Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
Fresko pamjen ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Mitologji apo Vitrina Projekti Fjalori/Gj ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije
A · B · C · Ç · D · Dh · E · Ë · F · G · Gj · H · I · J · K · L · Ll · M · N · Nj · O · P · Q · R · RR · S · Sh ·  T · TH · U · V · X · Xh · Y · Z · Zh / W
Gj-ja në lëmi tjera

Gjuhë dhe Letërsi
Arkeologjia
Arsimi
Baleti
Biznes
Ekonomia
Film
Fizika
Informatika
Interneti
Inxhenieria
Judikatura
Kimia
Komunikacioni
Kopshtaria
Kuzhina
Matematika
Mitologjia
Mjekësia
Muzika
Piktura
Gjeografia
Politika
Biologjia

  • Gjea
    1. Gjea (gr. toka), sipas kosmologjisë së Hesiodit, është personifikim i tokës në formim e sipër. Menjëherë pas Kaosit ajo doli një ditë nga asgjëja dhe lindi një djalë, Uranin. Me të ajo formoi çiftin e parë hyjnor, duke i dhënë botës një numër perëndishë e përbindëshish, titant (ajo mori emrin Titia) titanidat (motrat e titanëve), ciklopët, hekatonkirët dhe hyjnitë e detit. Ajo ndihmoi Kronin të sakatoste t'atin, duke i dhënë një drapër. Me Gjean u bashkuan çift e çift hyjni tjera. Midis këtyre hyjnive ishte Tartari, me të cilin ajo lindi Tifonin e tmerrshëm. Ajo është gjithashtu nëna e Harpive, e Pitonit, e Karibdës. Gjea-Tokë, si nëna e përbashkët e të gjitha qenieve të gjalla mori një rëndësi të madhe në kultet greke e romake. Atë e adhuronin si hyjneshën e pjellorisë së tokës, për shkak të numrit të madh të fëmijve të saj. Demetrea, hyjnesha e korrjes, shkrihej shpesh me të. [1]


Dëftime

Redakto
  1. ^ FJALOR I MITOLOGJISË, Rilindja - Prishtinë 1988, hartuar nga Doc. Todi Dhama.