Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/15
Në vitin 1974 Artisti Bekim Fehmiu u shfaq në filmin "Aventurat e Uliksit" Odisea, me Irene Papas (në rolin e Penelopës), duke mishëruar Ikonën e Shqiptarit Post Modern të endur nëpër botë në kërkim të Vetvetes. Bekimi si aktor i famshëm ndërkombtar i përzgjedhur nga publiku dhe kineastët shqiptarë për filmin e ri Skënderbeu ka luajtur përkrah shumë aktorëve të shquar dhe në gjuhë të ndryshme (në gjuhën serbo- kroatisht , maqedonisht rome, turqisht , spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht) ishte i njohur me sharmin e tij për të cilin shkruajti The New York Times e cila e ka quajtur atë "Zemër thyer ai Jugosllav " për pushtimet e tij rinore dhe i pëlqyer si "Maço i Butë" nga femrat e njohura si Brigitte Bardot dhe Ava Gardner. Në Tiranë në Pallatin e Koncerteve para publikut kryeqytetas dhe prezantuesit Ardit Gjebrea në spektaklin "Dua më shumë Shqipërinë" pas 56 vjetësh ndodhi mrekullia ku interpretoi shqip premierë me pasion poezinë Himni i Flamurit të Fan Nolit O Flamur gjak, O Flamur Shkabë duke iu referuar me dashuri dhe trishtim veprës 16 Shekuj të etnomuzikologut Ramadan Sokolit dhe shqiptarëve të njohur në Qytetërime duke harruar investimin e Dijes dhe Dashurisë në vendin e Origjinës.