Ju gjendeni në vitrinën e projektit Fjalori, një projektfaqe ndihmëse kjo në Wikipedia. Për fjalorin teknik shiko faqen e titulluar Fjalorthi, kurse për fjalorin e gjuhës shqipe shiko projektin Wiktionary
Rifresko memorien e serverit Për Mitologji shiko më shumë në projektin "Wiktionary"
Ky projekt ndihmës për redaktorët në Wikipedia shërben për mbledhjen e fjalëve dhe shprehjeve frazeollogjike nga fusha të ndryshme, të cilat përdoren në fjalorin e përditshëm. Grupi i punës që merret me projektin e gjuhësisë, pasi i pastron ato nga fjalët vulgare bën bartjen e tyre për te fjalori i gjuhës shqipe..
Si funksionon? Shtypni shkronjën pranë numrave rendorë të seksioneve (titujve) dhe shkruajeni fjalën në fushën që do të hapet.
Pasi të keni shtypur Kryej ndryshimet është bërë futja në regjistër. Paraqitja e ndryshimit bëhet automatikisht në disa fleta që përdoren për sortime sipas lëndëve dhe sipas shkronjave.
Lexo : A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R RR S Sh T TH U V X Xh Y Z Zh / W Lart

Hape seksionin për germën :
A B C Ç D Dh
E E F G Gj H
I J K L Ll M
N Nj O P Q R
Rr S Sh T Th U
V X Xh Y Z Zh
Terminologji profesionale
W
PF sipas:
fushave alfabetit

Gjuhë dhe Letërsi
Arkeologjia
Arsimi
Baleti
Biznes
Ekonomia
Film
Fizika
Informatika
Interneti
Inxhenieria
Judikatura
Kimia
Komunikacioni
Kopshtaria
Kuzhina
Matematika
Mitologjia
Mjekësia
Muzika
Piktura
Gjeografia
Biologjia

A
B
C
Ç
D
Dh
E
E
F
G
Gj
H
I
J
K
L
Ll
M

N
Nj
O
P
Q
R
Rr
S
Sh
T
Th
U
V
X
Xh
Y
Z
Zh

Fjalori/Mitologji/Lista&action=edit Lista nga kjo fushë:

Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji/Lista

Lista të tjera:

Papëve
Radio Televizioneve
Skulpturave
Aparateve elektrike
Aktorëve
Biografive
Drejtimeve muzikore
Elementeve të ndërtimtarisë
Festave fetare
Festave ndërkombëtare
Filmave
Filmave shqip
Insekteve
Kafshëve
Kafshëve të egra
Këngëtarëve dhe grupeve shqiptare
Librave
Sporteve
Video lojrave
Automjeteve
Motove kombëtare
Lista e produkteve ushqimore
Lista e programeve për PC
Përvjetoreve historike
Shfaqjeve teatrale
Shteteve
Teknologjive
Universiteteve
Bimëve
Botuesve shqiptarë
Emrave shqiptarë (f)
Emrave shqiptarë (m)
Festave
Filmave
Bibliotekave
Fushat
Personalitetve shqiptare
Shkrimtarëve shqiptar
Wikipedias

