Sala e audiencës së teatrit.

Teatri Kombëtar Akademik i Operas dhe Baletit Odessa (ukrainas: Одеський національний академічний театр опери та балету) është teatri më i vjetër në Odessa, Ukrainë. Teatri dhe Shkallët Potemkin janë ndërtimet më të famshme në Odessa.

Opera e parë është hapur në vitin 1810 dhe u shkatërruar nga zjarri në vitin 1873. Ndërtesa moderne është ndërtuar nga Fellner & Helmer në stilin neo-barok (Baroku i Vjenës) dhe u hap në vitin 1887. Arkitektura e sallës luksoze të audiencës ndjek stilin e vonshëm francez rococo. Akustika unike e sallës të projaktuar në formë të patkoit, mundëson që të përçoi edhe një ton të ulët pëshpëritës të zërit nga nga skena në çdo pjesë të sallës. Renovimi i fundit i teatrit ka përfunduar në vitin 2007.





Parapamje në vitrinë

Redakto