Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/23
Historia e gjuhësisë është studimi shkencor i gjuhës. Ajo përfshin një analizë të formës së gjuhës, kuptimit gjuhësor dhe gjuhës në kontekst.
Duke filluar rreth shekullit të VI p.e.s., gjuhësia filloi të studiohej në mënyrë sistematike nga studiuesi indian Pānini, i cili përgjithësisht vlerësohet si "Babai i Gjuhësisë". Gjuhësia formale u zhvillua më vonë edhe në Greqinë e Lashtë. Duke filluar rreth shekullit të IV p.e.s., Kina zhvilloi gjithashtu traditat e veta gramatikore. Traditat e gramatikës arabe dhe gramatikës hebraike, u zhvilluan gjatë Mesjetës, gjithashtu në një kontekst fetar.
Gjuhësia moderne filloi të zhvillohet në shekullin XVIII me punë pothuajse tërësisht të përqëndruar në studimet indo-evropiane dhe duke çuar në një rindërtim mjaft të hollësishëm dhe të qëndrueshëm të gjuhës proto-indo-evropiane. Gjysma e parë e shekullit të 20-të u shënua nga shkolla strukturaliste, bazuar në punën e Ferdinand de Saussure në Evropë dhe Edward Sapir e Leonard Bloomfield në Shtetet e Bashkuara. Vitet 1960 patën ngritjen e shumë fushave të reja në gjuhësi, siç është gramatika e përgjithshme nga Noam Chomsky, sociolinguistika nga William Labov, gjuhësia funksionale sistemore nga Michael Halliday dhe gjithashtu psikolinguistika moderne.
Në fillim të shekullit XX, de Saussure bëri dallimin midis nocioneve të gjuhës dhe ligjërimit në formulimin e tij të gjuhësisë strukturore. Sipas tij, ligjërimi është shqiptimi specifik i fjalës, ndërsa gjuha i referohet një fenomeni abstrakt që përcakton teorikisht parimet dhe sistemin e normave që rregullojnë një gjuhë. Ky dallim ngjason me atë të bërë nga Noam Chomsky midis kompetencës dhe performancës, ku kompetenca është njohuri ideale e një individi të një gjuhe, ndërsa performanca është mënyra specifike në të cilën ajo përdoret.