Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2017/50
Tringë Smajl Martini Ivezaj (1880–1917), e njohur si Tringë Smajli, dhe Yanitza jashtë Shqipërisë, ishte një luftëtare guerile shqiptare e cila luftoj kundër Perandorisë Osmane në rajonin e Malësisë. Ajo ishte vajza e Smajl Martinit, një udhëheqës i klanit katolik Gruda nga Malësia.
Tringa lindi në vitin 1880. Babai i saj Smajl Martini ishte një lider katolik i fisit Grudë (i vendosur në juglindje të Malit të Zi). Nënshkrimi i tij shfaqet në peticionet protestuese të fiseve veriore shqiptare që i dërgoheshin ambasadorëve evropiane dhe këshillave të akredituara në Perandorinë Osmane, p.sh. një rast më 9 maj, 1878 i dërguar Ambasadorit Francez në Stamboll, ose ai i 15 qershorit, 1878. Peticionet kanë shprehur terrorin dhe mosmiratimin e fiseve shqiptare për vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit, i cili kishte dhënë shumë pjesë të Vilajetit të Shkodrës, Principatës së Malit të Zi. Ai u bë shumë aktiv gjatë Lidhjes së Prizrenit, duke u bashkuar me kryengritësit deri në fund të organizimeve; më pas ai u arrestua në vitin 1886, dhe u burgos në Anadoll, nga ku ai nuk u kthye më. Përveç kësaj, dy djemtë e Smajlit, Gjon dhe Zef, vëllezërit e Tringës, gjithashtu u bashkuan me Lidhjen dhe u vranë në betejë në vitin 1883.