Kategoria "Mitologji" e artikujve në Wikipedia


  • Aborigjenët
    1. Aborigjenët, fiset që sias gojdhënave, kanë banuar në një pjesë të Lacit, në grykën e lumit Tiber. Romakët emrin aborigene e formonin nga fjalë latine aborigines (që nga fillimi, vendas). Sot aborigjenë quhen banorët vendas të një qyteti ose të një krahine, për t'u dalluar nga popullsia e ardhur.[1]
  • Agamemnoni
    1. Agamemnoni, sipas Homerit ishte biri i mbretit të Mikenës, Atre, dhe nipi i Pelopit. Njihet si person historik, si një nga princt më të rëndësihëm të periudhës Mikene. Ashtu si i vëllai, Menelau, Agamemnoni u rrit së bashku me Egjitin, birin e Tiestrit, në shtëpinë e Atreut. Kur ky i fundit u vra nga nipi i vet Egjisti dhe mbret n Mikenë u bë Tiesti, Agamemnoni dhe Menelau ikën në Spartë. Këtu ata krijuan një ushtri dhe arritë ta përzinin Tiestin. Agamenoni u bë mbret mikenës dhe një nga mbretërit më të fuqishëm të Argosit. U martua me Klitemnestrën, vajzën e mbretit të Spartës Tindar dhe pati me të tri vajza: Ifianazën (Ifigjenia), Laodikën (Elektra), Krisotemidën dhe një djalë, Orestin. Agamemnoni u zgjodh komandant i përgjithëshëm për të drejtuar fushatën e grekve (të akejve) kundër Trojes. Gjatë dy vjetëve ata ndërtuan flotën dhe mbëlodhen lftëtarët, të cilët u përqendruan në Aulidë, port i Beotisë. Këtu Agamemnoni u detyrua të bënte fli vajzën e vet, Ifligjeninë, për të qetësuar zemërimin e Artemidës dhe për të pushuar buancën që mbante floten në port. Agamemnoni ngjalli zemërimin e Akilit, sepse i mori robëreshën e re Briseidën, dhe bëri që heroi ë mos merrte pjesë në luftë. Grindja e tij me Akilin shënon shpërthimin e veprimit poetik tek "Iliada". Megjithëse komandanti i përgjithëshem i grekëve, Agamemnoni nuk është hero i Iliadës dhe paraqitet n ëtë gjitha tiparet më iferior se Akili, por më madhështor, më i fuqishëm e më me dinjitet se grekët tjerë. Pas rënies së Trojës. ai mori nga plaçka e luftës Kasandrën, vajzen e Priamit, mbretit të Trojës. Kur u kthye në Argos ai u vra nga Klitemnestra dhe i dashuri i saj, Egjisti. Klitemnestra vrau dhe Kasandrën. Kthimi i Agamemnonit dhe ati tragjik i tij jepet në poemën tjetër të Homerit, "Odiseja". Në vazo të pikturuara shumë të lashta, Agamemnoni paraqitet në Trojë, duke ndarë Ajksin me Odisenë në grindjen e tyre. Jeta e Agamemnonit është objekt i tragjedive Agamemnon të Eskilit, Ifigjenia në Aulidë e Euripidit, Ifigjenia e Rasinit, etj.[1]
  • Afërdita
    1. Afrodita - Ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i përshtatej hyjnesha VENERA.<> Afrodita i mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të Zotave. Ka qenë e pirur që të bëj shumë intriga, vetëm e vetëm t’i nxis Zotat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm. <>Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra Zeusit, i cili, gati në çdo çast, ka qenë i angazhuar me ndonjë lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore. <>Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtë, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me ARESIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetë legjitim, nuk e ka tradhtuar vetëm me Aresin, por ajo ka pasur lidhje të shumta edhe të tjerët.<> Si karakteristik e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaçërisht ndaj drandofilles. Shëtiste e hipur në karrocën të cilën e grinin qifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.[2]
  • Ama (gjer. Amma)
    1. Zonjë matrone veriore (nordike), e cila lindi gjinin e Karki-it (frajerit, të dashurit, bandillit). Ndoshta e përshtatur apo këthyer nga "Ama", një emër i njehësuar i Zojës së Madhe në Mesopotamien-ë dhe në Orient.[3] (Shiko dhe Kaste). [4]
  • Apoloni
    1. Apoloni - Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi që kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme.<> I takon gjeneratës së dytë të zotave nga Olimpi. Është i biri i Zeusit nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me LETËN, dhe vëllai binjak i hyjneshës ARTEMIDA. <>Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotat tjerë të Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, andaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm.<> Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë.<> Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Përveç me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur meshkuj, kanë qenë: HIJAKITI dhe KIPARISI.<> Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër, tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i falshëm parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur PITIJA. [2]
  • Aresi
    1. Aresi - Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej MARSI.<> Gjithnjë paraqitej me helmet në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte në konflikt me Zotat tjerë. <> Edhe ky si Zotat tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore. <> Nga këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.[2]
  • Artemida
    1. Artemida - Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë.<> E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me LETËN dhe motra e Apolonit.<> Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA. <>Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave. <>Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm.<> Ishte mbrojtëse e njerëzve ndërgjegjshëm.Nje dite tek po shetiste neper pyje nje gjyetar tentoi ta gjuante me shigjete,ajo e shenderroi ate ne nje dre dhe pastaj qente e tij te gjahut filluan ta ndjeknin te zotin nga pas duke mos e ditur se kush ishte. [2]
  • Artemisa -
    1. ...
    2. Hyjnia e gjyetisë
  • Atena
    1. Atena ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas mitologjisë Romake, asaj i përshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike.<> Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti luftarake. Përkundrazi, zihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i ndihmoj trimat dhe heronjtë, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumë t tjerë.<> Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me erotikën. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë.<> Ju ka ndihmuar njerëzve në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve të tyre. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Atena, ndërsa në Akropol, për nder të Atenës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore - PANTENONI.[2]
  • Athinaja
    1. Athinaja ishte hyjneshe e diturise edhe e zgjuarsise.Asaj shpesh i besoheshin planifikimet e betejave dhe lufterave.Nga ajo e ka marre emrin edhe ekryeqyteti i sotem i Greqise-Athina.
  • Bogy - shprehje në anglisht për dreçin/djallin
    1. bogy apo bogy-man, rrjedhë nga fjala sllave bog d.m.th emërtim për "Zotin". Shprehje të ngjajshme në anglishte për demonë, djajë e dreçër janë dhe shprehjet bugobow, bugaboo, bugbear dhe shprehja buggleba. Këto shprehje zakonisht paraqesin statutin e paganëve që bartin gjatë procesionit për festen e 1 majit[5]. Shprehja "Humbug", vije nga shprehja veriore hum, "Nata", së bashku me shprehjen bog dhe në praktikë merren si lloje të hijalleve të errësirës [6] Fjala e anglishtes për insektet, d.m.th fjala bug, rrjedhë nga valishtja (gjer. walisische) bug, "Shpirt", si duket për shkak se në besimet e mëparshme që ishin tek këta, insektet shiheshin si shpirtra të të vdekurve, të cilët shpirtëra ishin në kërkim të rilindjes së të vdekurit.[7] Shtesa "man", në shprehjen bugy-man, vije nga greqishtja mantis, dhe tregon për shpirtin e një Njeriu të mërrimë ose Magjistari. Flutura sipas tyre ishte një shpirtë femërorë, psyche. <> Dëftime tjera me shprehjen bog vijen edhe nga ana skoceze: Bogle, Boggart, në gjuhën e Yorkshires-ë dhe në atë angleze Pug ose Puck, pastaj shprehja e islandezëve Puki,e frizishtëve Puk, e gjermanëve të ditëve tona Putz ose Butz (Butzermann), e irlandezëve Pooka, e valianëve Pucca, e danezëve Spage, pastaj e suedezëve Spoka si dhe e nxjerrura nga kjo, fjala e anglishtes Spook, gjermanisht Spuk.[8] Shprehja e vjetër e grekëve të vjetër puca, një Zanë, i është këthyerë Zotrave të vjetër të Beltane-së.[9] Do me thënë, Puck ishte identike me Zotin e shtrigave, Robin. [4]
  • Branku
    1. Branku, biri i Apolonit, orakull i dëgjuar në tempullin e Apolonit në Didimë. Brankidët luajtn rol ë madh në procesin e kolonizimit grek. Nga tempulli, që ishte bërë si një qendër informacioni në Azinë e Vogël, në Egjipt e në Egje, jepnin udhëzime me anë të përgjegjeve të tyre.[1]


