Hyundai Motor Company logo

Hyundai Motor Company (Hangul: 현대자동차 주식회사; hanja: 現代自動車株式會社; Hangul: 현대; hanja: 現代, IPA: [hjə́ːndɛ]), është një kompani prodhuese automjetesh shumëkombëshe koreanojugore me shtab qëndror në Seul Korea e Jugut. Kompania është themeluar në 1967 dhe, bashkë me nëndarjen e saj me 32.8%, Kia Motors, bashkë përbëjnë Hyundai Motor Group, e cila është prodhuesi i pestë më i madh në botë në bazë të shitjeve vjetore. Në 2008, Hyundai Motor (pa Kian) u rendit iteti prodhues më i madh botëror i makinave. Që prej 2012, kompania shiti mbi 4.4 milionë mjete në të gjithë botën në atë vit, dhe bashkë me Kia totali arrin në 7.12 milionë.

Hyundai operon impjantin më të madh në botë për prodhimin e veturave në Ulsan, Korea e Jugut, i cili ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 1.6 milionë njësi. Kompania ka punësuar rreth 75,000 njerëz në të gjithë botën. Mjetet Hyundai shiten në 193 vende nëpërmjet rreth 6,000 dyqane makinash.






Parapamje në vitrinë

Redakto