Hape menynë kryesore
Donald Trump dhe Xi Jinping në Samiti i G20 në Osaka 2019.

Lufta tregtare Kinë–Shtetet e Bashkuara është një konflikt ekonomik në vazhdim midis dy ekonomive më të mëdhaja botërore, Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2018, presidenti amerikan Donald Trump filloi duke vendosur tarifa dhe pengesa tregtare mbi Kinën për të bërë ndryshime në atë që Shba-ja e quan "praktika të padrejta tregtare". Mes këtyre praktikave tregtare dhe efekteve të tyre ishte edhe rritja e defiçitit të tregtisë, vjedhja e pronës intelektuale si dhe kalimi me forcë i teknologjisë amerikane në Kinë.

Që nga vitet 1980', Trump mbrojti tafikat për të reduktuar defiçitin e tregtisë të ShBA-ve dhe të promovonte prodhimin e brendshëm, duke thënë se shteti po "shqyhej" nga partnerët e tyre të tregtisë; vendosja e këtyre tarifave ishte një nga pikat kryesore e fushatës së tij presidenciale. Edhe pse disa ekonomistë dhe politikanë argumentojnë se defiçiti i vazhdueshëm i tregtisë së ShBA-ve është problematike, shumë ekonomistë të tjerë thonë se nuk është problem dhe pak nga ata e kanë mbrojtur vendosjen e tarifave si një zgjedhje të problemit, duke përmendur provat historike që përshkallëzimi i konflikteve të tarifave nuk nxjerr asnjë fitues.

Lufta tregtare ka shkaktuar një përkeqsim të madh të marrëdhënjeve Kinë–ShBA pasi shtetet vendosën tarifa mbi njëra-tjetrën për më shumë se një vit, me Trumpin i cili kërcënoi se do të thellohej më tepër.

Lexo më tej...