  • Chaos - Çaoshi - Kaosi ( gjer. Chaos)
    1. Fjalë e greqishtes antike për të pa identifikueshme elemente, të vrazhda ndër veti, që para krijimit dhe pas çdo shkatërrimi të Universit, kishe qëndrojnë në shpirtin e Zojës së Botës. Me këtë, vetë Zoja ishte një gjendje e kuptuar si "rrjedhë e përhershme" e lumit para se lënda të shpërthente e të merrte formën për të krijuar botën e ngurtë. Çaoshi ose Kaosi, në Bibel, shpjegohet si një gjendje e Botës para krijimit, me kuptimin "shkretëtirë" dhe "bosh". (Genesis 1,2). (Shiko dhe Kijameti, Dita e Madhe e Gjykimit Botërorë, Tiamat, Tohuwabohu.)[4]
  • Ceres
    1. Formë latine e Zojës së Madhe, ilake me Kore-në ose Core-në greke, e cila së bashku me Demeter-in është diçka ngjajshëm me Nënën e Dheut. Për nga aspekti i triadës së perendive, Ceresi zë vendin në mes të Juno-së si mbretë i qiellit dhe Proserpina-së si mbrete e nëntokës. Ajo thirrej Ceres Legifera, >>ligj dhënsia Ceres<<. Priftëresaht e saj, merren si themeluese të sistemit të drejtësis romake. [10]<> Ceresi nëpërmjet matronaes që i ishte besuar, sundonte në Rom gjatë 400 viteve të errëta, duke filluar nga viti 200 p.e.sonë; shkresat e dëshmive të kësaj kohe, u zhduken nga ana e historianëve patriarkalistë të më vonëshëm. Këta pas veti lanë një pjesë e cila kryesisht e paraqetë si mbeturina të miteve dhe riteve fetare me disa shpjegime të mangëta.[11] Fshatarët Ceresin e marrin si burim i gjitha të mirave të ushqimit dhe për këtë, e nga frika që të mos i huçin korrjet , i kanë mbajtur ritet e saj. <> Mbajtja e riteve nuk ka ndodhur vetem ndër fshatarët romak, por ajo ka vazhduar edhe ndër të krishterët. Festa ma e madhe vjetore për Ceresin, e njohur si Cerealia, pegetë që në Britanin e Madhe edhe në ditët tona kremtohet. Një njoftim i dalurë nga grafshafti Murray, i shekullit 19-të thotë që "Në mes të korrikut, fshatarët ecin përqarkë arave të tyre me flakadare në duar për të përkujtuar Cerealia-në"[12].[4]
  • Kornelius Taçitus (gjer. Cornelius Tacitus)
    1. Historian dhe gojarë, romakë, lindur rreth vitit 56 e, që jetojë deri në vitin 120 pas kohës së re.[4]
  • Citerea
    1. Citerea (Kiterea), një nga epitete e Afërditës, i krijuar nga ishulli Citerea, ku ishte një nga qendrat e kultit të hyjnehës së lindur nga shkuma e valëve.[1]
  • Cypria - Sypria, Çupria
    1. Mbiemër i Aphrodite-së. Tempulli "Çupriana" ose "Syprinishi" u themelua në Paphos-ë të Qipros. Për shkakë të minerave të shumta të xehes së bakrit në këtë ishull, bakri (kypros) ishte i shenjtë për Aphrodite-n.[4]
  • Çaoshi - Kaosi ( gjer. Chaos)
    1. Fjalë e greqishtes antike për të pa identifikueshme elemente, të vrazhda ndër veti, që para krijimit dhe pas çdo shkatërrimi të Universit, kishe qëndrojnë në shpirtin e Zojës së Botës. Me këtë, vetë Zoja ishte një gjendje e kuptuar si "rrjedhë e përhershme" e lumit para se lënda të shpërthente e të merrte formën për të krijuar botën e ngurtë. Çaoshi ose Kaosi, në Bibel, shpjegohet si një gjendje e Botës para krijimit, me kuptimin "shkretëtirë" dhe "bosh". (Genesis 1,2). (Shiko dhe Kijameti, Dita e Madhe e Gjykimit Botërorë, Tiamat, Tohuwabohu.)[4]
  • Dendera
    1. Tempet perenish, kushtuar Perendis Hathor. Dendera ndodhet në Egjipt, diku rreth 60 kilometra në veri të vendit paksa më të njohur, të quajtur Luxor. Tempulli i Hathor-it, thuhet të jetë ndërtuar aty nga fundi i qindvjeçarit para kohës sonë. Fjala "Dendera" rrjedhë nga greqishtja e vjetër Tentyra. Është një vend në të cilin ndodhen tri kulla të shenjta: Kulla e Ihy-it, sugarit të perenisë Horus-it, dhe tempullit të Horusit dhe të pereneshës Hathor-ja. Dy godinat e para, tani janë në gjendje po thuaj se gërmadhe, ndërsa nga e para ka mbetur vetem një portë monumentale. Nga tempulli i tretë ka mbijetuar po thuaj se e gjithë pjesa kryesore e objektit. Ky i ishte kushtuar pereneshës së qiellit, e quajtur Hathor-e, emri i së cilës "Hat-Hor" ka kuptimin "Shtëpia e Horusit", emri i saj, ndër tjera simbolizon "nënë kullën" në të cilën Horus-i u mirëpritë.[13]
  • Demetra
    1. Demetra - Ishte hyjneshë e bujqësisë, të të lashtave dhe pjellshmërisë së tokës. Konsiderohej si nënë e arave dhe grunoreve. Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokës në përgjithësi.<> Tek mitologjia Romake, asaj i përshtatet hyjnesha CERERA. Ishte nëna e FEFERSONES, një hyjneshë femër, të cilën e kishte lindur nga marrëdhëniet e saja jashtëmartesore me Zeusin, dhe me të cilën kishte një lidhje të ngushtë emocionale.[2]
  • Divi
    1. Divi, qenie e mitologjisë shqiptare, që përftyrohej si një përbindësh me trup shumë të madh e me fuqi mbinjerëzore. Ushqehej me mish njeriu. Ai rrëmbente vajza dhe i çonte nën dhe ku kishte banesën e tij. Në kuptimin e figurshëm, div do të thotë njeri me trup të madh e të fuqishëm. [1]


  • Dhevështruesi
    1. Dhevështruesi, qenie e besimeve shqiptare, që paraqitej në trajt njeriu. Sipas legjendës, në netë pranvere Dhevështruesi vë veshin në tokë për të përgjuar a vjen njeri nga larg dhe a gjëmon ujët e nëndheshëm. Ai gjithmonë shkon kaluar në vithet e Dhamsutës, pelës së pagojë që kalon nëpër male e dete dhe shpie larg atë që do të shpëtojë nëpërmjet saj. Ata i ndjekë mëzi i saj, i cili me hingëllimat e tij lajmëron dragonjtë për kalimin e pelës.[1]
  • Evropa
    1. Evropa, bija e Feniksit ose e mbrett fenikas Agenor dhe motra e Kadmit. Një ditë, kur ajo shëtiste në breg të detit me shqet e saj, i erdhi Zeusi i shndërruar në dem me brirë të artë. Evropa e pa, e admiroi, e përkëdheli, madje guxoi të hipte mbi shpinën e tij. Atëherë kafsha u hodh në valët e detit, që e çuan në bregun e Kretës, pranë Gortinit, ku dolen rrape gjithëmonë të gjelbërta, për të përjetësuar bashkimin e dy të dashurëve. Evropa lindi re fëmijë Minosin, Radamantin dhe Sarpedonin. Për ta përjetësuar atë vajzë, që shkoi nga Feikia e saj e largët, për t'u afruar me guxim me një botë të panjohur, të vjetërit i dhanë emrin e saj njëres nga të të katër pjestë e botës. Vëllezërit e saj, që ishin nisur pë ta kërkuar atë, themelonin koloni. [1]


