William James
William James (11 janar 1842 – 26 gusht 1910) U lind në New York City. Ishte psikolog dhe filozof i njohur amerikan.
Emri | William James |
---|---|
Lindja | 11 janar 1842 |
Vendlindja | New York City |
Vdekja | 1910 |
Era | Shekulli XIX-XX |
Rajoni | Psikolog Amerikan |
Jeta e hershme.
RedaktoUilliam Xhejms u lind në një familje prindërit e të cilit ishin shumë të pasur dhe shumë arsimdashës. Kjo bënte që ata ta dërgonin James e ri të udhëtonte në Europë. Ai u formua në shkollat më të mira të Francës, Gjermanisë, Zvicrës dhe të SHBA.
Ai u end nga një interes në tjetrin duke studiuar pikturë, kimi, biologji dhe mjekësi. Në vitin 1869 mori gradën shkencore në mjekësi nga Universiteti i Harvardit. Përfundimisht në moshën 30 vjeçare ai pranoi ofertën për të dhënë mësim në Harvard dhe këtu nisi karrierën e tij të shkëlqyer në psikologji.
Karriera.
RedaktoNë vitin 1875 James themeloi në Harvard një laborator psikologjik për demostrime mësimore i cili ishte dhe një nga të parët në botë. Tre vite më vonë, në moshën 36 vjeçare ai u martua me një mësuese nga Bostoni dhe filloi të shkruante veprën e tij më të shquar Parime të Psikologjisë, për të cilën sipas botuesit atij iu deshën 12 vjet për ta përfunduar.
Parimet e Psikologjisë.
RedaktoParimet e psikologjisë, është një nga veprat monumentale të historisë së psikologjisë i botuar më 1890.
Lidhje të jashtme.
Redakto- Shoqëria Uilliam Xhejms Arkivuar 19 dhjetor 2011 tek Wayback Machine
- Principles of Psychology, vol 1 – Digitized copy