Xarra
Xarra është një fshat në komunën Xarrë në rrethin e Sarandës të Shqipërisë.
Xarra |
---|
Gjeografia
RedaktoNga veriu fshati Xarrë kufizohet me liqenin e Butrintit dhe me fshatin Pllakën (Memushbej), nga jugu me Mursinë, nga perëndimi me Vrinën dhe jug-perëndimi me kufirin grek, nga lindje me malin e Milesë dhe fshatin Vagalat. Xarra ka këto lagje: 1 Maji, Kodra, Koloi.[1]
Toponimet të fshatit Xarrë:[2]
- Ajdhonat/ua - vakëf, në VL.
- Aliverta - teleferik i kohës së Luftës së I-rë Botërore, në VL.
- Amudhë/a (Arë Mbudhë) – arë, në VP.
- Anamonullë/a - arë në Milé, në VL.
- Bahire - ish pyll, sot ara, në P.
- Baldonget - ara, në P.
- Baltopullë/a e Vogël - vend që mban ujë, në JL.
- Bare – arë, në P.
- Bishiko/ua - ish kënetë, sot ara, në VL.
- Bregopull/i - breg mes pyllit, në P.
- Bregu i Mamos - ish breg me pyll, sot shpyllëzuar dhe taracuar, në L.
- Bregu i Pillit Math – breg, në VL.
- Bregu i Qendros - breg i zhveshur, në VL.
- Bregu i Tallos – breg, në VL.
- Bregu i Zemanit – breg, në VP.
- Buf/i - ish pyll, sot arë, në VL.
- Bularët - bregore e çpyllëzuar, në VL.
- Burime - sot arë, në VP.
- Burim i Brezit – burim, në L.
- Burim i Memos - burim, në VP.
- Burim i Shkozës – burim, në VL.
- Çair i Agait - arë, në P.
- Çereqe – ara, të cilat dikur kanë qenë pyll, në P.
- Çipap/a - arë në fushë, në P.
- Dardha e Xarravelit – ara, dikur aty ka pasë dardha, në VP.
- Dhiministër/a - vend i çpyllëzuar, në VP.
- Foleja e Shqipes - kodër e veshur me lisa, në VL.
- Furra e Dhiministres - furrë e lashtë që i takon Butrintit, në VP.
- Gardhel/i – ara, në V.
- Gorrica e Jotit - ara, në P.
- Grop’ e Janushit - vend gropë, arë, në VP.
- Grop’ e Pilo Manos - vend gropë, në VP.
- Grovallat – ara, në VP.
- Gur i Kuq - shkëmb, kullotë, në L.
- Gur i Shkruar - gur me një mbishkrim, në VP.
- Hund’ e Arapit - shkëmb e arë afër liqenit, në P.
- Hund e Shëmitrit - hundë kodrine, në VP.
- Kalaja e Kalivoit - kala e pyll, në V. Thonë se kjo ka qenë burgu i Butrintit.
- Këmbdrrasa - kullotë, në VL.
- Klisha e Shënkollit - kishë, në qendër.
- Kodra e Kalivoit - kodër ku ndodhen mure të lashtë e pyje, në V.
- Kodra e Rriqit - kodër me pyll, në V.
- Kodrat e Lofatës – kodra, në VL.
- Kòkalet - kullotë, në VL.
- Kòkall/i - kullotë, në VL.
- Kroi i Baltopullës - krua, në JL.
- Kroi i Bufit - krua, në VL.
- Kroi i Bularit - burim, në VL.
- Kroi i Burimit - krua, në VP.
- Kroi i Fikut – krua, në JP.
- Kroi i Kllogjrit - krua, në L.
- Kroi i Llallucit - krua, në VP.
- Kroi i Veizit - krua, në L.
- Kroi i Xarrevelit - ish krua, sot burim, në VL.
- Kullë/a - gërmadhë e një kulle, në VP.
- Lëm i Fshatit – lëm, në qendër.