  • Flama
    1. Flama, figurë e mitologjisë shqiptare, demon keqbërës që përftyrohej si shpirti i të vdekurit që nuk gjente qetësi në varr. Flama vinte në tokë dhe u shkatonte njerzëe nevrasteninë, madje edhe epilepsinë. Si figurë mitologjike ajo ka tipare të ngjajshëme me lemurët romakë. [1]


  • Gërshetëza
    1. Gërshetëza, nimfë e mitologjisë shqiptare, që përftyrohej si një vajzë e bukur e me flokë të gjata, që gjendej në ujërat e liqeneve e të lumenjëve. Identifikohej me floçkët. [1]



Gorgona

-Sipas mitologjise greke, eshte nje nga tri motrat me gjarperinj nne vend te flokeve. Ato kthenin ne gur kedo qe i shikonte.
  • Gjea
    1. Gjea (gr. toka), sipas kosmologjisë së Hesiodit, është personifikim i tokës në formim e sipër. Menjëherë pas Kaosit ajo doli një ditë nga asgjëja dhe lindi një djalë, Uranin. Me të ajo formoi çiftin e parë hyjnor, duke i dhënë botës një numër perëndishë e përbindëshish, titant (ajo mori emrin Titia) titanidat (motrat e titanëve), ciklopët, hekatonkirët dhe hyjnitë e detit. Ajo ndihmoi Kronin të sakatoste t'atin, duke i dhënë një drapër. Me Gjean u bashkuan çift e çift hyjni tjera. Midis këtyre hyjnive ishte Tartari, me të cilin ajo lindi Tifonin e tmerrshëm. Ajo është gjithashtu nëna e Harpive, e Pitonit, e Karibdës. Gjea-Tokë, si nëna e përbashkët e të gjitha qenieve të gjalla mori një rëndësi të madhe në kultet greke e romake. Atë e adhuronin si hyjneshën e pjellorisë së tokës, për shkak të numrit të madh të fëmijve të saj. Demetrea, hyjnesha e korrjes, shkrihej shpesh me të. [1]


  • Hefesti
    1. Hefesti - Ishte zoti i zjarrit, zejeve të ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisë.<> Konsiderohej si farkëtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej VULLKANI.<> Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i shëmtuar, por dashurisë së tij nuk kanë mund t’i ikin shumë femra të bukura.<> Nga aviturat e shumta dashurore që kishte, përpos Afroditës, përmenden edhe AGLEJA dhe HARI. [2]
  • Hera
    1. Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dytë të martohen. <>Ata takoheshin fshehtë. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në mes të Zotave tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin Martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime mitologjike të asaj kohe.<> Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rritte dhe kujdeset edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj. <>Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtar dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën. [2]
  • Hermesi
    1. Hermesi - Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJËN.<> Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër.<> Shpesh ju ka ndihmuar shumë heronjve legjendar, sikur janë:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU ... [2]
  • Helena
    1. Helena, gruaja e Menelaut, një nga herojinat më kryesore të "Iliadës" dhe të ciklit trojan. Ashtu si Klitemnestra, Kastori dhe Poluksi, ajo ishte lindur nga një vezë që kishte përftuar Leda, gruaja e Tindarit. Që e vogël Helena ishte e dëgjuar për bukurinë e saj. Një ditë, kur po kërcente në tempullin e Artemidës, atë e rrëmbeu Teseu që e çoi në Atikë. Helena u çlirua nga vëllezërit e saj, Kastori dhe Poluksi, të cilët e sollën në Spartë. Atë e kërkuan për grua shumë heronjë grekë si Odiseu, Menelau, Ajaksi, Diomedi etj, por Tindari nuk vendoste kujt t'ia jepte. Ai kishte frikë se heronjtë tjerë nga smira, do të fillonin luftën kundër dhëndrit të lumtur. Më në fund Odiseu dinak e këshilloi Tindarin që Helena ta zgjidhte vetë burrin e saj, kurse të gjithë pretenduesit e tjerë të jepnin betimin se nuk do të mbanin mëri kundër burrit të saj dhe se do ta ndihmon atë për çdo gjë. Kur Paridi e rrëmbeu Helenën dhe e çoi në Trojë, Menelau thirri në ndihmë gjithë heronjtë grekë dhe ata organizuan fushatën kundër Trojes (Lufta e Trojës). Pas vdekjes së Paridit Helena u martua me vëllan e tij Deifobin, por shpejt e tradhëtoi atë dhe gjatë plaçkitjes së qytetit ajo atë ia dorëzojë Menelaut, i cili e vrau. Në inat e sipër Menelau donte të vriste edhe Helenën, por e ndali Agamemnoni, kurse hyjnesha Afërditë zgjoi përsëri në zemrën e Menelaut dashurinë për Helenën. Më në fund burr e grua u pajtuan dhe që të dy u kthyen në Spartë. Pas vdekjes së Menelaut, Helena e dëbuar nga Sparta, vajti në Rod, ku e vranë. Një legjend tjetër thotë se Tetida e ngjalli Heenën përkohësisht dhe ajo u vendosë në ishullin e Leukës, këtu ajo u martua me Akilin, i cili edhe ky u njall përkohësisht nga Tetida. Me Akilin ajo lindi një djalë, Euforionin. Miti mbi Helenën ka frymëzuar shumë shkrimtarë të vjetër dhe të rinj (tragjedia e Sofokliut dhe e Euripidit "Helena"; Gëtja në pjesën e dytë të "Faustit" e bën Helenën grua të Faustit etj). Ky mit është pasqyruar edhe në krijimtarinë e piktorëve e të kompozitorëve të ndryshëm.[1]
  • Hestia
    1. Hestia - Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Nga mitologjia Romake, asaj përshtatej hyjnesha VESTA.<> Ka qenë motra e Zeusit.<> Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa afera.<> Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë<> Në shekullin e 5 p.e.s., ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmërisë dhe verës. <> DIONISI ishte fëmija nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Zeusit dhe SEMELES. <> Në mitologjinë Romake, atij i përshtatej Zoti BAKHO.[2]
  • Hesiona (gjer. Hesione)
    1. "Mbretresha pre Azisë", një përemër syrianë i Atargatis-it ose Meri-Yamm, Zojë e Madhe e Detit që vije në lidhje luptimore me gjarpërin. Grekët thonin se, Herakles-i e ka shpëtuar Hesionën nga gjarpëri i detit. Është ky një version tjetër që paraqetë mitin e Perseus-it dhe Andromeda-së. Zanafillja e mitit, si duket gjendet diku në luftën e zhvilluar në mes të Baal-it dhe gjarpërit të detit Yamm. Një luftë me qëllim përvetsimi adhurimin e Zojës aziate.[4]
  • Hijet
    1. Hijet - figura të papërcaktuara, me kuptimin e një demoni, të një fantazme. Në Kosovë me fjalën "hije", në kuptimin mitologjik, mund të përfshihen demonë të ndryshëm, por para së gjithash - bota "andej varrit", të vdekurit, zakonisht shpirtra të ligj. [14]


