistëve të huaj. Ajo filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike "Jordan Misja" në Tiranë fitoi konkursin e parë dhe shkoi në Itali për të përfunduar studimet e saj në Akademinë e Santa Cecilia në Romë. Pas përfundimit të studimeve të saj për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si Giacomo Puçini në Milano, Itali 1997, Spontini International Ancona, Itali 1998, në Rovereto Zandonai, Itali 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Ëexford 2000. Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera de Marsejë, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse. Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë "S. Cecilia", konkurset, opera e parë "Cenerentola", nga Rossini, "L'amico Fritz" nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot "Aligheri", Ravena, "Piçolo", Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italian RAI, Mondovisione, BBC.