Amerika Veriore (ang.: North America, lexo: Noëth Amerika) është një kontinentHemisferën Veriore dhe PerëndimoreTokës. Ajo kufizohet në veri nga Oqeani Arktik, në lindje nga Oqeani Atlantik, në juglindje nga Deti Karaib, dhe në jug dhe perëndim nga Oqeani Paqësor; Amerika Jugore shtrihet në juglindje. Amerika veriore mbulon një sipërfaqe prej rreth 24,709,000 kilometra katrorë, ose 4.8% të gjithë sipërfaqes së planetit ose 16.5% të sipërfaqes tokësore. Nga Korriku 2007, popullsia ishte vlerësuar të ishte rreth 524 milion banorë. Ajo është kontinenti i tretë për nga sipërfaqja, pas Azisë dhe Afrikës, dhe është e katërta për nga popullsia pas Azisë, Afrikës, dhe Evropës. Amerika Veriore dhe Amerika Jugore njihen bashkërisht si Amerikat.





Parapamje në vitrinë

Redakto