  • Jin (gjer. Yin)
    1. Tregues tek kinezët për fuqin femrore të jetës, kusherire e Yoni-t. Yin-i më së shpeshti paraqitet si lëngë që rrjedhë nga >>Shpella e e Tigrit të Bardhë<< (organ seksual). Sipas mësimeve të Tao-së, fuqia e Yin-ës ishet më madhe se cilado fuqi mashkullore ; nga kjo meshkujt duhej të mësonin, që në vete të merrnin lëngun femrorë, ashtu që të arrinin diturin dhe shëndetin e mirë.[15] [4]
  • Joni
    1. Joni, stërgjyshi legjendarë i jonëve, nipi i Elinit. Ishte biri i Ksutit. Në fillim Joni jetoi në Atikë, pastaj u vendos në veri të Peloponezit (në Akal). Më vonë ai u kthye në Atikë dhe u bë mbretë i Athinës. Këto legjenda simbolizojnë emigrimin e fisit të jonëve.[1]
  • Karkanxholli
    1. Karkanxholli, figurë e besimeve popullore shqiptare. Përftyrohet si njeri i vogël që mbante një këmishë prej hekuri, me ndihmën e të cilës bënte çudira. Prej këtrj edhe këmisha e hekurt e luftëtarit quhet këmishë karkanxholli.[1]
  • Karnak - kompleks tempulli kushtuar perendive A mun-Re, Mut, Chons.
    1. Ipet-Isut, "Vendi i përsosëshëm" apo "vendi më i bekum prej gjitha vendeve" në Egjiptin e lashtë thirrej Karnak. Egjiptasit e vjetër, besonin që perendia Amun qëndronte në statuja të cilat qëndronin të ngritura mu në qender të qarkut të tempullit Karnák. Këtu nderoheshin statujat si simbole të perendis Amun. Aty bëheshin kurban dhe nganiher nën përcjellen e prisërve shërbenin si flijat më të shenjta (Sanktuar) e, shërbenin si për rite.<> Kompleksi ndodhet në lindje të Nilit, afër vendit të njohur Luxor. Së bashku me tempullin e Luxor-it, templulli i Karnakut formojnë qarkun më të rëndësishëm të kreqytetit të vjetër Thebën (Wazet). Afër tempullit të Luxor-it, paraqitet zona monumentale e Karnakit. Ky kompleks monumental përbëhet nga tri Zona:<1> Qarku qendrorë, me rreth 30 hektar, është më i gjëri dhe i dedikohej Perenisë Amun. Në këtë qarkë ndodhet edhe tempulli i madh i Amun-it, i cili ka të ngjitura disa tempuj dhe kapjella.<2>kalaja e shenjtë e perenisë së luftës "Month", ka rreth 2,5 hektar.<3> kalaja e shenjtë e perenis "Mut" ka rreth 9 hektar.<>Qyteti tempullor Karnak sot është godinë sakrale botërore dhe më këtë gati dy herë më i madh se Vatikani. Tempulli i madh i Amun-it është edhe tempulli shtyllorë më i njohur. Pjesa më e jashtëzakont duket të jetë salla shtyllore, e gjërë 102 metra, 53 metra e thellë, e formuar nga 134 shtylla të larta.<>Përgjatë dinastisë së 19-të, në tempullin Amun ishin të zënë me punë 81.000. Kompleksi i madh me kalimin e kohës u zgjerua nga ana e shumë faronëve, mbretër.<> Amenophis-i III, ngriti 12 shtylla të anijes së qendrës të cilat bartin traun e ballit. Ramses i I-rë, i hyni dekorimit të tyre, punë të cilën e vazhduan Sethosi i I-rë dhe Ramses-i i II-të. Thutmosisi I-rë, i japi një pamje të dukshme sidomos me goditjen e "Pyloneve". Pasuesi i mbretit Haçepësut, Thutmosisi III-të, la të punohet shumë përbrenda e jashtë kompleksit. Po ashtu edhe mbreti Haçepësuet ngriti dy Obeliksa, nga të cilët sot, ende ndodhet njëri. Është i lartë 29,56 metra dhe i ronë 323 tonelata. Si duket është obeliksi i dytë për nga madhësia në Egjipt që ende qëndronë.<>Ndërtime dhe zgjerime tjera pasuan nga Enaton, Tutaçamun, Haremhab, Ramses nga II deri IX. Të gjithë këta ndërmarrës ndërtonin aty ku ju dukej më mirë, apo edhe ku zenin vend bosh. Kompleksi sakral ka edhe një liqe, demek Liqenin e shenjtë në qarkun Mut, i cili ishte i gjatë 120 metra dhe pristë kryenin ritualet natën.
  • Kaosi - Çaoshi - ( gjer. Chaos)
    1. Fjalë e greqishtes antike për të pa identifikueshme elemente, të vrazhda ndër veti, që para krijimit dhe pas çdo shkatërrimi të Universit, kishe qëndrojnë në shpirtin e Zojës së Botës. Me këtë, vetë Zoja ishte një gjendje e kuptuar si "rrjedhë e përhershme" e lumit para se lënda të shpërthente e të merrte formën për të krijuar botën e ngurtë. Çaoshi ose Kaosi, në Bibel, shpjegohet si një gjendje e Botës para krijimit, me kuptimin "shkretëtirë" dhe "bosh". (Genesis 1,2). (Shiko dhe Kijameti, Dita e Madhe e Gjykimit Botërorë, Tiamat, Tohuwabohu.)[4]
