Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/05/7
Në Shqipëri sipas ekspertëve të PPNEA - Shoqatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit vizitorët mund të shohin në distancë me kamera, aparate dhe dylbi disa habitate të gjera biologjike dhe ekologjike ku Ariu i murrmë (Ursus Arctos) banon ende. Këtu është e rëndësishme të theksohet se kjo popullatë është pjesë e Alpeve Dinarike dhe Vargmaleve të Pindit , që paraqet një integritet territorial jo vetëm për Ariun e Murrmë po ashtu për mishngrënës të tjerë të fuqishëm si Ujku dhe Rrëqebulli.