Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/26
Parashqevi Qiriazi (2 qershor 1880–1970), Mësuese e Popullit, master i edukimit, pedagoge, intelektuale e shquar, veprimtare e arsimimit të femrës shqiptare, pjesëmarrëse e Kongresit të Manastirit, autorja e abetares së pare shqipe me alfabetin e Manastirit dhe e himnit të tij, e para femër shqiptare autore e një projekti arsimor.Parashqevi Qiriazi u lind më 2 qershor të vitit 1880 në Manastir (sot Republika e Maqedonisë).Ishte fëmija i dhjetë dhe më i vogli i çiftit Maria dhe Dhimitër Qiriazi, (Tashko, Konstandin, Gjerasim, Gjergj, Naum, Kristo, Pandeli, Fankë, Sevasti dhe Parashqevi). Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i kreu në qytetin e saj të lindjes në Manastir.