  • Kornelius Taçitus (gjer. Cornelius Tacitus)
    1. Historian dhe gojarë, romakë, lindur rreth vitit 56 e, që jetojë deri në vitin 120 pas kohës së re.[4]
  • Kiterea
    1. Kiterea (Citerea), një nga epitete e Afërditës, i krijuar nga ishulli Citerea, ku ishte një nga qendrat e kultit të hyjnehës së lindur nga shkuma e valëve.[1]
  • Kutia e Pandorës
  • Laura
    1. Laura, figurë e mitologjisë popullore shqiptare, që përfytyrohej si një grua e keqe, e cila jetonte në lumenj e pellgje. Ajo zotëronte aftësinë për t'u shndërruar në një kafshë të shëmtuar. Si e tillë aj odilte natën në breg të lumit, ose pranë një pellgu, duke bërtitur me zë të çjerrë dhe futej në ujë. Nganjëherë Laura dilte dhe në rrugë, duke bërtitur, ndërsa qentë e ndiqnin pas.[1]
  • Llamja
    1. Llamja, figurë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej me trup gruaje e me bisht gjarpri. Jetonte nëpër male e ujëra të papastërta, rrëmbente fëmijë, u thithte atyre gjakun dhe pastaj u hante mishin. Shpeshherë ajo merrte forma të ndryshme për të joshur viktimat e saj. Ka tipare të ngjajshme me Laminë dhe Empuzën e mitologjisë greke. [1]
  • Medauri
    1. Medauri, tek ilirët ishte hyjnia e luftës. Mendauri kishte një faltore edhe në Numidi, në Afrikën Veriore, që ia kishte ngritur një ushtarë ilir, i cili kryente shërbimin në Afrikë. Kjo dëshmon për faktin që ilirët vazhdonin t'u faleshin perëndive të tyre edhe jashtë Ilirisë. Në njërin prej karpidh mbishkrimeve për Mendaurin, ky i fundit ishte cilësuar si mbrojtës i qytetit ilir Risinium (Risan në Bokë të Kotorrit, Rizoni antik, kala e njohur ku është strehuar mbretëresha e Ardianëve, Teuta, pas disfatës që pësoi me romakët). Në këtë mbishkrim Mendauri paraqitej i hipur në kalë dhe me shtizë në dorë. Për natyrën e kësaj perëndie nuk dihet asgjë me saktësi. Disa mitologë e identifikojnë Mendaurin me perëndinë romake të mjekësisë Eskulapin, kurse disa të tjerë thonë se ai ishte perëndi e luftës, mbrojtësi i Risiniumit. [1]
  • Miti
    1. Miti i Sizifit është një mit nga mitologjia Greke. Sipas mitit thuhet se Sizifi ishte i dënuar nga perënditë e Olimpit, që të rrokullis një shkëmb pambarimisht drejt majës së një kodre duke mos mundur kurrë ta arrijë majën.
  • Nëna e vatrës
    1. Nëna e vatrës, hyjni e lashtë në mitologjinë shqiptare, që e ka origjinë nga epoka e matriarkatit. Në fillim përfytyrohej si një figurë pozitive, më shumë si një plakë me flokë të thinjura, në shumë raste duke tjerrë li ose lesh, ose duke krehur flokët. Nganjëherë Nëna e vatrës thirreshin edhe "të tretat e vatrës" dhe, si e tillë, identifikohet me tri motrat që përcaktojnë fatin e fëmijës, natën e tretë pas lindjes. Në përfytyrimet e më vonshme, Nëna e vatrës na el me tipare negative. Ajo paraqitej si një plakë e keqe, e cila natën, kur njerëzit e shtëpis flen, vjen dhe qëndronë pran vatrës, duke krehur flokët e saj me një krehër të hekurt dhe, po të gjejë aty ndonjë fëmijë e kap dhe i nxjerr sytë me krehërin e saj. Përfytyrimi i Nënës së vatrës si një figurë e keqe, lindi në kohën e patriarkatit, kur sundimi i gruas u zëvendësua me atë të burrit dhe, kur gruaja konsiderohej si një qenie e ultë dhe e poshtëruar.[1]
  • Omfali
    1. Omfali, gur konik i shenjtë që ndodhej në Delf. Emri Omfal do të thotë kërthizë; omfali njihej si qendra e botës. Sipas legjendës, Zeusi dërgoi dy shqiponja rreth botës, njëren në drejtim të perëndimit, tjetrën në drejtim të lindjes, të cilat u takuan në vendin ku ndodhej omfali. Ai adhurohej në Delf dhe lidhej me kultin e Apolonit.[1]
  • Partini
    1. Partini, hyjni supreme e fisit ilir të Partinëve. Identifikohej me Jupiterin romak.[1]
  • Posejdoni
    1. Posejdoni - Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjinë Romake, atij i përshtatet Zoti NEPTUNI. Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij nëndetar.<> Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë. Është konsideruar si njeri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë.<> Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean.<> Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.[2]