- Liman/i – ara, në V.
- Liqen i Admirojt – liqen, në V.
- Lirat – lëndina, në P.
- Lis i Shënkollit - lis i vjetër, në afërsi të qendrës.
- Lum i Vjetër - ara, në P.
- Mollangë/a - ish pyll sot arë, në P.
- Muhamet/i - arë ku ka qenë vrarë njëfarë Muhameti, në V.
- Nashqesko/ua - ish pyll sot agrume, në JL.
- Nisia – ara, në V.
- Palozevar/i - pyll e ara, në VL.
- Pill i Çereqit - pyll me vidha në fushë, në P.
- Pill i Fazanit - pyll e arë, në P.
- Pill i Madh - ish pyll sot ara, në P.
- Prroj i Fikut - pyll, në JP.
- Prroj i Hitheve - përrua, në L.
- Prroj i Koftaniçes - përrua, në L.
- Prroj i Xarravelit - përrua, në VP.
- Pus i Xarrës - pus i vjetër, sot krua, në V.
- Qaf’ e Shtogut - qafë kodrinore, në L.
- Qafa e Sorronesë - qafë kodrinore, në VL.
- Qallanidhe/i – ara, në P.
- Rizamé/ja – ara, në J.
- Rrëzë/a - rrëzë mali buzë liqenit, në V.
- Rrotsule/t - vend moçalishte që buron ujë nga lartë, në VL.
- Salivazhdë/a - vend i cili ka qenë pyll, sot ara, në P. Thonë se një plak me emrin Sali hapte vazhda nëpër pyll për të kaluar njerëzit se, pylli ish i dëndur e s’kalohej dot. Është për këtë arsye që vendi e mori emrin Salivazhdë.
- Sinostop/i - arë e kullotë, në L.
- Strongjillaet – ara, në P.
- Shëmitër/i - kodër me një kishë në krye, në VL.
- Shesh i Galipit — shesh e ara, në L.
- Sesh i Hizave - përrua e kullotë, në L.
- Shesh i Rrahut - vend shesh, në V.
- Shesh i Thanave -vend ku ka thana, në L.
- Shesh i Ujqëve - vend shesh, ara, në V.
- Shkëmb i Koço Janes – shkëmb, në L. Aty ka qenë vrarë Koçua.
- Shkëmbi Stathit - mone bagëtish në rrëzë të Milesë ku mbante kopenë Stathi, në VL.
- Shpella e Dhiministres – shpellë, në VP.
- Shpella e Gurit Kuq - shpellë, në L.
- Shpell’ e Kalivoit - shpellë, në V.
- Shpell’ e Rrëzës - shpellë, në V.
- Shubash/i (Subashi) - ish pyll, sot arë, në P.
- Uj’ e Qelbur' - ujë që vjen erë, në V.
- Ur’ e Dhiministres - sot urë e re, në P.
- Ur’ e Mallkës - ish urë prej druri, sot prej betoni, në VP.
- Vaja e Mullirit - va pranë liqenit, në VL.
- Varrosh i Kllogjrit - varr i vjetër, në L.
- Varroshi i Shënkollit – varre, në V.
- Vidhi i Prerë - sot ara, në VL.
- Vurgje/t – ara, në VL.
- Vurkopullë/a - ara, në VL.
- Xarropullë/a – kodër, ara, në VL.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Xarrë:[3]
Pandazinj(nga familjet me te vjetra),Zanaj(xarrjot),Bilushanj, Kamberatë (xarrjot), Koçanj (x.). Kolenj (nga Kullurica), Koraqanj (x.), Mete, Pandaj (x.), Poçanj (vllah), Purriqanj (vllah), Shipanj, Vllahulatë, Xhaferaj etj.
Ekonomia
RedaktoEkonomia në Xarrë është e bazuar më së shumti në prodhimin e manderinave dhe fasuleve.
Kultura
RedaktoHistoria
RedaktoShih edhe
RedaktoKy artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |