Perikliu

Perikliu (rreth 495 – 429 p.e.r, Greqisht: Stampa:Polytonic, që do të thotë "i rrethuar nga lavdia") ishte një shtetar, orator dhe gjeneral i rëndësishëm ndikues i Athinës gjatë Epokës së Artë—hollësisht, periudha midis luftërave Persiane dhe Peloponeziane. Ai kishte prejardhje, nga mamaja, nga familja Alkmeonide.

Perikliu ngriti artet dhe letërsinë; kjo qe një arsye kryesore pse Athina mbajti reputacionin e të qenit qendra edukative dhe kulturore e botës greke të lashtë. AI filloi një projekt ambicioz për ndërtimin e shumicës së strukturave mbijetuese në Akropol (duke përfshirë dhe Partenonin). Ky projekt e zbukuroi qytetin, nxori në pah lavdinë e tij dhe i dha punë njerëzve. Më tej, Perikliu e rriti kaq shumë demokracinë athinase saqë kritikët e quajnë atë një populist.

Lexo më shumë...




Parapamje në vitrinë

Redakto