prometheu rob zoti
  • Qipulli
    1. Qipulli, figurë e besimeve popullore shqiptare, e ngjajshme me xhindin që përmendet në mitologjinë e opujve të vendeve të Lindjes. Në kuptimin e figurshëm, i kanë kërcyer qipujt do të thotë i kanë hipur xhindet, është inatosur..[1]
  • Rea
    1. Rea, bija e Uranit dhe e Gjeas, gruaja e Kronit dhe nëna e Zeusit, Poseidonit, Hadit, Vestës dhe Demetrës (e Kronidëve). Ajo nderohej me shumë në Kretë. Sipas legjendës në këtë ishull, në një shpellë të thellë ajo lindi birin e saj më të vogël, Zeusin. Aty Rea e fshehu të birin nga babai i egër, kurse këtij të fundit i dha të gëlltiste në vend të djalit një gur të mbështjelluë me shpërgëj. Kroni nuk e kuptoi redhinë e gruas. Në hyrjen e shpellës priftërintëe Reas, kuretët u binin mburojave me shpatë sa herë që Zeusi i vogël qante, me qëllim që Kroni të mos dëgjonte britmat e foshnjës dhe Zeusi të mos pësonte atë fat që pësuan vëllezërit dhe motrat e tij. (Sipas legjendës, Kroni ishte paralajmërar se do të shfronësohej nga një prej bijve të tij, prandaj gëlltiste çdo fëmijë që lindte e shoqja). Kulti i Reas shkrihej me kultin e hyjneshës së Azisë së Vogël, Cibelë, të cilën gjithashtu e quanin Nënë e Madhe. Kulti i Reas - Cibelë shoqërohej me origji. Që nga shekulli III para e. s. kulti u fut në Romë, ku nderohej me emrin Nëna e Madhe. Atë e paraqitnin si një grua të fuqishme. Në kokë mbabte një kurorë dushku, për të treguar se njerëzit dikur ishin ushqyer me frutat e kësaj peme. Kullat që rrethonin kokën e saj tregonin qytetet që ishin nën mbrojtjen e hyjeshës. Ajo qëndronte në një qerre të tërhequr nga luanët, nganjëherë ishte rrethuar me kafshë të egra. Hyjneshës zakonisht i kushtonin drurin e dushkut dhe të pishës. Në fenë greke kulti i Reas shkrihej me atë të Kronit dhe të Zeusit.[1]
  • Salmoneu i Elisit (gjer. Salmoneus von Elis)
    1. Mbret i shenjtë legjendarë. Versioni grekë i Shalmaneser-it ose Salomo-së. Elisi ishte një qytet antik dhe një shtetë antikë në veriperendim të Peloponnes-ë.[4]
  • Stihija
    1. Stihija, figurë e përallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si demon femër. Në Piana degli Aëbanesi në Sicili, në besimin popullor, ajo përfytyrohet si një kuçedër me krahë, që nxjerr flakë nga goja dhe që ruante thesaret e fshehura nën dhe. [1]
  • Shtojzovallet
    1. Shtojzovallet, figura të përallave popullore shqipare. Përfytyroheshin me një bukuri të madhe e me fuqi të mbinatyrshëme. Vendbanimi i tyre i preferuar ishin bjeshkë dhe pyjet e dendura ku ato kalonin kohën, duke kënduar e duke vallëzuar. [1]
  • Tadeni
    1. Tadeni, hyjn iilire që identifikohej me Apolonin. [1]
  • Ulisi
    1. Ulisi, emër me të cilin romakë e quanin Odiseun. [1]
  • Vidasusi
    1. Vidasusi, në besimin e ilirëve ishte perëndi që mbronte pyjet, burimet dhe fushat. Në monumente ai paraite i shoqëruar nga gruaja e tij, Thana. Në Topusk, në Kroaci, pranë një burimi uji mineral janë gjetur katër altarë kushtuar këtij çifti. Në të njëjten krahinë janë gjetur gjithashtu mbeturinat e një faltoreje kushtuar Silvanit si dhe shumë altarë të tjerë me emrin e kësaj hyjne romake. Duke u bazuar në këtë fakt, mtografët kanë arritur në një përfundim të drejtë se Vidasusi në besimin ilir kishte atribute të ngjajshme me ato të hyjnisë romake Silvan - mbrojtësin e urimeve, të pyjeve dhe të fushave, kurse Thanën e kanë identifikuar me hyjneshën romake Diana. Vidasusi dhe Diana adhuroheshin shumë nga pjesa më e madhe e popullsisë ilire, sidomos nga ata që merreshin me blegtori, si Dalmatët. Vidasusi ka qenë hyjni supreme e ilirëve në panteonin ilir prandaj zinte një vend shumë të rëndësishëm. Por kulti i Vidasusit, Silvanit ili gjeti adhurues edhe në shtresat e ulëta popullore të Romës dhe të Italisë. Ai u pëhap edhe në provinca të largëta të perandorisë. Kjo dëshmon për ndikimin e kultit të pasur ilir në vetë panteonin romak . [1]
  • Viviana e Shenjtë (gjer. Viviane, Heilige)
    1. Varianti i shprehur si i shenjtë i një Perendeshe të pa fe, të quajtur Vivian, emër që nënkuptonë "Jetën". Emri i saj duket të qojë deri në një fjalë të vetëme të gëdhendur në një tempull të kësaj perendeshe që gjendet në një bregore në Romë. Si duket figura e gravume në tempull është shpjeguar me qëllim si një figurë e një "virgjëreshe marzine". [16] <> Poetët e hershëm keltë të mesjetës, emrin >>Viviane<< e kanë përdorur për një Mbretëreshë të detit, e cila në përrallën e thënë të Arturit paraqitet si një Zanë, >>Nemesis<<-i i Merlinit.
  • Jin (gjer. Yin)
    1. Tregues tek kinezët për fuqin femrore të jetës, kusherire e Yoni-t. Yin-i më së shpeshti paraqitet si lëngë që rrjedhë nga >>Shpella e e Tigrit të Bardhë<< (organ seksual). Sipas mësimeve të Tao-së, fuqia e Yin-ës ishet më madhe se cilado fuqi mashkullore ; nga kjo meshkujt duhej të mësonin, që në vete të merrnin lëngun femrorë, ashtu që të arrinin diturin dhe shëndetin e mirë.[15] [4]
  • Xikum (gjer. Xikum)
    1. Lis qiellor babilonezë, i trupëruar për trup të Perendisë Ishtar. Degët e tij shtrihen nga qielli gjerë në nëntokë dhe në mesin e tyre kanë të dërguarin Tammuz-in[17] . Muslimont e quan në dreç të mallkuar lisin dhe e tregan atë në Kuran si Zakkum, Lisi i Ferrit. (Shiko dhe Feige.)[18][4]
  • Zana numani
    1. Zana - Hyjnia e blektorise tek shqiptaret dhe me vone mbrotese e kreshnikeve shqiptare
  • Zeusi
    1. Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLOMPIT.<> Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.<> Arma e tij ka qenë rrëfeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJËN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN.. <>Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj…<> Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të famshëm.<> Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA.<> Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë.<> Atë e sjelle në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes. <>Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EVROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES. <>Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin ton e emërton me këtë emër - EVROPA.<> [2]
  • Zoe (gjerm. Zoe)
    1. "Jeta" një emërtim këndues për "Evën"/"Havanë", i krahasueshëm me emërtimin e Nënës së Gjithësisë tek teutonikët Lif-ija.[19]. Zoe ishte e bija apo Emanacioni i Zojës gnoteke Sophia-së, e cila i kishte falur jetën Adamit/Ademit. Ajo u përpjekë me krijuesin e padrejtë, i cili kishte guximin që të provonte të biente përdhe dhe nga aty të ngriste në qiellin e shtatë ushtrin e zotërinjëve. Aty ajo ja bëri me dije atij për ekzistimin e qiellit të tetë si vendqëndim i Nënës së Madhe. Sipas evangjelistëve gnostik, Zoea ishte e vetmja që posedonte fuqin e till që njeriun e loçit ta mbushte me frymën e jetës. Për këtë arsye njeriu i krijuar e quante atë "Nëna e të gjithë të gjallëve"[20]. Bibla kanunore (kanonike) në vete e mbajti këtë titull, mirëpo e shukatë tregimin për dhënjen e jetës që i është bërë Adamit. [4]
  • Zorja (gjer. Zorya)
    1. "Tri perendeshat e fatit" në mitologjin sllave. "Tri motrat e vogla, tri Zorat e vogla: njëra nga Mbrëmja, njëra Mesnata dhe njëra e Agimit" - janë të lidhura me kuptimin rreth kalendarit të Hënës, në të cili si duket Dita llogaritet nga mesdita në mesditë. Po si Norne-t, edhe Zorat kishin varrur Ujkun e ditës më të re në yllin polar: "Detyra e tyre është që të përkujdesen për Qenin, i cili me një zinxhir të çeliktë është i lidhur për figuren qiellore të Ariut të vogël. Kur të shpërthet zinxhiri, atëhër ky është fundi i botës.[21] [4]

Dëftime Redakto

  1. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa FJALOR I MITOLOGJISË, Rilindja - Prishtinë 1988, hartuar nga Doc. Todi Dhama.
  2. ^ a b c d e f g h i j k l Adnan Abrashi në revistën dyjavore “KOSOVARJA” – janar 2005 sipas SYRI 3
  3. ^ Sipas:Turville-Petre, 147. Nxierr nga:Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  4. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p Sipas: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  5. ^ Sipas: Hazlitt, 80. Nxjerr nga Das Geheime Wissen der Frauen. arun. ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  6. ^ Sipas: Leland. 161. Nxjerr nga Das Geheime Wissen der Frauen. arun. ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  7. ^ Sipas: Spence, 96. Nxjerr nga Das Geheime Wissen der Frauen. arun. ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  8. ^ Sipas: Keightley, 315f. Nxjerr nga Das Geheime Wissen der Frauen. arun. ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  9. ^ Sipas: Poster and Sargent. 295. Nxjerr nga Das Geheime Wissen der Frauen. arun. ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  10. ^ Sipas: Bachofen (f.192), Johann Jakob:Das Mutterrecht, Eine Untersuchung ueber die Gynaikokreatie die alten Welt nach ihrer religioesen Natur. Frankfurt am Main: Suhrkamp 1989, Edhe në: Ders.:Gesammelte Werke, Band II/III, Brusel: Benno Schwabe and Co, 1984. Nxierr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  11. ^ Sipas: Dumézil, 10. Nxierr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  12. ^ Sipas: Hazlitt. Nxierr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  13. ^ Nxjerr nga Altaegypten.de
  14. ^ Mark Krasniqi, nxierr nga forumishqiptar
  15. ^ a b Sipas:Rawson, Philip:Erotic Art of the East. New York: G.P.Putnam's Sons 1968 ose Die erotische Kunst des Ostens. Hamburg: Hoffmann and Campe 1969. ose The Art of Tantra, Greenwich, Conn: New Yourk Graphic Society 1973 . Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  16. ^ Sipas:Attwater, Donald:The Pengain Dictionary of Saints. Baltimore:Penguin Books, Inc. 1965. Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  17. ^ Sipas:Harding, M. Esther:Woman's Mysteries, Ancient and Modern. New York: G.P. Putnam's Sons 1971. ose Fraun-Mysterien, einst und jetz. Zeurich: Rascher 1949. Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  18. ^ Sipas: The Masks of God: Primitive Mythology: New York: Wiking Press 1959. ose Mythologgien der Urveolker. Die Maske Gottes. Bd.1. Basel:Sphinx 1991. ose Th.M. of G. Oriental Mythology New York: Viking Press 1962. ose Th.M. of G. Occidental Mythology New York: Viking Press 1964 ose Th.M. of G. Creativ Mythology. New York: Viking Press 1964 ose The Flight of the Wild Gander, Chicago: Henry Regnery Co. 1969 ose Der Flug der Wildgans. Mythologische Streifzeuge. Basel: Sphinx 1990. ose Myths to Live By. New York: Vikin Press 1972. etj... Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  19. ^ Sipas:Pagels (f.30), Elaine:The Gnostic Gospels. New York: Random House 1979 apo Versuchung durch Erkenntnis Die gnustischen Evangelien. Frankfurt am Main: Suhrkamp 1987. Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  20. ^ Sipas: Robbinson (f.159), Rossel Hope: Enxyklopedia of Witchcraft and Demonology. New York: Crown Publishers 1959. Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!
  21. ^ Sipas:Larousse Encyclopedia of Mythology, London: Hamlyn Publishing Group Ltd. 1968. Nxjerr nga: Das geheime wissen der franun, ein lexikon von barbara g. walker, "arun" ISBN 978-3-86663-020-8. -> 666!!!

Literatur Redakto


E huaj

- Adler, Margot : Drawing Down the Moon, Boston: Beacon Press 1981.
- Agrippa von Nettesheim,Heinrich Cornelius : The Philosophy of Natural Magic, Secaucus, N. J.: University Books 1974; Magische Werke, (5 pjesëshe në trakë tri copshe), Berlin: Barsdorf 1921. [4]
- Albright, William Powell : Yahweh and the Gods of Canaan, New York: Doubleday ₫ Co. 1968.
- Angust, Samuel : The Mystery-Religions, New York: Dover Publications 1975; Apocrypha, Authorized Version, New York: University Books Inc. 1962.
- Apuleius : Der goldene Esel / Metamorphosen., o.O.: Heimeran 1963.[3]
- Arens, William Edward : The Man-Eating Myth., New York: Oxford University Press 1979.
- Ashe, Geoffrey : The Virgin, London: Routledge ₫ Kegan Paul 1976; Assyrian and Babylonian Literature, Selected Translations, New York: D.Appleton ₫ Co. 1901.
- Attwarte, Donald : The Penguin Dictionary of Saints, Baltimore: Penguin Books, Inc. 1965.
- Augenstein, Rudolf : Jesus Son of Man, New York: urizen Books 1977; Jesus Menschensohn, Meunchen: Bertelsmann 1972.
- Avalon, Arthur : shiko Woodroffe, Sir John.
- Bachofen, Johann Jakob : , :.
- , : , :.
- , : , :.
- , : , :.
- , : , :.
- , : , :.
- , : , :.
- , : , :.
- , : , :.
- , : , :.
- , : , :.
- , : , :.